E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kroacia e Titos dhe Bosnja, dy modele ndryshe tė njė Federate
Kroacia e Titos dhe Bosnja, dy modele ndryshe tė njė Federate
Kroacia e Titos dhe Bosnja, dy modele ndryshe tė njė Federate
Gjendja nė Zagreb, nė kryeqytetin zemėrbardhė tė Kroacisė, duket mė e ndritshme sesa isha i informuar. Madje, teksa sillja ndėr mend ndėrprerjet e energjisė dhe errėsirėn 8-orėshe, kuptohej se kėto pėrcaktonin ritmin e punės ēdo javė. Nė dhomėn e ngrėnies plot shkėlqim tė hotelit luksoz tė qytetit, me emrin “Esplanade”, me mobilim me ngjyrė tė kafenjtė, me llambadarėt e kristaltė rrėzėllitės, me gjėrat e rėnda prej argjendi dhe pikturat moderne, ėshtė e vėshtirė tė kuptosh shenjat e krizės sė Jugosllavisė.

Gjithashtu, një gjë tjetër e vështirë për t’u imagjinuar është se në vitin 1941 Tito, pasi mbaronte një filxhan kafe, ulej pikërisht në këtë dhomë për të përgatitur më pas, që nga lart kodrave të Beogradit, luftën partizane kundër pushtuesve nazistë. Ai këtu kishte njohur shokët e tij partizanë si Walter dhe policin jugosllav që mbante pseudonimin “inxhinieri Babiç”.

Tito kishte lindur në kodrën e qytetit të Kumrovecit, 25 milje në veri të Zagrebit, më 7 maj 1892, (megjithatë, ditëlindja e tij festohej më 25 maj për shumë arsye). Gjatë 35 viteve të tij në pushtet, Tito u përmbajt të tregonte se ai nuk po e favorizonte Kroacinë krahasuar me 6 republikat e tjera jugosllave. Kjo tregoi se ishte në një detyrë me përgjegjësi për të dhe shumë kroatë e shikonin atë si një renegat dhe njeri të keq. Në vitin 1971, një grup të rinjsh komunistë në Zagreb kërkoi gërshetimin e politikave liberale ekonomike me nacionalizmin kroat, duke vepruar paksa sikur të ishte një republikë autonome. Në përfundim, Tito veproi në mënyrë të prerë ndaj tyre dhe për të ruajtur ekuilibrat ai u detyrua të shtrëngohej që t’i shtypte komunistët e rinj dhe liberalët edhe në republikat e tjera. Si rezultat, një brez në tërësi me talente të spikatura ishte eliminuar nga udhëheqja.

Tito, i pazëvendësueshëm....

Asnjë lider nuk kishte në Kroaci ose kudo gjetkë në Jugosllavi që të zëvendësonte rolin e Titos. Ndërsa portreti i tij ende mbahej i varur nëpër zyrat e zyrtarëve kroatë dhe emri i tij ishte skalitur në shenjë patriotike në formë mbishkrimesh nëpër muret në qytetin e Zagrebit, aq sa dukej se pas vdekjes së Titos ishte ngritur peshë shpirti kroat saqë 4.6 milionë kroatë, në mos më tepër, kishin qëllim në mënyrë konstante për ta pranuar atë dhe më pas për ta lartësuar. “Ne jemi në situatën më të vështirë. Por falë Zotit, falë këtij njeriu dinamik, gjërat i shikoj për më mirë”, - thotë Vlado Mihaljeviç, 55 vjeç, kryetar i SABOR, Asambleja e Republikës së Kroacisë. Në zyrën e tij përballesh me Kishën e vjetër të Shën Markut, me të kuqen e saj, ndërsa tavani lart, me ngjyrën e bardhë dhe blu, që formojnë emblemën e Zagrebit dhe të Kroacisë. Ai tregon shenjat e progresit: prodhimi industrial është rritur 2 për qind në vitin 1983, pas një uljeje të ndjeshme në vitin e kaluar. Republika kishte një prodhim të pasur dhe ishte rritur në masën 40 për qind numri i turistëve, sidomos në bregdetin dalmat. Megjithatë, gjendja e vështirë kishte sjellë një rënie prej 10 për qind të standardeve të të jetuarit për kroatët.

Zoti Mihaljeviç, një ish-punonjës për prerjen e metaleve, thotë se njerëzit në republikën e tij janë krenarë edhe sepse nën një situatë të tillë kryeministrja e vendit, Milka Planinc, një shtetase kroate, kishte qenë e suksesshme qëkur u zgjodh nga Asambleja Federale në majin e vitit 1982. “Ajo ka marrë përsipër një detyrë të vështirë”, - thotë ai. Kryeministrja në të vërtetë kishte qenë një figurë kryesore më pas e programit të ashpër të reformave në vendin e zymtë. Kroacia është më e qetë sesa 12 vjet më parë, kur një lëvizje separatiste e çoi vendin në një krizë mbarëkombëtare. Ishte zoti Mihaljeviç që tha se kjo periudhë solli '' jo pak të burgosur politikë, - përllogariten më shumë se 60”. Ai shpjegon se ata janë “separatistë” dhe disa prej tyre janë bashkuar me organizatat terroriste në ekzil”. Separatistë të huaj me qendër në Kroaci përgjatë këtyre viteve kishin vrarë dhe plagosur për llogari të jugosllavëve dhe të të tjerëve në Shtetet e Bashkuara dhe në Europën Perëndimore.

Kroacia, një histori ndryshe....

Në Jugosllavi, separatistët janë lidhur me vendosmëri. Ndoshta sepse ata janë dëshmitarë se brenda pak ditëve të pushtimit të Mbretërisë së Jugosllavisë, më 6 prill të vitit 1941, nga pushtimi hitlerian, fashistët vendas krijuan një shtet marionetë të ndarë. Ishin ndërtuar kampe të përqendruara dhe ishin vrarë me qindra e mijëra serbë, myslimanë dhe hebrej.

Ndërsa duke kundërshtuar lëvizjet separatiste, Ljubo Boban, një profesor në Universitetin e Zagrebit, për të cilin historitë e rezistencës janë reminishenca të turbullta të kohës së Titos, thotë se ndarja është pjesë e trashëgimisë së popullit të Ballkanit: ”Ju, amerikanët, dëshironi të na shikoni ne si amerikanë dhe jo si ballkanas. Jugosllavët mund të jenë praktikisht si amerikanët, por ata mund të jenë destruktivë. Nëse ne e quajmë pozitiv dekonstruksionizmin, këtë lloj rezistence, kjo është një tjetër çështje. Kjo do të thotë “që fraza “shkatërrim pozitiv” ngulitet në mendjen time si shumë e zgjuar”.

Bosnja, identitet përmes islamit....

Tani kalojmë në Bosnje, te një tjetër vend nacionalist, që vjen me një mënyrë të re dhe hutuese, me një lloj damke locale: atë të “nacionalizmit mysliman”.

Verën e kaluar, Gjykata e Sarajevës, në një proces ndaj 13 boshnjakëve, shpalli 12 prej tyre fajtorë për “aktivitet armiqësor” dhe për “përhapje të propagandës armiqësore”.
Krimet e tyre thuhet se e kishin patur zanafillën në një pyetje nëse Bosnje-Hercegovina duhet të jetë islamike dhe e deklaruar si një republikë e pastër myslimane. Kjo është praktikisht problematike në Bosnje, një lloj shteti miniaturë si Jugosllavia, e cila ka një popullsi prej 4.1 milionë banorësh dhe 2/5 e saj janë myslimanë sllavë, 2/5 serbë dhe 1/5 kroatë.

Të akuzuarit, përfshirë një avokat, një inxhinier dhe një shkrimtar, ishin përshkruar këtu më tepër si një sekt sesa një lëvizje. Sidoqoftë, Nijaz Durakoviç, që jep leksione për shkencat politike në Universitetin e Sarajevës, kishte pohuar se këtu ka një “ringjallje të myslimanizmit” të frymëzuar nga Ayatollah Khomeini i Iranit.
Një lajm që u tha në një televizion jugosllav tregon për shembull se si u shfaq së fundmi një klasë e mbushur plot me vajza të reja boshnjake, të gjitha me perçe, që po studionin Kuranin. “Njerëzit nuk e kuptojnë se ata janë shumë të ndjeshëm në nacionalizmin e tyre, sepse ky rajon ishte kthyer në një thertore gjatë luftës”, - thotë zoti Durakoviç. Një grup i quajtur “Vëllazëria myslimane” bëri një aleancë me pushtuesit nazistë dhe formoi një njësi SS myslimane, e quajtur divizioni “Handzar”(Divizioni i Kamës). Për pasojë, masakrat ishin tronditëse, madje për të gjithë Jugosllavinë: gati ¼ e shtetasve të Bosnjës ishin vrarë në luftë.

Milorad Ekmeçiç, një profesor “grindavec” i historisë në Universitetin e Sarajevës, nuk është shqetësuar nga këto lëvizjet e fundit nacionaliste: “Nacionalizimi bashkëkohor është një “fëmijë” i politikës qeverisëse. Ne besojmë se organizatat bazë ishin më tepër nacionaliste dhe do të jenë rritur shumë pas vdekjes së Titos, por ne e kishim gabim. Në të vërtetë, nacionalizmi ishte punë për intelektualët dhe politikanët. Unë i shikoj shenjat plot shpresa. Unë shikoj se një lloj uniteti është duke u shfaqur për herë të parë midis serbëve dhe kroatëve që po punojnë në Gjermani. Unë besoj se Jugosllavia do të përsërisë eksperiencën e “Shteteve të Bashkuara”, me këtë lloj përzierjeje”.

Si e adoptuan fenë myslimane....

Turqit, që pushtuan Bosnjën në vitin 1463, ishin mirëpritur si shpëtimtarë prej kërcënimeve të dyfishta të Bizantit dhe Romës. Në vitin 1878, që kur Perandoria Otomane u shpërbë, rajoni u vendos nën sundimin austriak, i cili ishte konsideruar si shtypës. Një shkrimtar boshnjak konstatoi se ky popull e gjeti vetveten mbi një “kolovarse”: “Ata nuk mund ta pranojnë Perëndimin dhe nuk mund t’i dorëzohen Lindjes”.

Ajo që është ende e lehtë për t’u parë është trashëgimnia islamike në Sarajevë, një zonë e gjelbëruar malore, ku spikasin që larg majat e bardha të minareve dhe lulet që derdhen nëpër gardhet që rrethojnë banesat. Në një shënim të një poeti mysliman sllav, i të ndjerit Mesa Selimoviç, vajtohej kultura boshnjake, e cila nga një kënetë është kthyer në një pellg liqeni të tharë”. Por tani trashëgimia islamike, arkitektura e pasur, muzika, arti dhe letërsia, shikohen nga shumë boshnjakë si një thesar kombëtar dhe një shenjë identiteti.
Për disa dekada, boshnjakët kishin krijuar një përshtypje mes jugosllavëve të tjerë si qenie primitive dhe ata u bënë objekt i shakave të panumërta. Siç e thotë dr. Bozo Badzar, shefi i arkivës së Sarajevos: “Opinioni i përgjithshëm është se ne ishim të pacivilizuar, kokëfortë dhe të prirur drejt krimit. Megjithatë, boshnjakët tregohen se dinë se si ta marrin një shaka dhe ta kthejnë atë përbrenda në një përqeshje të parrezikshme. Një këngë e re që ishte hiti i kohës, e përgatitur prej një grupi nga Sarajeva, kishte titullin: “O Boshnjakë! O Kokëtrashë! - 'Oj, Bosanci! Tvrdoglav!''

Në të vërtetë, atje shfaqej një arsyetim i ri i krenarisë boshnjake. Si një vend ku në vitin 1984 u zhvilluan Lojërat Olimpike Dimërore, Sarajeva dhe fqinjët e saj tashmë janë duke përjetuar një bum ndërtimi. Së fundmi, po i jepet përparësi futjes së kompjuterit dhe teknologjive moderne të tjera, ku shtrirja e tyre e madhe në qytete dhe fshatra duket se i jep një sens të fortë identiteti.


Publikuar: 18.03.2008 07:27:49
Lexuar: 108 herė
Fjalėt kyēe: Kroacia, Titos, Bosnja, Federate, zemerbardhe,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
28 Nėntori - Pavarėsia e Shqipėrisė 28 Nėntori - Pavarėsia e Shqipėrisė
E dashur Tanjocka E dashur Tanjocka
Letėr babait Letėr babait
Poeti qė recitonte nė sallėn e gjyqit , vargjet pėr Poeti qė recitonte nė sallėn e gjyqit , vargjet pėr "Atdheun Lakuriq"
Hebrenjtė nė Shqipėri: A u ndihmuan vėrtetė aq shumė?! Hebrenjtė nė Shqipėri: A u ndihmuan vėrtetė aq shumė?!
Si mbėrritėn armėt e Gjergj Kastriotit nė Muzeun e Vjenės Si mbėrritėn armėt e Gjergj Kastriotit nė Muzeun e Vjenės
Gazetari qė jeton nė Romė Gazetari qė jeton nė Romė
Rėnia e mbretėrisė dhe kėnga e shqyer e zogut Rėnia e mbretėrisė dhe kėnga e shqyer e zogut
Ramizi, peng i ushtarakėve tė lartė Ramizi, peng i ushtarakėve tė lartė
Tragjedia e Tivarit Tragjedia e Tivarit
Google Yahoo MSN