E hėnė, 13.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Tetova
Tetova
Tetova
Tetova ishte qendėr ekonomike, kulturore dhe administrative qė nė kohrat antike ku pėrmendet me emrin Enea.Tetova gjendet nė pjesėn veriperėndimore tė Maqedonisė. Ajo nga veriu kufizohet me Kosovėn, nė lindje me Shkupin, nė jug me Makedonski Brodin dhe nė jugperėndim dhe perėndim me Gostivarin.

Tetova me sipërfaqe prej 1080 km2 shtrihet në pjesën e poshtme të fushës së Pollogut dhe është e rrethuar me Malin Sharr dhe Malin e Thatë, me një lartësi mbidetare prej 460-500 m. Klima mesatare kontinentale me temperaturë mesatare vjetore reth 11.6O°.
Në Tetovë jetojnë afër 200.000 banorë, nga të cilët rreth 80,3% shqiptarë, 14,7% sllavo-maqedonë dhe 5% të tjerë, të vendosur në 92 vendbanime.
Tetova ishte qendër ekonomike, kulturore dhe administrative që në kohrat antike ku përmendet me emrin Enea. Në vitin 2005 nga komuna e Tetovës janë ndarë edhe nëntë komuna tjera, të cilat si qendër e zhvillimit marrin Tetovën.
Etimologji
Në gjuhën turqishte, Tetova quhet Kalkandele(n) që në shqip do të thotë Mburoja e shpuar dhe lidhet me një tregim mitologjik i krijuar gjatë rrethimit të qytetit nga Ushtria Osmane... Varianti i parë thotë se mbrojtësit e qytetit rrihnin aq fortë mbi armikun sa që me shtizat e tyre arinin ti shpërthenin mburojat e kundërshtaritdhe dhe ta asgjësonin atë.
Varianti i dytë flet për ushtarin osman, që gjatë një pushimi flinte në rrafshin poshtë qytetit i mbuluar me mburojën e tij për tu mbrojtur nga dielli. Nga kodra mbi qytet (sot Kalaja e Tetovës), u hodh me furi një thingi (lloj gjarpëri kërcyes) e etur për gjak, e tejshpoi mburojën dhe e qëlloi ushtarin e fletur në zemër.

Demografia

Artikulli kryesor: Demografia e Tetovës

Shiquar nga aspekti demografik në Tetovë jetojnë afër 200.000 banorë, nga të cilët rreth 80,3% shqiptarë, 14,7% sllavo-maqedonë dhe 5% të tjerë, të vendosur në 92 vendbanime. Ndërsa në bazë të përkatësisë fetare mbi 85% i përkasin fesë islame kurse të tjerët asaj ortodokse.
Karakteristikat demografike të Pollogut të Poshtëm, siç janë gjendja numerike e popullsisë, dendësia e popullsisë, trendi i ecurisë dhe struktura e popullsisë, e caktojnë zhvillimin e mëtejshëm të hapësirës së Pollogut të Poshtëm.

Ekonomia

Prodhimet më të njhura industriale me të cilat ekonomia e Tetovës përfaqësohet në tregun e regjionit dhe më gjërë janë: prodhimet e drurit (mobilje kualitative), metalo-plastikës, prodhime të materijaleve ndërtimore.

Turizmi

Turizmi në ekonomin e Tetovës zë një vendë të rëndësishem. Kryesishtë si vende dhe objekte turistike janë të njohura : Qendra rekreative - turistike "Kodra e Diellit" në shpatet e Sharrit që është e njohur për zhvillimin e sporteve mbi borë gjatë dimërit, sidomos të skijimit; si dhe objektet e shumta me vlerë kulturore dhe historike si Kalaja e Tetovës që ndodhet mbi qytet.

Kultura

Pozita e mirë gjeostrategjike, të ndodhurit në udhëkryq si dhe Pollogu me tokë pjellore, Tetova ua tërhiqte vëmendjen pushtuesëve të ndryshëm. Në shekullin e XV këtë qytet e pushtojnë turqit. Me ardhjen e turqëve u zhvillua kultura. Vatër e saj bëhet kompleksi i Teqes Bekteshiane-HARABATI(Teqe) 1538 – 1548 e ndërtuar nga ana e Sersem Ali Dedes.
Osmanlinjtë Tetovës i dhuruan shumë objekte publike e fetare të kulturës islame: xhami, teqe, kuzhina publike për të varfër, hamame(banjat publike), shadërvane etj.
Është për t’u përmendur biblioteka e Teqes së Arabatit shek XVIII – XIX sepse në të kultura dhe arsimi u zhvillua krahas fesë islame. Në këtë bibliotekë bëhej edhe kopjimi i veprave të intelektualëve të kohës me kaligrafi të zgjedhur të cilat më vonë zbukuroheshin me prnamente të mbështjellura me lëkurë.

Në Tetovë kemi Kalanë e Tetovës, që ndodhet në maje të Baltepes, menjëherë mbi Tetovë. U ndërtua më 1820 nga ana e Abdurahman Pashës. Ky objekt kulture paraqet një bukuri të rallë të kohës së kaluar.
Në Tetovë kemi Kalanë e Tetovës, që ndodhet në maje të Baltepes, menjëherë mbi Tetovë. U ndërtua më 1820 nga ana e Abdurahman Pashës. Ky objekt kulture paraqet një bukuri të rallë të kohës së kaluar. Përbërja e saj është komplekse (pjesa e brendëshme ka pesë saraje, kuzhina të mëdha, banja, një pus në mes dhe tri tunele për dalje) gjatë luftrave pësoi rënime të shumta.Në Tetovë është edhe biblioteka "Koço Racin", muzeu memorial, arshivi historik etj.
Tetovën sot e zbukuron objekti i ndërtuar më vitin 1975 – Pallati i Kulturës. Në këtë Pallat paralelisht zhvillohet kultura e të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në këto troje, edhe atë nëpërmjet të aktiviteteve të ndryshme kulturore siç janë: aktivitetet muzikore, të dramës, të artit figurativ, aktivitete që kanë të bëjnë me letërsinë etj.

Nga aktivitetet muzikore vlen të përmenden koret e ndryshme si p.sh. kori i përzier rinor, kori i femrave dhe kori i meshkujve si dhe shoqëritë e ndryshme kulturo-artistike. Duhet patjetër përmendur edhe sukseset me vlerë Botërore të këtyre koreve siç është kori i përzier rinor, i cili nën dirigjimin e prof. Arifhikmet Xhemaili, solli medalje të argjent nga Olimpiada Botërore në Linc të Austrisë në vitin 2000, kurse më vitin 2001 në Wermigerode të Gjermanisë të njëjtit fituan medalje të artë.

Nga shoqëritë kulturore artistike dallohen : SH.K.A."Xheladin Zeqiri" (1949;shqiptare), "Iljo-Antevski Smok"(maqedonase) dhe "Jeni Hajat"(turke).
Në shërbim të aktiviteteve të dramës funkcionojnë studioja e dramës për fëmijë, të rinjë dhe studioja për të ritur. Në kuadër të Pallatit të Kulturës gjithashtu funkcionon edhe ateleja e artit figurativ në të cilën afirmohen dhe zhvillohen amatorë respektivisht profesionist të këtij arti me që organizohen galeri të ndryshme artistike.
Nga aktivitetet letrare dallohen klubet letrare edhe atë K.L."Klubi letrar 94"(shqiptar) dhe ai maqedonas "Kiril Pejçinoviq", të cilët organizojnë promovime të ndryshme të librave, mbrëmje letrare të përcjellura me lexim në prozë dhe poezi kushtuar shrimtarëve tanë të së kaluarës dhe për raste tjera solemne, shpallin konkurse të punimeve të artistëve të rinj të letërsisë etj.

Kalaja e Tetovës

Kalaj e qytetit ndodhet në maje të Baltepes, menjëherë mbi qytet. Është ndërtuar më 1820 nga ana e Abdurahman Pashës. Për brendin e Kalasë janë interesante pesë "saraje", kuzhina e madhe, banja, pusi si dhe tri tunelet. Fatëkeqësisht gjatë përleshjeve t kryengritësve shqiptarë me ushin maqedonase në vitet 2000 një pjesë e madhe e Kalasë është dëmtuar.
Bibloteka "Koço Racin"
Bibloteka "Koço Racin" shërben si biblotekë, muze memorial dhe arkivë historike.

Pallati i Kulturës

Pallati i Kulturës është kompleksi i ndërtuar më 1975 mbi themelet e xhamisë së Çarshisë. Në këtë kompleks zhvillohen aktivitete të ndyshme kullturore të të gjitha nacionaliteteve të qytetit. Në aktivitetin e kultures muzikore janë të angazhuar Kori i përzier rinorë, Kori i femrave.

Muzika
Shoqëria Kulturo Artistike (SH.K.A.) "Xheladin Zeqiri" e themeluar më 1949 zhvillon aktivitete në gjuhën shqipe ndërsa shoqëria "Iljo-Antevski Smok" në gjuhën maqedonase dhe për gjuhën turke, shoqëria "Jeni Hajat".

Arti Figurativ

Galeria e Arteve dhe Atelia e Artit Figurativ po ashtu gjenden në Pallatin e Kulturë dhe ju shërbejnë banorëe të qytetit për ekspozitat e ndryshme. Në kuadër të Pallatit të Kulturës gjithashtu funkcionon edhe ateleja e artit figurativ në të
Letërsia

Pasurimi kulturorë ii Letërsis në Tetovë bëhet nga klubet letrare të qyetit si: K.L. "Klubi letrar 94" dhe "Ditët e Naimit" (shqiptar) dhe ai maqedonas "Kiril Pejçinoviq". Këto klube letrare organizojnë promopvime të ndryshme letrare, mbrëmje letrare dhe disa aktivitet të cilat janë të njohura në nivele ndërkombëtare.

Sporti

Futbolli
Në Tetovë veprojnë këto klube të futbollit:
• KF Shkëndija
• KF Renova
• KF Drita


Publikuar: 18.03.2008 07:31:34
Lexuar: 152 herė
Fjalėt kyēe: Tetova, qender, ekonomike, kulturore, administrative,
  


Lajmet e fundit
Qeveria britanike nė aksion pėr shpėtimin e bankave Qeveria britanike nė aksion pėr shpėtimin e bankave
Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn Lopez dhe Anthony pėrtėrijnė martesėn
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt



Lajmet te ngajshme
Shqipėria kėrkon tė njihet si palė fituese pas Luftės I Botėrore Shqipėria kėrkon tė njihet si palė fituese pas Luftės I Botėrore
Kroacia e Titos dhe Bosnja, dy modele ndryshe tė njė Federate Kroacia e Titos dhe Bosnja, dy modele ndryshe tė njė Federate
Pėrplasja e madhe mes jugosllavėve dhe Tiranės zyrtare pėr Kosovėn Pėrplasja e madhe mes jugosllavėve dhe Tiranės zyrtare pėr Kosovėn
Telefonata e fundit e Entela Hyskos dhe pengu i nėnės sė saj, Nazimesė Telefonata e fundit e Entela Hyskos dhe pengu i nėnės sė saj, Nazimesė
"Konakėt" e tre drejtuesve tė parė tė shtetit shqiptar
Shkelqimi dhe renia e Shkelqimi dhe renia e "oxhaqeve"
Mit’hat Frashėri Mit’hat Frashėri
Skenaret e vitit 1984 per hapjen e Shqiperise me Perendimin Skenaret e vitit 1984 per hapjen e Shqiperise me Perendimin
Naim Frashėri, apostulli i shqiptarizmės nė 162 vjetorin e lindjes Naim Frashėri, apostulli i shqiptarizmės nė 162 vjetorin e lindjes
Dėshmitė e rekrutėve shqiptarė: “Sigurimi e dinte kur do tė zbarkonim” Dėshmitė e rekrutėve shqiptarė: “Sigurimi e dinte kur do tė zbarkonim”
Google Yahoo MSN