E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > 7 pėrparėsitė e shqiptarėve tė Maqedonisė
7 pėrparėsitė e shqiptarėve tė Maqedonisė
7 pėrparėsitė e shqiptarėve tė Maqedonisė
Shqiptarėt e Maqedonisė kanė favore dhe pėrparsi

Shqiptarët e Maqedonisë kanë favore ose përparësi të shumta. Por , njëashtu ato kanë edhe shumë dobësi ose disfavore. Nuk e them që me 7 përfundojnë përparësitë e tyre dhe nuk imponoj mendimin tim në opinionin publik rreth asaj që unë e quaj favor. Kjo që do të shpalos është një pikëpamje e imja qoftë e drejtë ose e gabuar. Lexuesi le ta marrë si të dëshirojë ai.
Rënditja e tyre do të bëhet nga gjërat esenciale dhe madhore:

1. Feja Islame- Përparësia e shqiptarëve të Maqedonisë më e madhja dhe më e rëndësishmja është feja islame.Ky favor është gjithëpërfshirës për shqiptarët në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi e gjetiu. Historikisht është e argumentuar se feja islame ka ruajtur dhe ka kultivuar identitetin kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi e në veçanti të shqiptarëve të Maqedonisë. Njohë shumë shqiptar ortodoks të Maqedonisë që nuk dijnë as dy fjalë shqipe dhe që ishin kundër pavarsisë së Kosovës. Dua që lexuesi ta ketë parasysh se nuk po sulmoj Ortodoksizmin e as Katolicizmin e shqiptarëve, por dua të shpalos një argument historik që është në të mirën e popullit shqiptar. Atdhetar shqiptar të zelltë dhe puntor kishim dhe kemi edhe në mesin e ortodoksëve, katolikëve, këtë nuk mund ta mohoj kush, por Islami është ajo forcë e cila i ndejti ballë me shekuj atyre që dëshiruan ta asimilojnë popullin shqiptar.

2. Identiteti kombëtar- Shqiptarët janë popull i lashtë i njohur në histori. Shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë probleme me identitetin e tyre kombëtar as historikisht e as politikisht. Ato ndjehen si shqiptarë që në fakt janë të këtillë dhe këtë të drejtë nuk mund t`ia mohoj asnjë fuqi botërore ose ballkanike. Ndërsa maqedonët kanë probleme esenciale në lidhje me identitetin e tyre kombëtar. Maqedonët si shtet nuk po i njeh Greqia , maqedonishten si gjuhë nuk po e njeh Bullgaria, dhe Maqedonia është e varur direkt prej identiteti politik dhe kombëtar të shqiptarëve të Maqedonisë.

3. Pozita gjeografike- Shqiptarët e Maqedonisë jetojnë në tokën më pjellore të këtij vendi. Populli shqiptar graviton që nga Penda e Likovës e deri në liqenin e Ohrit, Strugës, Prespës. Toka pjellorë e Karadakut të Kumanovës, rajoni “oaz” i Pollogut, ana shqiptare përreth lumit Vardar, qendrat atraktive turistike, malet e pasura me drunjë të ndryshëm janë mrekulli që na i dhuroi i madhi Zot. Por, jeta dinamike dhe e stërngarkuar me strese të panevojshme i detyroi këto banor të këtyre pasurive hyjnore të marrin rrugën e mërgimit.


4. Kosova dhe Shqipëria- Shqiptarët e Maqedonisë kanë fat të madh pse në Ballkan ekzistojnë tashmë dy shtete shqiptare. Këto shtete në histori kanë qenë një siguri e madhe për popullin e këtij vend, por edhe tash dhe në të ardhmen do të jenë një favor mjaft i madh për zgjidhjen e problemeve të kësaj ane të Shqipërisë. Lidhjet kulturore, tregëtare, arsimore me popullin shqiptar të Kosovës dhe Shqipërisë na japin shpresë për një të ardhme më të ndritur të shqiptarëve të Maqedonisë.

5. Besnikëria- Në histori jemi të njohur si popull i besës dhe i fjalës. Me të gjitha tendencat teknologjike dhe të modernizmit për të humbur dhe shuar këtë zakon të mirë të popullit shqiptar, sot ende gjenë familje, shtëpi dhe shqiptar të Maqedonisë që mbahen fortë pas këtij vesi të mirë dhe të pëlqyeshëm. Shqiptarët e Maqedonisë besnikërinë e tyre e shprehën në golgotën e popullit tonë, por kjo besnikëri mund të gjendet edhe sot në mesin e atyre rretheve të varfëra të cilat ndihmohen ndërmjet veti dhe nga kjo Qeveri e Dhunshme janë të distancuar. Të shpresojmë që kjo traditë e mirë të vazhdojë deri në fund të njerëzimit.


6. Dashuria ndaj atdheut- Ta duash atdheun tënd është një e mirë e cila rradhë mund të përjetohet në mesin e njerëzve. Nuk është e njejtë të jesh shqiptar në Tiranë ose në Prishtinë dhe të jesh shqiptar në Kumanovë ose Bitolë. Dashuria e cila është pjesë e emocioneve dhe ndjenjave të miliarda njerëzve në rruzullin tokësor dallon prej urrejtjes dhe shovinizmit. Shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë dhunues , e as që kanë inicuar dhunë dhe luftë ndaj popujve tjerë , por kanë qenë të detyruar që ta mbrojnë me mish e me shpirtë atë më esencialen , sepse dashuria ndaj atdheut nuk ka çmim.

7. Trimëria- Ky ves mund të duket i çuditshëm për shumicën e lexuesve të këtij shkrimi. Jo pse nuk është i mirë , por pse e lashë në fund të shkrimit! Shqiptarët e Maqedonisë nuk i frikësohen dhunës së Qeverisë , ata nuk frikësohen as në luftë e as në politik. Trimëria është një burim i brendshëm dhe i pashterrshëm i këtij populli të kësaj ane. Por me termin trimëri nuk kuptoj budallakinë , e as mendjemadhësinë , e as dhunën , por me trimëri kuptoj qëndrimin ballë secilës padrejtësi shoqërore.


Publikuar: 19.03.2008 03:07:16
Lexuar: 80 herė
Fjalėt kyēe: perparesit, e shqiptareve, Maqedonise, favore, perparesi,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
100 Ditėt e fundit tė Xhorxh Bush: 100 Ditėt e fundit tė Xhorxh Bush: "Shumė punė pėr tė bėrė"
Kosova dhe Osetia e Jugut Kosova dhe Osetia e Jugut
Turizmi dhe masakra nė bregdet Turizmi dhe masakra nė bregdet
A po e vietnamizohet Kaukazi? A po e vietnamizohet Kaukazi?
Serbėt votuan pėr BE-nė Serbėt votuan pėr BE-nė
Kujt i dėrgohen mesazhet nga qelia? Kujt i dėrgohen mesazhet nga qelia?
Arktiku, toka e premtuar Arktiku, toka e premtuar
Kremlini fitoi luftėn, por investitorėt nxitojnė tė largohen Kremlini fitoi luftėn, por investitorėt nxitojnė tė largohen
Fuqia e sė keqes Fuqia e sė keqes
Kėshilli Britanik legjitimon monopolin nė fushėn e arsimit dhe politizimin e kėsaj sfere Kėshilli Britanik legjitimon monopolin nė fushėn e arsimit dhe politizimin e kėsaj sfere
Google Yahoo MSN