Njė gazetar i huaj mė 1912: Asnjė popull nė histori nuk i ėshtė ngjitur kalvarit tė pėruljeve lėndore, politike e morale sa raca shqiptare...
Pa mberritur mesdita e 28 nëntorit 1912 ose me saktë rreth dy javë më parë asaj kohe, shumë shqiptarë psherëtinin se halli i Shqipërisë ishte shumë i madh. Por kombi ynë mbeti dhe nuk u rrokanis si shumë kombet të tjerë që u rrokanisën në humnerë.
Ndërsa fqinji në veri synonte Shkodrën me male deri në det, serbët po hapnin një shteg të gjatë deri në Durrës, kurse grekët donin të kapnin Shkumbinin. Pashiç -kryeministri serb rreth datës 7 nëntor 12 është shprehur kështu: Shqiperia shqiptare do të ngjallte vatra turbullimesh dhe konfliktesh. Prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte të zbatohej për shqiptarët trajtimi që kishin në kohën e mesme, kur bënin pjesë tek shtetet bizantine. Diku aty nga 14 dhjetori 1912, kryegjenerali grek ka pohuar: Ne kemi ndërmend ta ndajmë Shqipërinë mes grekëve dhe serbëve, mbasi autonomia shqiptare është e parealizueshme. Kjo quhej atmosferë e vitit 12, kur Ismail Qemali nga deti, Mithati me shokë nga toka u mblodhën në Vlorë duke sjellë shpresën dhe premtimin se Shqipëria nuk kishte mbaruar. Në 1912 ndriçimi shqiptar solli shpresën shqiptare duke i thënë botës se ka një komb me histori, gjuhë dhe vullnet. Por ujqëria ballkanase e solli në udhëkryq çështjen me prerjen kirurgjikale të Kosovës.
Një gazetar i huaj shkruan periodikja Flamuri është shprehur: Asnjë popull në histori nuk i është ngjitur kalvarit të përuljeve lëndore, politike e morale sa raca shqiptare. Në qoftë se duhet të çuditemi për ndonjë gjë kjo është s e ekziston gjithnjë në Shqipëri një ndenje edhe pse e zbehtë dhe shpërndamë që priret kah pohimit, kah rilindja e kombit. Ka një shqyrtim të hollësishëm të rrjedhojave mbi të cilat ka ecur historia jonë. Sa herë përhapeshin fuqimisht e kryengritjet aq herë nxirrej në pah rreziku i pavarësisë dhe lirisë. Ka edhe një fakt tjetër që citon e periodiku Flamuri. Kryengritjet e vona të ballkanasve ndihmoheshin e zmadhoheshin edhe në kuvende ndërkombëtare shpërbleheshin, përpjekjet shqiptare fillonin me guxim e përfundonin me frikë sepse nuk kishte një fuqi e madhe si Rusia për sllavëve, bullgarët dhe grekët, që të përkraheshin të drejtat tona, aq sa përkraheshin padrejtësitë e fqinjëve.
Lidhja e Prizrenit qe një kuvendim i madh dhe një kryengritje, ndërsa më vonë koha solli kirurgjinë më të madhe të kombit tonë nga jugu dhe veriu. Në 1912 Kosova humbi atdheun, Shqipëria humbi gjysmën e vetvetes shprehet periodiku Flamuri. Gjatë luftës së parë të përbotshme nuk kanë munguar sërish kasapët që janë paraqitur më harta për të bërë një tjetër kirurgji, për tu dhënë copa fqinjëve ardhacakë dhe në hartë të mbetej një Shqipëri e vockël dhe mesme. Parimet e Wilsonit dhe përpjekjet shqiptare kanë triumfuar.
Ndërkaq në luftën e dytë të përbotshme aeroplanë të huaj deshën të ndihmonin kryengritjen jugosllave duke hedhur trakte dhe harta gjeografike ku Shkodra deri në Drin në rrethin e Karagjorgjeviçit. Mirëpo shekulli XX ishte shekulli që regjistroi humbjen e madhe shqiptare por edhe shekulli që solli dritëzën e parë me bombat e NATO në Kosovë.
Ndërkaq shekulli XXI duhet të jetë shekulli shqiptar. Defteri ku regjistrohet bashkëjetesa me fqinjtë. 500 vjet nga koha e tyre llogaritet ta ketë mbështjellë guacka e rëndë e Perandorisë Osmane. Kohërrëzimi, pra shurdhimi definitiv i saj, pritej të ndodhte riparimi. Ndërkohë vërshuan, si në skenarët e hershëm ballkanas, fqinjësia. Harta pushtuese lexohet: veri shkjau serb, jug grekëria e pabesë. Zënia e luftës së përbotshme ishte më tepër se llahtari.
Flamuj shtetesh pollën motet. Pasqyra e pushtimeve: veçse sulme e pushtime varre të hapura, morte të rënduar, arkëmorte të rëndë. Fytyra e tyre, pasqyronte: ushtri që infektonin vdekjen. Në këtë Babiloni pushtuesish, pushtimet do të klasifikoheshin, përveçse të egra, të përbindshme. Ata që janë të pushtuar e dinë se çfarë ngjyre ka në të vërtetë pushtimi. Një shkrim i hedhur në internet thoshte se Zoti është shqiptar. Dhe nuk ka më bukur dhe më mirë. Zoti tashmë është shqiptar. Naimi do ta deshifronte në këtë mënyrë syrin e Zotit, që vrojtonte ligësitë e fqinjëve, para një shekulli: "C'sheh, është Zot i vërtetë, ç'dëgjon është zëri i tia.... Pra, nëse besoni në Zot, pra nëse keni një fe, hiquni, zmbrapsuni nga ligësitë ngase një ditë do të merrni të rëndat ndëshkime. Shqiptarët e Kosovës e vijuan rezistencën pas luftës së dytë të përbotshme. Përpara këtyre katastrofave, riparimi bëhej gjithmonë e më i vështirë. E shtuan qëndresën duke shtuar edhe shumëzimin. Por momenti fundfillesh shekulli 19-20, koracoi një zgjidhje të përkohshme: shkumëzoheni, për të përballuar pushtimet e rënda, për të siguruar si hap të parë mbijetesën. Në këtë mënyrë ndryshoi grafiku i ekzistencës së shqiptarëve. Kështu nga përndritja e madhe, që ishte rilindja kombëtare, pas kataklizmës ballkanike, shqiptarët kanë ndjerë se Zoti ka ndikim një lloj dore, e përkthyer mirësie në çështjet tona kombëtare. Këto fjalë përbënin diagrama e rrahjeve të zemrës shqiptare,por në kohë të përndritjes sonë kombëtare. Kështu është vrojtuar se kombi ynë,ka edhe një grumbullim cilësish të mira.
Kështu, që nuk mundet të merret si rastësi e historisë që na flet se ne kemi qenë ndër kombet e parë që kemi prejardhje nga pellazget dhe iliret janë paraardhësit tanë te njohur me ADN. Rilindësit ngrohën venat e ngrira të kombit. Një dervish shqiptar ka thënë këtë pasazh dashurie për vendin e tij:"Neve s'na sos Perëndia,se na ka ngjizur vetë do të rrojë Shqipëria,sa të përmbyset kjo jetë".