Konservatori i Shverinit grumbullon partitura dhe dorėshkrime tė kompozitorėve tė pėrndjekur nga nazistėst. "Qendra e Artit tė Pėrjashtuar" (Zentrum für Verfremde Kunst) ėshtė arkiv kundėr harresės.Muzikė pėr vallėzim e pėrzier me njė fije melankonlie tė ėmbėl.
Është Pastoralina, një vepër e dalë nga penda e Aldo Finzit. Një kompozitor italian, me prejardhje nga një familje e vjetër hebreje me banim në Milano e që në kohën e vet konsiderohej si një ndër kompozitorët më të talentuar. Derisa nazistët filluan ta pëndjekin dhe e detyruan të kalonte në ilegalitet. Tejlodhja fizike dhe psiqike ia dobësuan aq shumë gjendjen shëndetësore, saqë në vitin 1945 ai pësoi një infarkt vdekjeprurës. Deri më sot i panjohur. Vetëm në sajë të "Qendrës për Muzikë të Përjashtuar", pranë Konservatorit të Shverinit ai ka filluar të kthehet në vetëdijen e publikut.
"Një kompozitor me emrin Aldo Finzi, të cilin nuk e njeh askush, kishte qenë jashtëzakonisht i njohur në Shverin dhe kishte patur shumë shfaqje dhe koncerte. I biri, Bruno Finzi, na vuri në dispozicion disa kopje të kompozimeve të tij" (Folker Amels)
Nuk është rasti i vetëm, rrëfen pianisti Folker Amels (Volker Ahmels), një nga nismëtarët e projektit dhe një luftëtar i angazhuar kundër harresës. Ende nuk dihet numri i kompozitorëve dhe muzikantëve që kanë vuajtur në kohën e nazizmit. Një numër i madh veprash konsiderohen të zhdukura. Në arkivin e Shverinit deri tani janë 400 vepra nga 50 kompozitorë.
Folker Amels drejton Qendrën për Muzikë të Përjashtuar së bashku me muzikologun Birger Petersen dhe kompozitorin francez Filip Olivier ( Philippe Olivier). Qëllimi është që t'i sillen sërish publikut veprat që për shkak të përndjekjes së nazistëve, janë lënë në harresë.
"Spektri muzikor është tepër i gjerë. Ai përmban xhaz, muzikë të lehtë, opereta. Ka muzikë mjaft avantgardiste, që sot konsiderohet si muzikë e re, por ka edhe shumë të tjerë që tentojnë më shumë nga romantika. Pra, nuk mund të thuhet se muzika e përjashtuar i përket një stili të caktuar. Ajo është e shumëllojshme." (Xheni Svenson)
Kërkimi partiturave ose disqeve të gramafonit është i lodhshëm, thotë Xheni Svenson (Jenny Svenson), bashkëpuntorja suedeze e projektit. Shumë kompozitorë nuk kanë lënë dorëshkrime, për të mos folur për xhirime. Kështu që kërkimi bëhet përmes të arfërmve dhe dëshimtarëve të kohës dhe çdo informatë, sado e vogël qoftë, është e mirëseardhur.
Arkivi mbledh edhe interpretë dhe artistë. Kështu për shembull, Edith Kraus, e lindur në vitin 1913, një nga dëshimtaret e pakta që jetojnë ende. Në fillim të shekullit të kaluar, ajo ishte një e ashtuquajtur fëmi-gjeni. Në moshën 11 vjeçare ajo u shfaq për herë të parë si soliste me "Karlsbader Orchester". Në vitin 1926 prindërit e dërguan për studime në Berlin, ku më vonë ajo filloi të punonte si pianiste, derisa erdhën nazistët dhe i dhanë fund karrierës së saj. Sot ajo jeton në Jeruzalem.
Mbas çdo note të arkivit të Shverinit fshihet një jetë, mbas çdo akordi një ngjarje. Dhe kur veprat e heshtura të komponistëve të harruar do ta gjejnë sërish rrugën tek artdashësit, vetëm atëherë edhe harresa do të marrë fund.