E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > The Economist: Kosova, pėrballė betejės ekonomike
The Economist: Kosova, pėrballė betejės ekonomike
The Economist: Kosova, pėrballė betejės ekonomike
Mė 17 shkurt, Kosova mė nė fund shpalli pavarėsinė, duke u bėrė kėshtu i shtati shtet i krijuar nga vetė-shkatėrrimi i Jugosllavisė. Kosova ka rreth 2 milionė banorė, 90% e tė cilėve janė shqiptarė etnikė. Kėta tė fundit thonė se e kanė pritur kėtė ditė jo qė nga 1991-shi, por qė nga 1912, kur mori shumicėn e Kosovės nga rrėnojat e Perandorisė Osmane. Nga ana tjetėr, serbėt e Kosovės, qė janė rreth 120.000 (megjithėse askush nuk e di me saktėsi sa janė), e ndoqėn shpalljen e pavarėsisė me frikė dhe inat.

Statistikat

"Kosova u bë", thotë Migjen Kelmendi, redaktor i gazetës “Java”, duke parafrazuar një shprehje të kohës së krijimit të Shqipërisë më 1912. “Tani duhet të bëjmë kosovarët”. Kelmendi do të thotë se Kosova ka nevojë të ketë identitetin e vet kombëtar dhe kulturor.
Por, sfida kryesore është ekonomia. Statistikat janë të tejmbushura me shifra të tmerrshme, të gjitha të pasakta dhe konfuze. Nëse 40 apo 50 për qind e kosovarëve do të ishin të papunë (siç thonë shifrat zyrtare) dhe nuk do të kishin asnjë burim të ardhurash tjetër, atëherë i gjithë vendi do të ishte në situatë urie. Nuk është kështu. Kosova duket si një zonë e varfër e Evropës, dhe jo si pjesë e botës së tretë apo ish-Bashkimit Sovjetik. Papunësia është e lartë — 2/3 e të rinjve janë të papunë — sepse ekonomia gri është jo pak e zhvilluar. Gjithashtu, shumë familje kanë njerëz jashtë që çojnë para në shtëpi. Breza të tërë kosovarësh kanë punuar si punëtorë të përkohshëm nëpër Evropë. Sot, pensionet e tyre po kontribuojnë në mbajtjen gjallë të Kosovës.

Problemet

Kosova ka disa probleme akute. Sipas Shpend Ahmetit, drejtor i Institutit të Kosovës për Studime të Avancuara, vendi importon rreth 1.3 miliardë euro në vit dhe eksporton shumë shumë më pak, afron 90-130 milionë euro. Çdo vit rreth 25-30.000 të rinj hyjnë në tregun e punës, shumica me pak ose aspak edukim formal. Taksat e biznesit janë shumë më të larta se në vende të tjera në rajon dhe normat e interesit janë, po ashtu, të larta. Si Ballkani në përgjithësi, Kosova ka një reputacion (tashmë pak të vjetruar) se është e sunduar nga krimi i organizuar - simptomë kjo e një shteti të dobët.

Mundësitë

Nga ana tjetër, Ahmeti thotë se Kosova është e pasur në minerale. Ka gjithashtu dhe një Kosovë të vogël sekrete - një sektor i vogël fabrikash moderne që prodhojnë mallra. Në Suharekë, ka punëtorë me rroba të bardha që punojnë tek fabrika e mishit „Flor-En”. Ngjitur është fabrika e këpucëve “Solid”, që prodhon për tregun lokal, por edhe eksporton.
Kur e pyetëm nëse pavarësia i bënte mirë biznesit, Ahmet Kuçi, drejtori tregtar i „Solid”-it tha “jo”. Ulja e taksave, shtoi ai, do ta ndihmonte. Kushtrim Xhakli, sipërmarrës interneti, tha se problemi qëndron më thellë: Problem është tradita e kompanive që nuk bëhen aq të mëdha sa të kapërcejnë kufirin familjar. “Kanë frikë nga teknologjia moderne dhe humbja e kontrollit,” tha Xhakli.

Edukimi

Nëse Enver Hoxhaj, ministri i ri dhe energjik i Arsimit në Kosovë, merr situatën në kontroll, ai është i vendosur të ndryshojë traditat e vendit. Në Ministrinë që drejton ka 200 punonjës, ndërsa sistemi arsimor përballet me 500.000 nxënës. Hoxhaj nuk e di nëse 25.000 mësuesit e vendit i kanë apo jo kualifikimet e duhura. Si përparësi ka ndërtimin e 76 shkollave të reja, regjistrimin e mësuesve dhe implementimin e një programi serioz për trajnimin e tyre.

Shteti

Më tej, Kosova ka nevojë të përmirësojë shtetin ligjor duke detyruar gjykatat të funksionojnë. Sigurimi i një burimi të vazhdueshëm të energjisë elektrike është një tjetër sfidë. Vendi ka kufizime të përditshme energjetike. Kosova ka, gjithashtu, nevojë të tërheqë investime nga jashtë.

Situata

BE po përhapet në Ballkan, sepse një Ballkan i stabilizuar është në interesin e të gjithëve. Ka shanse që , vendi më i madh dhe më i fuqishëm i ish-Jugosllavisë, të tërhiqet, të paktën përkohësisht, nga integrimi evropian. Më 11 maj serbët do të votojnë në zgjedhjet lokale dhe, duke qenë se synojnë t’i zhvillojnë edhe në zonat serbe të Kosovës, do të ketë terren plot për incidente, që mund të bëhen edhe serioze. E prapë, e ardhmja ofron më shumë shpresë për shqetësim, sesa panik. Të paktën deri tani.



Publikuar: 19.03.2008 05:57:57
Lexuar: 129 herė
Fjalėt kyēe: Economist, Kosova, Statistikat, Problemet,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
"Ēmendet" ēmimi i naftės
Rėnie rapide nė Wall Street Rėnie rapide nė Wall Street
General Motors humbi 15.5 miliardė dollarė General Motors humbi 15.5 miliardė dollarė
Shkupi nė tė ardhmen do tė ketė tramvaj Shkupi nė tė ardhmen do tė ketė tramvaj
Tokyo sėrish nė pikiate Tokyo sėrish nė pikiate
BQK stimulon kompanitė e sigurimeve tė mos i paguajnė dėmet BQK stimulon kompanitė e sigurimeve tė mos i paguajnė dėmet
Tregu i sigurimeve nė rritje Tregu i sigurimeve nė rritje
Pengohen investimet e EVN nė Seravė Pengohen investimet e EVN nė Seravė
Pensionet do tė merren nė fillim tė muajit Pensionet do tė merren nė fillim tė muajit
Forum-biznesi  italiano-maqedonas pėr riciklimin e plastikės Forum-biznesi italiano-maqedonas pėr riciklimin e plastikės
Google Yahoo MSN