Nje femer e nxehte, me nje fytyre fotozhenike dhe nje imazh ndjelles, ka lindur per te qene nje artiste e kompletuar. Shansi nuk do ti trokiste ne vendlindjen e saj, ne Kucove, por ne Amerike, ku do te emigronte bashke me familjen.
Laureta Meci sapo ka publikuar kengen e pare nen titullin "Respect", qe transmetohet ne te gjithe stacionet radiofonike te Nju Jorkut, ndersa nuk ka refuzuar as rolin si aktore ne filmin "Shadow Kill".
E te gjithe keto e kane ndihmuar qe vajza me origjine shqiptare te lere pas amerikanet per tu ngjitur suksesshem drejt botes se show bizit. Si shume personazhe te tjere me origjine shqiptare teper te njohur ne bote dhe fare pak ne Shqiperi, edhe Laureta eshte njera prej tyre.
Vajza nga Kucova pasi studioi per disa vjet ne lice, emigroi fillimisht ne Greqi e me pas u zhvendos ne Nju Jork, per te ndjekur studimet universitare. Fakulteti ka qene arsyeja kryesore qe une vendosa te jetoj ne Amerike. Pata shansin qe te regjistrohesha ne nje nga kolegjet me te famshem ne Manhatan, Stella Adler, studente te te cilit kane qene emra te medhenj te botes kinematografike.
Njeri prej ketyre koloseve eshte edhe Robert De Niro. Sa kam qene studente ne kete shkolle, isha teper e pasionuar pas aktiviteteve te lira. Nje nga keto aktivitete bashke me aktrimin ka qene edhe muzika, pasi kete e kam pasur pasion qysh kur kam qene ne Shqiperi, eshte shprehur Laureta. Studimet e larta i ka perfunduar me rezultate te shkelqyera dhe ne kohe rekord, sepse deshira per te hyre ne boten e filmit amerikan ishte nje nevoje e qenesishme per vajzen e talentuar me origjine shqiptare. Dhe shansi nuk vonoi ti trokiste ne dere.
Filmi i saj i pare ku ajo ka rolin e protagonistes kryesore, Shadow Kill, eshte nder eksperiencat me te rralla qe, si per here te pare, mund te provohen nga nje fillestare ne kinematografi, por qe perbrenda ka pasionin e pashoq per kete zhaner te artit. Sigurisht qe ndjehem e vleresuar qe mu ofrua ky rol. Eshte nje nga ata filmat tipike science fixtion, ku personazhi kryesor perpiqet te parashikoje te ardhmen dhe betejat qe mund te zhvillohen mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve per sferat e influences ne bote.
Filmi eshte pritur mire dhe ka pasur goxha vleresime. Premiera e pare e tij u shfaq ne Mango Sound Studios ne Manhatan, pa harruar qe ka marre pjese edhe ne festivalin e madh Mega Con qe zhvillohet ne Florida, duke u nominuar si filmi me i mire dhe per kete ndjehem goxha e vleresuar, vijon ajo. Deshira e 25-vjecares eshte qe te jete e gjitheperfshirese ne fushat e artit, ndaj nuk mjaftohet vetem me eksperiencen ne kinematografi.
Pasi ajo ka vetem pak kohe qe ka lancuar ne radiot me te mira te Nju Jorkut hitin ne anglisht, Respect. Duke bashkepunuar me njerez te njohur ne fushen e muzikes amerikane, ajo ka mundur qe te realizoje kengen e saj te pare teper cilesore. Kompozimi i Respect eshte bere nga Brian Rund, nje emer i njohur ky me te cilin punojne kengetaret me ne ze te huaj, mes tyre edhe Usher. Deshira e Lauretes eshte qe te publikoje nje album te tere, ku mes tyre te kete edhe ndonje kenge ne gjuhen shqipe. Ajo nuk vonon te shtoje se ka disa kengetare te preferuar. Nga te vjetrit mbaj mend Parashqevi Simakun dhe Merita Halilin, kurse nga te rejat nuk diskutohet, eshte Adelina Ismaili.
Une mendoj se Adelina Ismaili eshte nje kengetare e kompletuar me rreth 20 vjet karriere mbi supe. Duke qene se kohen me te madhe e harxhon me pasionet e saj, filmin dhe muziken, per Laureta Mecin ka shume pak kohe te lire per tu argetuar. Shpesh ajo angazhohet edhe ne disa studio fotografike me te mirat ne Amerike, sepse imazhi i saj eshte kerkuar edhe nga disa kompani produktesh kozmetike dhe videoklipe promocionale.
Gjithe keto impenjime artistike nuk i lene kohe Laureta Mecit qe tia dedikoje dashurise, sepse sipas saj, dashuria eshte ndjenje dhe perkushtim njekohesisht. Ajo pranon se ende nuk ka nje te dashur, te cilit do ti duhej ti kushtonte ate kohe te vlefshme qe shume mire mund ta shfrytezoje duke u marre me film apo muzike. 25-vjecarja nuk e mendon me kthimin ne Shqiperi, e aq me pak ne qytetin e lindjes, Kucove, sepse atje ku banon momentalisht i ka te gjitha, ndersa te tjera sfida e presin per tu kthyer, pse jo, ne nje yll te kinematografise boterore.