Ky frut i ėmbėl pėrbėn njė burim tė madh vitaminash dhe kripėrash minerale. Dardha nuk pėrmban substanca qė shkaktojnė alergji, prandaj rekomandohet si ushqim pėr foshnjat dhe pėr personat alergjikė.
E romakëve të lashtë, të cilët prodhonin prej saj një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese. Gerard, një botanolog i shekullit të 16-të shkruan: «Vera e dardhës ndihmon ata persona që nuk janë mësuar të pijnë, ngroh stomakun dhe lehtëson tretjen». Për kinezët, dardha simbolizon jetëgjatësinë, drejtësinë
dhe gjykimin e drejtë.
Sot ekzistojnë rreth 3000 lloje dardhash, të cilat janë të gjitha të ngrënshme. Në konsumimin e dardhave duhet pasur kujdes që të jenë të pjekura mirë, sepse në të kundërt, në vend që ta ndihmojnë sistemin tretës, e pengojnë funksionimin e tij normal.
Për personat që vuajnë nga probleme të sistemit urinar, rekomandohet të konsumojnë 2-3 gota lëng dardhe në ditë.
Aftësitë kuruese të dardhës
1. Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
2. Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
3. Dardha përmban një substancë të quajtur piktinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste dierreje apo kapsllëku.
4. Luan rol në uljen e kolisterinës në gjak.
5. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.
6. Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.
7. Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.