E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Gjatė vitit 2008 fillon ndėrtimi i centralit atomik "Belene"
Gjatė vitit 2008 fillon ndėrtimi i centralit atomik "Belene"
Gjatė vitit 2008 fillon ndėrtimi i centralit atomik
Gjatė vitit 2008 do tė fillojė ndėrtimi i centralit atomik bullgar rreth qytetit Belene, nė Bullgarinė Veriore. Marrėveshja bazė pėr projektimin e tij, furnizim dhe ndėrtim do tė nėnshkruhet gjatė kohės sė vizitės zyrtare tė presidentit tė Rusisė Vlladimir Putin tek ne nė fund tė javės.

Vlera e projektit i cili do të realizohet nga kompania ruse “Atomstrojeksport” bashkërisht me konsorciumin midis firmës franceze AREVA dhe asaj gjermane SIEMENS, del në afro 4 miliardë euro.

Marrëveshje parashikon ndërtimin e dy blloqeve me një kapacitet të përgjithshëm prej 2 mijë megavat. Pritet që gjatë vitit 2013 të vihet në shfrytëzim blloku i parë i centralit, kurse gjatë vitit 2014 të fillojë të punojë dhe i dyti.

Çmimi i parashikuar i energjisë elektrike të prodhuar nga centrali i ri është 3,6-3,7 euro centë për kilovat orë. Çmimi i tregut do të varet nga kërkimi dhe propozimi-sqaroi ministri i ekonomisë dhe i energjetikës Petër Dimitrov. Aktualisht çmimi i korrentit në regjion është rreth 2 herë më i lartë nga ky i tregut bullgar. Kurse gjatë viteve të afërta pritet deficiti i korrentit në Ballkan të arrijë 50%. Kështu që realizimi i produktit të centralit atomik “Belene” ka perspektiva shumë të mira-mendon ministri energjetik.

Ai nënvizoi se, deri në këtë moment Bullgaria nuk ka marr përsipër angazhime konkrete për furnizim të korrentit nga centrali i ardhshëm të vendeve fqinje, por që është në interes të vendit tonë që regjioni të zhvillohet ekonomikisht dhe të mos të vuaj nga një mungesë të korrentit. Pasi në fund të vitit 2006 Bullgaria qe e detyruar nga Bashkimi Evropian të ndalojë bllokun e 3 dhe të 4 të centralit atomik të vetëm Kozlloduj, prodhimi i energjisë elektrike në vend u ul me rreth 6% në sfondin e rritjes afro 2% të konsumit të brendshëm. U nevojit që centralet termike tek ne të shtojnë prodhimin e vet me afro 17%.

Pavarësisht nga kjo eksporti i energjisë elektrike për vendet fqinje u ul me më shumë se 40%. Ekspertët shpresojnë se centrali atomik “Belene” deri diku do të kompensojë nevojat energjetike në regjion.

Aktualisht në Bullgari po rrjedh një debat mjaft i mprehtë për faktin nëse është e domosdoshme të ndërtohet centrali atomik “Belene”, ku theksi vihet mbi burimet energjetike alternative-tha ministri Petër Dimitrov. Por specialistët mendojnë se ndërtimi i dy blloqeve të centralit atomik me një kapacitet prej 2 mijë megavat do ti japë Bullgarisë kaq energji elektrike, saqë në qoftë se mbulohet i gjithë vendi me gjeneratorë të erës. Centrali i ri u përgjigjet të gjitha normave evropiane për ruajtjen e mjedisit.

Centrali atomik “Belene” nuk gjeneron dyoksidin karbonik, nuk gjeneron oksidet e serës dhe të azotit dhe nuk shkakton shira acide. Me një lëndë relativisht të pakët si sasi, do të prodhohet një sasi e madhe të energjisë. Nga kjo pikëpamje ky është projekti më ekonomik për prodhim të energjisë në Bullgari".

Reaktorët e centralit atomik "Belene" janë të brezit të ri, me një sistem të përsosur të pa rrezikshmërisë. Teknologjia, e përpunuar nga konsurciumi evropian AREVA dhe SIEMENS është akoma e panjohur në Bashkimin Evropian. Prandaj projekti për ndërtimin e centralit morri miratimin e Komisionit Evropian mezi pasi i qe nënshtruar një studimi të gjatë dhe të hollësishëm. Konkluzioni i komisionit është se niveli i parrezikshmërisë të centralit elektrik atomik “Belene” është shumë i mirë dhe se centrali do të kontribuojë për sigurinë afatgjate të furnizimeve të energjisë elektrike, të prodhuar gjatë emisioneve të ulëta të gazrave të serës.

"Kështu që ne startojmë me miratimin e Bashkimit Evropian që ky projekt i madh evropian, në të cilin trupi i gjeneratorëve është rus, por koka ose sistemet e kontrollit dhe të drejtimit janë evropiane"-tha Petër Dimitrov. Për ndërtimin banka qendrore franceze "BNP-Pariba" ka lëshuar hua prej 250 mijë euro. Fill pas nënshkrimit të marrëveshjes bazë fillojnë dhe procedurat për hua nga banka investuese Evropiane dhe organizata evropiane për një energji atomike për 300 milionë euro. Kjo do të sigurojë pa problem punën rreth ndërtimit të centralit deri në vitin 2009, mendojnë ekspertët.


Publikuar: 20.03.2008 06:12:37
Lexuar: 70 herė
Fjalėt kyēe: Gjatė, 2008, centralit, atomik, Belene,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Njė delegacion i Maqedonisė nė forumin e biznesit nė SHBA Njė delegacion i Maqedonisė nė forumin e biznesit nė SHBA
Lehtėsim nė tregti jashtėkufitar Lehtėsim nė tregti jashtėkufitar
Shtetet aziatike ngrenė njė fond shpėtimi Shtetet aziatike ngrenė njė fond shpėtimi
Vazhdon aksioni i kompanisė EEM-EVN-sė Vazhdon aksioni i kompanisė EEM-EVN-sė
Ngadalėsimi intesifikohet nė ekonomitė e G7 Ngadalėsimi intesifikohet nė ekonomitė e G7
Borxhet e mėdha ēojnė drejt shitjes JAT-in Borxhet e mėdha ēojnė drejt shitjes JAT-in
OKB: Importet e ushqimeve, kėtė vit 1 triliardė dollarė OKB: Importet e ushqimeve, kėtė vit 1 triliardė dollarė
Rumania gjithnjė mė e volitshme pėr investime tė huaja Rumania gjithnjė mė e volitshme pėr investime tė huaja
Maqedonia nuk guxon ta nėnēmojė krizėn financiare botėrore Maqedonia nuk guxon ta nėnēmojė krizėn financiare botėrore
Stuhitė tropikale rrisin ēmimin e naftės Stuhitė tropikale rrisin ēmimin e naftės
Google Yahoo MSN