E shtunė, 6.9.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > VIP > Angeline Jolie i hap dyert intimitetit tė saj
Angeline Jolie i hap dyert intimitetit tė saj
Angeline Jolie i hap dyert intimitetit tė saj
Aktorja Angelina Jolie i ka hapur dyert intimitetit tė saj nė revistėn Vogue me njė intervistė ekskluzive ku rrėfen hap pas hapi romancėn me tė dashurin e saj aktual, "mikun" dhe babain e fėmijėve tė saj, Brad Pitt.

Intervista, që koençidon me promocionin e premierës, The Good Sheperd, botohet mbas disa muajsh kur Jolie i ishte fshehur shtypit duke ruajtur jetën e saj private. Sipas Jolie, as ajo dhe as Pitt nuk kishin kërkuar ndonjë marrëdhënie kur u njohën gjatë xhirimit të Mr. and Mrs. Smith.

Protagonistja

Aktori ishte martuar me protagonisten e Friends, Jennifer Aniston, dhe Jolie nuk dinte ne ç’situatë ndodhej martesa e tyre. Jolie siguron se atëhere ishte shumë e lumtur si nënë beqare me djalin e saj të parë të adoptuar, Maddox, një eksperiencë që, siç e thotë edhe ajo e ka ndryshuar shumë. "Por për faj të filmit na u desh të ndanim shumë gjëra së bashku dhe mes nesh filloi edhe u rrit një miqësi që as vetë ne nuk e kuptuam", tha artistja për një moment që shtypi rozë e kishte pagëzuar me emrin Brangelina për shkak se ata nuk ndaheshin në asnjë moment.

Intervista

Në intervistë, aktorja 31 vjeç, insiston se ajo nuk kish patur të bënte fare me divorcin e Pitt. Pitt dhe Aniston njoftuan ndarjen në janar 2005 dhe aktorja kërkoi divorcin në marsin e të njëjtit vit, mbas katër vjet e gjysmë martesë. Fotografitë e para private të Pitt dhe Jolie u botuan në fund të muajit prill kur çifti ishte duke shetitur në një plazh afrikan së bashku me Maddox. Mr. and Mrs. Smith pati premierën e tij botërore në qershor të këtij viti.

Adoptimi

Në korrik, Pitt shoqëroi Jolie në Etiopi për të adoptuar vajzën e saj të dytë, Zahara, dhe në shtator aktorja kishte mbetur shtatzanë. Ndërkaq aktori, i ka dhënë mbiemrin e tij dy fëmjëve të adoptuar. Por për dasmën asgjë. "Jemi ligjërisht të lidhur me fëmijët tanë . Kjo është më e rëndësishme", pohoi aktorja. Pitt, që mbush 43 vjeç në 18 dhjetor, siguroi në një intervistë me rastin e promovimit të Babel se do të martoheshin vetëm nëse në SHBA do të realizohej ajo që donte ai, duke iu referuar këtu së drejtës së martesës së çifteve të së njëjtit seks.


Publikuar: 21.03.2008 04:16:11
Lexuar: 75 herė
Fjalėt kyēe: Angeline, Jolie, hap dyert, intimitetit, Brad Pit,
  


Lajmet e fundit
Mendes kėrkon psikolog fame Mendes kėrkon psikolog fame
Capello: Presioni ėshtė gjė normale Capello: Presioni ėshtė gjė normale
Rritje e varėsisė - BE-ja duhet tė shtojė larminė e burimeve energjitike Rritje e varėsisė - BE-ja duhet tė shtojė larminė e burimeve energjitike



Lajmet te ngajshme
Genta Ismaili, nuk jam ndarė nga Miloti pėr Bleron Genta Ismaili, nuk jam ndarė nga Miloti pėr Bleron
Drew zemėrthyer Drew zemėrthyer
Lirimi i pengjeve e bėn Shakiran krenare Lirimi i pengjeve e bėn Shakiran krenare
Armend Ramadani - stilisti mė seksi Armend Ramadani - stilisti mė seksi
Jonida i kthehet biznesit Jonida i kthehet biznesit
Liv Tyler flet pėr Hobitėt Liv Tyler flet pėr Hobitėt
Rikthehet Bleona Rikthehet Bleona
Ryva Kajtazi: Aktrimi ёshtё primar Ryva Kajtazi: Aktrimi ёshtё primar
Witney Houston: Duamėni si dikur Witney Houston: Duamėni si dikur
Zac Efron kameraman Zac Efron kameraman
Google Yahoo MSN