Nuk ka tė mbaruar retorika e kolonializmit nė sh. XXI
Pritet lisi me gėrshėrė! Mendėsia komuniste e Shtetit tė fundit, por mė agresivit nė Ballkan, tė asaj qė mbeti nga shpėrbėrja e RSF tė Jugosllavisė, nuk i lejon qeverisėsit e Serbisė ti pėrshtaten faktit tė kryer, tashmė, tė pavarėsisė sė Kosovės.
Madje njerëz që duhet të kenë një nuhatje, qoftë edhe pjesore, të së vërtetës së bërë fakt, dëgjohen të flasin ende për bisedime ndërmjet palëve.
Pritet lisi me gërshërë! Mendësia komuniste e Shtetit të fundit, por më agresivit në Ballkan, të asaj që mbeti nga shpërbërja e RSF të Jugosllavisë, nuk i lejon qeverisësit e Serbisë ti përshtaten faktit të kryer, tashmë, të pavarësisë së Kosovës.
Madje njerëz që duhet të kenë një nuhatje, qoftë edhe pjesore, të së vërtetës së bërë fakt, dëgjohen të flasin ende për bisedime ndërmjet palëve! Edhe personi që cilësohet si më i moderuar në krahasim me Koshtunicën që duket si fitimtar i një lufte të humbur, presidenti Tadiç, ende flet për sovranitet të Serbisë ndaj Kosovës. Për më tepër, kryepeshkopi Artemije shfryn tërë mllef për grumbullim forcash për ndeshje të re luftarake, për të mos e lëshuar Kosovën nga sovraniteti serb! (Politikan është ky, apo njeriu i Zotit?).
Të kërkosh, tashmë, rikthimin prapa të rrotës së historisë, është si të kërkosh të pamundurën. Është e vërtetë se një proverb latin thotë se shpresa vdes e fundit; por shpresa në rastin e pavarësisë së Kosovës, që u shpall solemnisht më 17 shkurt 2007 dhe është duke u miratuar nga SHBA-të, nga pjesa dërmuese e bashkësisë së Komunitetit Europian dhe nga vende përtej Europës, kjo shpresë, pra, është përfundimisht e humbur, meqë vdiq personi që e kishte këtë shpresë.
Domethënë vdiq iluzioni se Kosova mund ti mbetej sërish Serbisë, në emër të RSFJ-së. Të kërkosh mbledhjen e KS të Kombeve të Bashkuara për bisedime të mëtejshme, apo për të hedhur poshtë shpalljen e pavarësisë së Kosovës, të kujton atë anekdotën e asaj gruas që ia kishte prurë në majë të hundës të shoqit, duke i thënë se pritet lisi me gërshërë! Dhe burri, - për ata që se dinë fundin e kësaj anekdote, - i cili spo e duronte dot më, në zemërim e sipër e hedh të shoqen nga ura poshtë, në lumin e rrëmbyer. E gruaja, duke u mbytur, ngrinte dy gishtat lart, gishtin tregues dhe gishtin e madh, dhe i hapte e i mbyllte në formë gërshëre! Edhe në vakt të xhanit, ngulmonte e ngulmonte në të sajën...
"Nga pikëpamja juridike, Kosova kurrë nuk ka qenë e përfshirë në shtetin serb". Nuk kanë të mbaruar arsyetimet për të ngjallur shpresën e njeriut të vdekur. Një diplomat me përvojë, tani, na bën një kërcënim të ri në dobi të vëllait të vogël të vetmuar. I vetmuar, sepse vëllai i vërtetë, prej një nëne e një babe, Mali i Zi, ia la pendët, aq i padurueshëm na qenkësh bërë vëllai më i madh nga përkëdheljet e dhuratat e pamerituara. Këto peshqeshe u bënë pas Luftës I Botërore me formimin e një mbretërie artificiale, që mori emrin MSKS (mbretëria e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve).
Kosova iu dha kësaj amalgame, që në të vërtetë ishte më tepër një program sesa një realitet, siç ka provuar Kastelani në vitin 2002. Vendin e Austro-Hungarisë së shpërbërë e zuri mbretëria multinacionale e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve. Në shtetin e ri u përqendrua një hegjemoni e madhështisë së serbëve, të cilët përmbushën udhëzimin e vitit 1844 të Grashaninit dhe Jugosllavia, e krijuar me një të rënë të penës diplomatike, padyshim që ishte një produkt i një lidhjeje artificiale kombesh, siç shprehet në analizën e tij gjeopolitike për Kosovën studiuesi bullgar Stefan Karastojanov (f. 133). Ky qëmtues i fakteve hitorike, në po këtë faqe, vërteton se "nga pikëpamja juridike, Kosova kurrë nuk ka qenë e përfshirë në shtetin serb".
Argumentet e këtij hulumtuesi, duke i dhënë përmbledhtazi, janë këto: Pushtimi i Kosovës në vitet 1912-13, duhej të ishte votuar nga Kuvendi i Lartë popullor. Sepse në artikullin 4 të Kushtetutës së vitit 1903, thuhet shprehimisht se çdo zgjerim territorial i shtetit serb, duhej sanksionuar nga Kuvendi. Një kuvend i tillë për këtë ratifikim nuk u mblodh kurrë. Edhe Traktati i Londrës, që ia dha këto territore Serbisë, kurrë nuk u ratifikua nga Serbia. Madje edhe në traktatin e Bukureshtit të vitit 1913, Perandoria Osmane nuk mori pjesë, gjë që e bën të pavlefshëm bashkimin e territoreve osmane me Serbinë. Këto mungesa legjislative u shoqëruan me absurditete.
Në regjistrimin e popullatës, në vitin 1921, nga 800.000 shqiptarë u dha shifra 400.000, sipas tezës së vjetër të Gopçeviçit, i cili nuk i quante shqipfolësit shqiptarë, por serbë, që flisnin gjuhën shqipe! Metodat për tia arritur këtij qëllimi njihen prej shekujsh: kolonizim dhe shpërngulje. Në studimin e vitit 1992 të Bobevit thuhet se "vetëm gjatë viteve 20 në Kosovë u vendosën 15.000 familje serbe, të cilave iu dhanë rreth 200.000 ha tokë të punueshme". Në librin e cituar të studiuesit bullgar që cituam ka mjaft fakte të dhimbshme, ndër të cilat përmendet edhe programi për ndryshimin e përbërjes etnike të popullsisë së Kosovës.
Sipas studimit të Obradoviçit të vitit 1981 ky synim arrihej me anë të konfiskimit të pronave të kaçakëve, si edhe faljen e atyre trojeve banorëve të sapoardhur serbë, sipas ligjit-Dekret për popullim të tokave të sapoçliruara, që nga shkurti i vitit 1914. Sipas këtij ligji qeveria serbe i premtonte kolonizatorëve tokë me sipërfaqe 9 ha për çdo familje. Serbët e tjerë patën mundësi ti blinin tokat e konfiskuara me çmime të favorshme. Vetë kryeministri serb bleu 3 mijë ha tokë në afërsi të Prishtinës. Në vitet 20 e 30 toka për kolonizatorët ishte falas. Ja fizionomia e përgjithshme e atyre që populluan tokat e shqiptarëve të dëbuar një shekull më parë e në vijim. Protagonmistë të katrahurës që shpërthyen përballë Ambasadës amerikane, këta huliganë të egërsuar nga shpallja e Pavarësisë, kërkuan të thyenin portën e Ambasadës e të vërshonin brenda. Ambasadës, megjithatë, mundën ti shkaktonin mjaft dëme materiale. Një gazetare shqiptare, dëshmitare atje, transmetoi nga Beogradi edhe pikëpamjet e disa kolegëve të huaj ksenofobë, solidarë me dëmtuesit. Në këtë kohë i moderuari Tadiç i kishte shkruar një letër sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Kin Munit, një letër presidenciale që përmbante edhe frazën Rojkeri të anulojë Pavarësinë!.
Përballë kësaj atmosfere turpi, në një vend që mëton të hyjë në BE para shteteve të tjera ballkanike, me përmasa shumë herë më demokratike se në këtë shtet në të cilin agresiviteti është bërë pjesë e ADN-së së tij, gazetarja jonë mund ti kishte bërë një pyetje të përfytyruar një kolegut të saj të huaj, proserb (Themi të përfytyruar, se aty, në ato rrethana, duhej të ruaje kokën nga ndonjë gur i madh që mund të të hapte kafkën e kokës!): - Zotëri, ju kuptohet se do të shkruani në favor të serbëve, që e duan Kosovën me çdo kusht. Po ju vërtet jeni i bindur se serbët e duan Kosovën si Petrarka Laurën, si Lamartini Gracielën, si Romeo Zhulietën? Apo e duan siç donin ameriakonojugorët zezakët në kohën e luftës civile të Amerikës së Jugut me atë të Veriut; si Arkani atë bukuroshen kosovare që donte ta grabiste dhe ta kishte si konkubinë, por që sia arriti sepse ajo u arratis, për të mos rënë nën kthetrat e tij; apo më shkoqur, si ujku që do delen? Kuptohet se kjo thuhet sa për të zbutur paksa atë gjendje të rënduar, si ato vodëvilet franceze pas një drame të frikshme, për të qetësur, në njëfarë mënyre, gjendjen shpirtërore të lënduar.
Lavrovi dhe çështja e Osetisë së Jugut/Ky diplomat me përvojë na habiti me kundërveprimin e tij se do të kërkonte edhe ai pavarësinë e Asetisë së Jugut. Të dhënat që ka paraqitur në studimin e tij Dr. Islam Lauka, janë shumë interesante për të nxjerrë se problemi i Kosovës dhe çështja e Osetisë Jugore nuk kanë asnjë pikë takimi dhe smund të bëhet asnjë krahasim.
Nëse duan të argumentojnë me precedentët që mund të krijohen me pavarësimin e Kosovës, ky krahasim është fare i pavend, që të mos themi se është tërësisht absurd. Hulumtuesi e ka paraqitur studimin e tij nën një titull i cili duhet të shoqërohet, mbase, me një shpjegim për lexuesin e zakonshëm kureshtar: Rasti i Kosovës, Universal apo sui generis?. Me fjalë më të thjeshta ky titull ka kuptimin se rasti i Kosovës mbart rrezikun që të përgjithësohet (që të bëhet një precedent për raste të tjera të kësaj natyre) apo është krejtësisht i veçantë, që nuk ka modele të tjerë që të bëhen shkas për tu ndjekur. Autori nuk jep vetë asnjë përgjigje dhe vetëm parashtron të dhëna të shumta, që lexuesi ta nxjerrë vetë përfundimin. Dhe studimi përmban këtë nëntitull: Rasti i Osetisë së Jugut.
Le ti shohim të dhënat: Osetia e Jugut de jure i përket Republikës së Gjeorgjisë. Por de facto është republikë e pavarur që nga viti 1992, pa njohje ndërkombëtare. Por thelbi është se ndërmjet gjeorgjianëve dhe osetinëve kërkon që të vërë dorë në këtë rajon édhe një i tretë. Dhe ky i tretë është Rusia! (Kurse rasti i Kosovës përbën një dualitet Kosovë-Serbi). Para se të hyjmë në ingranazhet sesi kjo republikë e pavarur, pa njohje ndërkombëtare, kërkohet tanimë nga Lavrovi që të njihet nga Rusia dhe kjo të quhet si njohje ndërkombëtare (!) le të vërejmë se cilat janë përmasat e kësaj krahine aziatike. Sipërfaqja: 3900 km ². Popullsia: 70.000 banorë! Osetia e Jugut është, pra, me një popullsi 30 herë më të vogël sesa populli autokton i Kosovës. Që këtu kuptohet se krahasimi është i pamundur. Ky vend i vogël, me kryeqytet Cinvalin, duket se ka interesa të tjera për Rusinë.
Veçse palët në grindje janë dy: Republika e Gjeorgjisë dhe Osetia Jugore, që ka statusin autonomí nën suazën e Gjeorgjisë. A nuk e kupton Lavrovi se ka rënë në dy kundërthënie, gjer këtu? Së pari, ai kërkon që të bëhet e pavarur Asetia Jugore, domethënë ti shkëputet Republikës së Gjeorgjisë, që e ka në gjendjen e autonomisë, nën sovranitetin e saj! (Kalimi nga autonomia në pavarësi qenka i natyrshëm, pra, për ministrin e Jashtëm rus. Përse, atëherë, për Kosovën e sfilitur gjer në heqjen édhe të asaj autonomie rrënimtare nga arbitrariteti serb, pavarësia qenka e panatyrshme, ndërsa Mali i Zi me afinitete vërtet të njëmendta - doli me pankarta për ti ndarë kufijtë me Serbinë, që nuk e duronte dot? Por zoti Lavrov bie edhe në një kundërthënie të dytë: Ky ndryshim statusi për gjendjen e Asetisë së Jugut nuk ka njohjen e asnjë shteti tjetër, përveç atij rus, që kushtëzoka këtë ndryshim; ndërsa Pavarësia e Kosovës ka miratimin e një morie shtetesh në Europë dhe jashtë saj. A nuk mendon diplomati për të cilin po flasim se qëndrimi i tij shndërrohet menjëherë në një bumerang?
Duke vijuar edhe më tej në të dhënat e Dr. Islamit shënojmë për lexuesin se statusi i Osetisë së Jugut është i qenësishëm që në vitin 1922, i caktuar nga BS. Nga ana veriore ky shtet vocrrak kufizohet me Federatën Ruse dhe lidhet me Osetinë e Veriut, subjekt i kësaj federate, nëpërmjet tunelit të Rokit.. Osetia e Jugut nuk është një entitet kompakt territorial. Eshtë një përzierje fshatrash dhe qytetesh të banuara nga osetinë dhe gjeorgjianë.
Një pjesë e territorit kontrollohet nga Cinvali, ndërkaq 4 rrethe të ish Krahinës Autonome kontrollohen nga Tbilisi. Nga pikëpamja e strukturës etnike, shumicën e popullsisë e përbëjnë osetinët. Grupi tjetër më i madh etnik është ai i gjeorgjianëve, rreth 14.000 veta. Në vitin 1989, gjeorgjianët zinin 29% të popullsisë, osetinët rreth 66% të saj. (Kosova përbëhet nga më shumë se 95% shqiptarë, në një krahinë me më shumë se trefishin e popullsisë së Malit të Zi, për kah numri i banorëve!) Gjatë konfliktit me Tbilisin, një pjesë e mirë e popullsisë gjeorgjiane u detyruar të braktisë trojet e veta në Osetinë e Jugut.
Konflikti i Osetisë së Jugut me Gjeorgjinë zë fill me fundin e viteve '80 dhe fillimin e atyre '90. Ashtu si konfliktet e tjera "të ngrira" edhe rasti i Osetisë Jugore është pasojë e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe fuqizimit të nacionalizmit, shpeshherë i dalë jashtë kontrollit, në shumë rajone të ish-perandorisë së mëparshme shumëkombëshe. Akuzat e Cinvalit, në adresë të Tbilisit për dhunimin e autonomisë dhe këtij të fundit për tendencat separatiste të osetinëve jugorë, në fund të vitit 1991 dhe gjatë pranverës së vitit 1992 u shoqëruan me përleshje të armatosura midis dy palëve, duke lënë rreth 1 mijë të vrarë dhe mbi 60 mijë u kthyen në refugjatë. (Kosova parti rreth një milion refugjatë!). Më 24.06.1992, në Soçi u nënshkrua marrëveshja që çoi në vendosjen e armëpushimit, e cila funksionoi deri në mesin e vitit 2004 kur, si pasojë e shkeljes së saj, pati dhjetëra të vrarë e të plagosur. Në gusht të po atij viti, u rivendos armëpushimi, i cili, megjithëse i brishtë, është në fuqi edhe sot.
Qeveria de facto e Osetisë së Jugut e konsideron vendin e saj si republikë të pavarur. Sipas Cinvalit, referendumi i mbajtur më 12.11.2006, e konfirmoi vullnetin e popullit, të shprehur edhe 15 vjet më parë (1992) në një tjetër referendum të ngjashëm për pavarësi. Megjithatë, asnjeri nga referendumet nuk është njohur ndërkombëtarisht; përkundrazi janë vlerësuar si të paligjshëm nga BE, OSBE, NATO, apo shtete të veçanta si SHBA etj., me përjashtim të Rusisë që i konsideron ato si shprehje të lirë të vullnetit të popullit të Osetisë së Jugut.(Kurse vullneti i popullit për çështjen e Kosovës, as që i intereson fare zotit Lavrov. Dhe as që e ka zënë ndonjëherë me gojë!).
Synimi rus është që Osetia e Jugut së pari të fitojë pavarësinë dhe pastaj, në një stad të dytë "të bashkohet me pjesën tjetër të popullit të vet, domethënë me Osetinë e Veriut dhe të futet automatikisht në Rusi". Duke filluar nga viti 2003, herë pas here, Dumës së Shtetit të Federatës Ruse i janë dërguar kërkesa zyrtare për përfshirjen e Osetisë së Jugut në përbërje të Rusisë. Një kërkesë e tillë u bë nga Parlamenti osetino-jugor 14 më 05.06.2004, për tu përsëritur në mars të vitit 2006. Pa u zgjatur më tej, mund të thuhet se ministri Lavror po hap një plagë në dëm të tij me sfidën për të kërkuar pavarësinë e Asetisë së Jugut, që nuk tremb njeri dhe që dihet mirëfilli se ky hap nuk shoqërohet, si në rastin e Kosovës, me miratimin e faktorit ndërkombëtar.
Ai del, kështu joparimor, me përdorim të dy standardve të ndryshme, me mungesën e koherencës për rëndësinë që i jep referendumit në një vend mikroskopik, në krahasim me Kosovën dhe me synimet e një të treti që sduhet të ngatërrohet me palët në grindje. Por del edhe një gjë tjetër: që duket se e kupton më mirë se miqtë e tij serbë, se çështja serbe quhet e humbur, gjersa futet në labirinte të tjera të cilat, së paku, e komprometojnë rëndë atë.