Interesimi pėr ndėrtimin e centralit bėrthamor Belene nė Bullgari, i cili do tė prodhojė energji elektrike ėshtė i lartė.Sipas ekspertėve, shumė shtete perėndimore si Italia dhe Franca, por edhe vende te Evropės Juglindore janė tė interesuara tė marrin pjesė nė ndėrtimin e kėtij centrali bėrthamor.
Ish - drejtori i MEPSO-s Atanasko Tuneski shprehet se edhe Maqedonia duhet të përfshihet në ndërtimin e këtij kapaciteti energjetik sepse energjia e prodhuar në central bërthamor është me çmim dyfish më të ulët, se sa energjia e cila shitet në tregun rajonal. Tuneski thotë se nga ndërtimi i Belenes Maqedonia do të fitojë 200 megavat energji elektrike, të cilat do t'i plotësonin nevojat e vendit për energji elektrike.
"Këto 200 megavatë do të kushtonin reth 300 milion euro, fonde të cilat lehtë do të fitohen duke pasur parasysh se çmimi i energjisë elektrike i fituar në central bërthamor është më i ulët dhe pritet të arrijë rreth 40 euro për 1 megavat orë energji elektrike", tha Atanasko Tuneski, ish - drejtor i MEPSO-s.
Sipas Tuneskit, problem kryesor për fillimin e ndërtimit të këtij kapaciteti energjetik është mosratifikimi i dokumentit për ndërtim nga Kuvendi bullgar.
"Ende në parlamentin bullgar nuk është verifikuar ndërtimi i centralit bërthamor Belene dhe ende nuk është e qartë se a do tu ofrohet shteteve tjera që të marrin pjesë në ndërtimin e centralit bërthamor, vlerëson Atanasko Tuneski.
Ndërtimi i centralit bërthamor Belene do të sigurojë 2000 megavat energji elektrike, kapacitet i cili i plotëson jo vetëm nevojat e Bullgarisë për energji, por edhe nevojat e rajonit. Interes për ndërtimin e këtij kapaciteteti energjetik përveç autoriteteve italiane dhe granceze kanë shprehur edhe autoritetet e Tiranës dhe Shkupit.