E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Buzėkuqi - kėshilla pėr pėrdorim
Buzėkuqi - kėshilla pėr pėrdorim
Buzėkuqi - kėshilla pėr pėrdorim
Si tė theksojmė buzėt me ngjyrėn qė u japim? Buzė me volum tė plotė, tė vijėzuara mirė me efekt tė njomė. Ja si tė zgjedhėsh e tė aplikosh masėn dhe ngjyrėn sipas rezultatit qė kėrkon tė marrėsh.

Buzëkuqi MAT

Kjo lloj e kuqe është një nga nuancat më trendy të stinës dhe shkon shumë në kontrast me një lëkurë të pastër dhe sy të shndritshëm.

Këshilla

Nga buzëkuqi ngjyrë mat, merr ngjyrë me furçën e sheshtë të buzëve dhe vendose fillimisht në buzën e sipërme, pastaj në atë të poshtme, duke u përqendruar më pas në qendër për të dhënë një efekt “zemër”. Përsëriteni dy herë për të intensifikuar ngjyrën.


Ngjyra e pjeshkës

Një truk i butë, por i realizuar mirë: buzët e lyera, në nuancë rozë në pjeshkë natyrale, të japin në efektin final një pamje klasike.

Këshilla

Apliko një buzëkuq ‘stick’ dhe për ta zmadhuar dritën e ngjyrës mbivendos një shkëlqyes transparent me anë të një peneli, sidomos në qendër të gojës.

E kuqja e thellë me shkëlqim

Një buzëkuq i errët por shumë i shndritshëm, me konturet e vijëzuar mirë është i këshillueshëm dhe për ato që kanë buzë të holla.

Këshilla

Për të përfituar efektin volum, zgjidh një laps më të errët për ta përhapur vetëm anash buzëve. Nëse bëhet fjalë për një trukim darke, mbi ngjyrën e ndezur kaloni një shkëlqyes të tejdukshëm, gjithmonë në qendër të gojës.

Rozë e lehtë

Ideale për ditën, u shkon biondeve dhe atyre që kanë lëkurën e fytyrës të pastër.

Këshilla

Për të pasur buzë të lyera me një të kuqe natyrale, butësi dhe volum të plotë, zgjidh një xhel dhe aplikoje me gishtërinj, në fillim sipër dhe pastaj poshtë, nga qendra.



Publikuar: 23.03.2008 08:47:32
Lexuar: 263 herė
Fjalėt kyēe: Buzėkuqi, kėshilla, pėrdorimi, ngjyra,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Ēdo lėkurė, pastrimin e vet Ēdo lėkurė, pastrimin e vet
Tė dashuruarat vishen mė bukur Tė dashuruarat vishen mė bukur
Bukuria vjen nga lulet Bukuria vjen nga lulet
10 urdhėresat e zyrės 10 urdhėresat e zyrės
Njė xhaketė e prerė pėr ty Njė xhaketė e prerė pėr ty
Tendencat e fundit tė modės pėr sezonin e verės Tendencat e fundit tė modės pėr sezonin e verės
Diēka mbi modėn Diēka mbi modėn
Hesht gojė! Flasin sytė... Hesht gojė! Flasin sytė...
Si ka dalė moda Buzkuqit Si ka dalė moda Buzkuqit
La vie on rose La vie on rose
Google Yahoo MSN