Veshje, aksesorė dhe detaje tė zjarrta. Nė stinėn e re vjeshtė dimėr duhet tė bini nė sy. Pėr tia arritur synoni vetėm njė ngjyrė: tė kuqen edhe e ditėve tė ftohta.
Mos ngurroni ti jepni ngjyrë vjeshtës dhe dimrit. Gardëroba e re duhet të jetë e tejmbushur me ngjyra, por ajo që duhet të bjerë më shumë në sy është e kuqja. Jo vetëm stilisti Valentini ka zbritur në pasarelat botërore me të kuqen e tij të famshme. Edhe emra të tjerë si Versace apo Blugirl kanë stiluar mbi copat e zjarrta.
E kuqja që më shkon më shumë
Për të gjitha ato që kanë karakter të vendosur, këshilla është vetëm një: e kuqe brilante, e dukshme, e ndezur. Kush pëlqen tonet më neutrale mund të synojë të kuqen e fikur. Ndërsa ato që duan ti japin look-ut një prekje ngjyrash, mund të zgjedhë aksesorët e kuq nga koka tek këmbët: këpucë, doreza, çantë apo edhe flokë në nuancë të kuqe që tërheqin me një shikim.