Kėngėtarja nga Prishtina, Arta Bajrami, e cila ėshtė edhe njėra ndėr kėngėtarėt me ekstravagante, ka sjellė njė klip tjetėr, qė i takon njė kėnge tė saj e cila tashmė ėshtė bėrė hit nė Kosovė.
Arta, kohë më parë nga adhuruesit e saj identifi kohej si këngëtarja e zhanrit R&B, mirëpo kohët e fundit ajo në treg ka sjellë një zhanër krejtësisht ndryshe, zhanrin oriental. Ndërkaq, albumi i ri i saj, i cili shumë shpejt do të lansohet nëpër tregjet tona pritet të jetë i një stili të përzier të muzikës, si R & B, house, tekno oriental, e po ashtu do të jenë edhe dy këngë balada. Ky album përmban dymbëdhjetë këngë të reja
.
Ju keni punuar bashkërisht me të vëllain Don Arbas, si çdo herë tjetër. A mendoni se në të ardhmen do tia dilni mbanë edhe pa bashkëpunim me vëllain?
Arta: Pa Arbasin nuk mundem sepse atë e kam krah të djathtë dhe çka është më kryesorja është producent muzikor...
Së fundi muzika juaj i takon edhe zhanrit oriental, pse keni zgjedhur pikërisht një zhanër të tillë?
Arta: Unë edhe përpara kam kombinuar elemente orientale në këngët e mia mirëpo në albumin e fundit kam futur një dozë më të madhe të këtij zhanri.
Vetë, pse ky zhanër është në trend, apo
?
Arta: Po është në trend dhe mua më pëlqen shumë Sytë nuk gënjejnë
Mirëpo, ju jeni bërë e njohur me zhanrin R&B dhe shumë nga adhuruesit tuaj mendojnë që Arta e ka gjetur veten në këtë zhanër?
Arta: Unë karrierën time e kam startuar si tinejxhere dhe normal që muzika R&B më është përshtatur më shumë, kështu që kohë pas kohe kam dashur vetë të bëj ndryshime në muzikë, të këndoj edhe zhanre tjera, në mënyrë që mos të jem e përcaktuar vetëm në zhanrin R&B.
A mendoni se jeni tejet ekstravagante?
Arta: Mendoj se deri në njëfarë mase jam ekstravagante dhe kjo më bën të ndjehem
Meqë keni gjokse të mëdhenj, a është kjo njëra ndër arsyet që ju në skenë preferoni të jeni sa më ekstravagante, meqë edhe shumë nga fansat e juaja ju identifi kojnë të tillë?
Arta: Ok! Le të më identifi kojnë ashtu. Sytë nuk gënjejnë.
Ka kohë që ju jeni në lidhje me një person, mund të na zbuloni më shumë rreth tij?
Arta: Janë gjëra shumë personale dhe mendoj se jeta ime private është vetëm e imja.
Mirëpo, për ju është thënë se jeni ndarë nga ky person, ndërkaq, së fundi është thënë se sërish i jeni kthyer kësaj dashurie?
Arta: Jo! Kjo nuk është e vërtetë. Edhe kjo prapë punë personale imja. Dhurata për publikun
Me kë jeton Arta dhe çfarë angazhimesh tjera keni përveç punës?
Arta: Jetoj me prindërit dhe me vëllain Arbasin. Jam e angazhuar vetëm në muzikë sa që nuk kam kohë as për veten time ndonjëherë...
Fansat tu këto ditë kanë pasur rastin ta shijojnë edhe klipin tuaj, të cilin e keni lansuar javën e kaluar nëpër televizionet tona. Ku dhe si është realizuar ky klip
Arta: Po, klipi i këngës Asnjë Milimetër në duet me reperin Loco. Dhe, ky klip është lansuar dy ditë para pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq, është realizuar në Shkup nga regjisori Fadil Veseli. Unë, personalisht kam vendosur ta bëjë klipin edhe pse nuk ka qenënë plan, mirëpo meqë kjo këngë është bërë hit, atëherë kjo është arsyeja që më ka shtyrë ta kompletoj edhe me videoklip, si një dhuratë për publikun tim.
Cilat janë të rejat tjera dhe çfarë planesh keni për të ardhmen?
Arta: Jam duke punuar në disa singla të ri dhe pres ta realizoj ndonjë videokliptjetër. Po ashtu, jam e angazhuar në koncerte të ndryshme.. Punë edhe vetëm punë.. Ndërkaq, shfrytëzoj rastin tu them popullit të Kosovës: Urime Shtetin e Kosovës dhe ta gëzojmë të ardhmen. Uroj që drejtësia të dominojë dhe jam shumë optimiste se më në fund do të rregullohen shumë gjëra, shumë parregullsi, posaçërisht në aspektin e artit, ku këngëtarët më në fund ti kenë të drejtat e tyre.