Femrat shkojnė e vijnė nė jetėn e miliarderėve, por vajzat e tyre mbeten pėrgjithmonė aty. Kėto princesha tė kohėve moderne janė kthyer nė personazhe tė famshme me shfaqjet e tyre nė paradat e modės, klubet e natės apo qoftė dhe nė rrugė. Paparacėt i ndjekin gjithandej njėsoj si tė
ishin yje kinematografike.
Po kush janë më të famshmet e këtij grupi që pasi kanë trashëguar paratë e prindërve të tyre, kanë arritur të krijojnë fitimet e tyre thjesht për shkak se janë të pasura e të famshme. Revista "Forbes" ka klasifikuar trashëgimtaret më të famshme dhe më të kërkuara nga mediat televizive dhe elektronike të momentit. Për të zgjedhur dhjetë nga shumë të tilla, revista amerikane ka marrë në konsideratë sasinë e pasurisë të familjes dhe shkallën e famës së tyre personale. Duke qenë një listë më shumë e bazuar në famë se sa në para, "Forbes" ka matur me saktësi klikimet e çdo emri në internet dhe numrin e shfaqjeve të tyre në revista e gazeta si dhe në televizione. Mbase kjo është dhe arsyeja pse gjashtë prej tyre janë nën moshën 30 vjeç, singëll e mbi të gjitha, të gjitha janë tërheqëse.
Vendin e parë të listës e ka rrëmbyer Paris Hilton, stërmbesa e themeluesit të hoteleve "Hilton". E preferuara e tabloidëve është shfaqur më shumë se një herë në ditë në faqet e ndryshme të internetit dhe revista e gazeta të ndryshme. Ekspozimi i tepruar i saj shkaktoi që "Associated Press" të institucionalizonte një urdhër njëjavor që ndalonte çdo ngjarje që kishte lidhje me Paris Hilton. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Paris u dënua me burg pasi u kap duke ngarë makinën me patentë false. Por kjo vetëm sa ndikoi në klasifikimin e saj më krye të listave të protagonizmit. Në listë qëndron dhe Ivanka Trump, e konsideruar si bukuroshja inteligjente që punon në kompaninë e të atit. Tamara Ecclestone dhe Holly Branson janë dy prej trashëgimtareve më të njohura britanike, të famshme jo vetëm për pasurinë por edhe për paraqitjen e tyre mjaft tërheqëse. Lista vazhdon me trashëgimtare të tjera, të njohura për paratë dhe famën e tyre.

Paris Hilton
Paris Hilton (26 vjeç)
Një prej trashëgimtareve më të njohura në botë, jo vetëm për pasurinë e saj, por edhe për protagonizmin në media dhe jetën prej ylli Hollivudi. Stërmbesa e themeluesit të hoteleve Hilton, Paris është gjithnjë e pranishme në kronikat rozë për skandalet e herëpashershme dhe dëshirën për të frekuentuar mbrëmjet e mëdha në Hollivud.

Ivanka Trump - Photo by Pamela Suchy
Ivanka Trump (25 vjeç)
Vajza e miliarderit Donald Trump është konsideruar si përzierja perfekt e paraqitjes dhe esencës. Ish-modelja është diplomuar me pikët maksimale në Universitetin e Pensilvanisë dhe tashmë punon në organizatën Trump si anëtare e bordit të zhvillimit. Aktualisht ajo po ndihmon për eksportimi ne markës Trump në Dubai dhe në Panama.
Nicky Hilton (23 vjeç)
Nicky Hilton është më së shumti e njohur për shkak se është motra e Paris Hilton, pasi ajo vetë është më e përmbajtur dhe përpiqet tu qëndrojë larg aparateve fotografikë të paparacëve që e ndjekin hap pas hapi. Ajo është më e dhënë pas biznesit dhe sapo ka krijuar linjën e saj të hoteleve me emrin Nicky O me hotelin e parë në Florida.
Julia Louis-Dreyfus(46 vjeç)
Babai i saj francez, Gerard ka një pasuri prej 3.4 miliardë dollarësh që vijnë nga industri të ndryshme si nafta, gazi dhe lëngu i portokallit, por Julia nuk ka nevojë për paratë e babait të saj të pasur. Ajo është një prej trashëgimtareve më të njohura në botë dhe ka bërë paratë e saj, duke interpretuar në rolin e Elaine Benes në seritë Seinfeld.
Dylan Lauren (32 vjeç)
Vajza e ikonës së modës amerikane, Ralph Lauren ka vendosur të mos shpenzojë paratë e babait, por të krijojë diçka me to. Kështu, Dylan ka krijuar një linjë dyqanesh ëmbëlsirash Dylans Candy Bar në gjithë vendin. Dyqanet përmbajnë dhoma ku mund të organizohen festa, llixha ëmbëlsirash dhe bluza dhe jastëkë prej ëmbëlsirash.
Aerin Lauder (37 vjeç)
Ikona e modës, e cila është një figurë e përhershme në sfilatat e modës në Nju Jork, krahasohet shpesh herë me gjyshen e saj legjendare, Estee Lauder. Ajo është anëtare e bordit të kompanisë kozmetike dhe merret me gjithë aspektet vizuale të saj. Babai i saj miliarder është president i laboratorëve të produkteve kozmetike Clinique.
Amanda Hearst(23 vjeç)
Stërmbesa e botuesit legjendar William Randolph Hearst është një prej vajzave të shtresës së lartë të Nju Jorkut. Në një intervistë të dhënë në revistën Harpers Bazaar ajo ka deklaruar se shuma e parave që i duhen për kujdesin vetjak në vit kap shifrën 136,360 dollarë. Ajo është dhe anëtare e organizatës ambientaliste Riverkeeper.
Delphine Arnault Gancia(32 vjeç)
Vajza elegante e francezit të pasur të artikujve të luksit, Bernard Arnault, është diplomuar për Ekonomi në Londër dhe ka punuar në firmën e menaxhimit McKinsey përpara se ti bashkohej kompanisë të të atit Louis Vuitton, duke u bërë femra e parë e bordit në moshën 28 vjeç. Ajo ka bashkëpunuar me John Galliano dhe ka punuar tek Christian Dior.
Tamara Eçlestone (23 vjeç)
Vajza e miliarderit të Formula1, Bernie Eçlestone dhe modeles kroate Slavica, Tamara Eçlestone është versioni anglez i Paris Hilton. Ajo ka mundur të bëhet e famshme si prezantuese e garës televizive Red Bull Air. Ajo gjithashtu ka formuar dhe kompaninë e saj të produksionit me motrën e saj Petra.
Holly Branson (25 vjeç)
Biondja që ka për baba manjatin e Virgin, Richard Branson punon si doktoreshë në Londër, pasi është diplomuar për pediatri. Ajo është mike e vjetër e princit Ulliam të Anglisë, me të cilin ka kaluar dhe pushimet vitin e kaluar. Sipas sondazheve të ndryshme në media, ajo është zgjedhur me 43 për qind vota si bashkëshortja më e përshtatshme për princin e Anglisë.