E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Valde Derralla: “Policia e zhvleresoi figuren e gjyshit tim themelues”
Valde Derralla: “Policia e zhvleresoi figuren e gjyshit tim themelues”
Valde Derralla: “Policia e zhvleresoi figuren e gjyshit tim themelues”
Flet Mbesa: Policia e Shtetit mohon Mehmet Pashe Derrallen si ideatorin e krijimit te saj Figura e gjeneralit te shquar Mehmet Pashe Derralla eshte mbuluar nga pluhuri i harreses nga shteti shqiptar, por edhe nga policia e tij. Megjithese ai ka qene ideatori i krijimit te policise se shtetit qe ne vitet 1912-1913, kalimi i viteve ka bere qe keto struktura te mohojne edhe kontributin e tij ne formimin e policise.

Madje, jo vetem kaq, por edhe ne 95-vjetorin e krijimit te Policise se Shtetit, familjes Derralla nuk i eshte derguar as ftese per te marre pjese ne kete ceremoni. Vleresimi i pare zyrtar nga Republika e Shqiperise per figuren e tij eshte bere me 30 nentor te vitit 1992, 74 vjet pas vdekjes se tij. Madje, ky ishte dhe viti vendimtar qe vulosi harresen e emrit te tij ne vitet e mevonshme. Ne nje interviste ekskluzive per gazeten “Albania”, mbesa e tij, Valde Derralla, ka shpjeguar gjithçka ka ndodhur me emrin e tij pas vitit 1992. Tetovarja 53-vjeçare tregon te gjitha veshtiresite qe ka kaluar per te vendosur ne vendin qe meriton gjyshin e saj si dhe indiferencen qe kane treguar strukturat e shtetit per kete çeshtje.

Cili ka qene vleresimi i pare qe i ka bere shteti gjyshit tuaj?

Kam ardhur posaçerisht nga Vjena me rastin e 96-vjetorit te policise dhe keshtu kam bere çdo vit. Me 30 nentor te vitit 1992, per here te pare gjyshi im, Mehmet Pashe Derralla (Tetova), mori nje vleresim dinjitoz nga Ministria e Mbrojtjes, e cila e cilesoi ate si komandant i njohur i forcave kryengritese ne vitet 1912-1913 dhe si minister i Luftes ne qeverine e perkohshme te Vlores, ku ka dhene nje kontribut te shquar ne krijimin dhe organizimin e Ushtrise Kombetare Shqiptare. Vleresimi u shoqerua me nje takim solemn ne Shtepine e Oficereve ku moren pjese e gjithe qeveria, trupi diplomatik, ushtaraket deri te gjeneralet. Ne kete takim solemn (kohe ne te cilen jetonte edhe i biri i tij, Hysen Derralla) mua m’u dha mundesia te merrja dekoraten, pasi im ate ishte gjysme i paralizuar.

Çfare ndodhi me vone?

Pas kesaj u ktheva ne Vjene me nje krenari absolute megjithese e lashe babain tim te semure, i cili pas 40 ditesh vdiq, me 17 janar 1993. Nuk munda t’i shkoja ne varrim dhe ngushellimi im i vetem ishte qe te pakten ai arriti ta merrte kete kenaqesi me vete. Pas ketij vleresimi mendova se gjerat do te shkonin ne vendin e tyre tashme. Ne vitin 1996 u ktheva nga Vjena dhe bera nje takim me ministrin e Mbrojtjes ne ate kohe Zhulali per te marre nje aprovim qe gjyshit tim t’i bejne nje permendore diku, qofte edhe ne oborrin e Ministrise se Mbrojtjes. Duke qene se ne takim u ndjeva shume mire nga respekti dhe vleresimi i thelle qe ai kishte per gjyshin tim, i kerkova pothuajse me gjysme zeri qe edhe une doja te jepja kontributin tim ne kete Ministri.
Meqe ne nuk ishim mesuar te na i plotesonin kerkesat, kur u pershendetem i thashe: “Na kujtoni me ndonje rast”. Ai me tha: “Ti do te vish ketu pra”. “Vertet”? - i thashe. “Po”, - tha ai.

A u angazhuat ne Ministrine e Mbrojtjes?

Pas pak diteve u riktheva me fjalen e tij, per te gjetur dhe une nje vend, si dhe per te dhene kontributin tim te lindur bashke me mua si trashegimi e familjes. E fillova punen duke me derguar ne nje delegacion ne Gjermani dhe pas 2-3 muajsh gjermanet me thirren per nje specializim per marredheniet publike ne Akademine Ushtarake ne Berlin. Kur u ktheva ne Shqiperi, gjerat kishin ndryshuar, pasi erdhen ngjarjet e 1997-s. U ktheva perseri ne emigracion ne Austri pa deshiren time, por atje kisha familjen. Çdo vit kam ardhur ne Shqiperi per te qene e pranishme per 28-Nentorin dhe 4 Dhjetorin.

Çfare bete gjate kohes qe ishit ne Ministrine e Mbrojtjes?

Gjate kohes qe isha ne kete ministri kerkova te takoj profesor Vangjel Kasapin, i cili kishte mbajtur referatin kryesor me 4 Dhjetor te vitit 1992 per mirenjohje dhe falenderim per gjyshin tim. Vangjel Kasapi ka shkruar nje monografi, ne te cilen ka dokumentuar se Mehmet Pashe Derralla, perveçse formoi ushtrine shqiptare ne vitet 1912-1913, formoi edhe xhandarmerine, policine, milicine me te gjithe parametrat europiane, pasi ai kishte mbaruar dy akademi ushtarake dhe kishte 40 vjet gjeneral.

Me pas, çfare ndodhi me figuren e gjyshit tuaj?

Perreth 15 vjet me radhe, gjerat erdhen duke u zbehur edhe me shume. Ne vitin 2005, meqe erdhi ne pushtet perseri Partia Demokratike, une me ose pa deshire isha e pranishme ne Shtepine e Oficereve me 4 Dhjetor 2005. Aty referatin e mbajti zevendesministrja e Mbrojtjes, Iva Zajmi, por edhe pse une kisha takuar per dy ore rresht shefin e Shtabit, Pellumb Qazimin, si dhe ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, gjyshit tim nuk iu permend as emri. Natyrisht u revoltova jashte mase, duke iu drejtuar zevendesministres qe nuk ia dinte as emrin gjyshit tim dhe thoshte “mjafton Ismail Qemali”. Une i shpreha revolten time. Dhe ish-koleget e mi, ish-gjenerale, me thane: “Bere shume mire se i dhe nje mesim”. Isha e sigurt qe me propozimin tim do te me respektonin duke me bere nje vizite ne shtepi.

A ju erdhen ne shtepi qeveritaret?

Fakti qe pohuan se do te vinin per vizite ne shtepine time me mobilizoi qe dokumentet dhe fotografite e familjes sime, ne qender te te cilave ishte gjyshi im, t’i vendosja ne dhomen ku do t’i prisja keta miq duke e shnderruar ate ne nje minimuze. Ministri i Mbrojtjes me kerkoi falje ne telefon se nuk ndodhej ne Shqiperi. Por, fatkeqesisht, nuk erdhi asnje njeri. Natyrisht, zhgenjimi te demoralizon, por dashuria per familjen dhe vendin te ngre prape ne kembe.

Çfare vendoset te benit pas kesaj?

Prita 95-vjetorin e krijimit te Policise se Shtetit. Fillimisht isha ne dileme nese duhet te shkoja ne Kosove, ku promovohej nje liber per familjen time me rastin e 4 Dhjetorit, apo te rrija ne Tirane. Vendosa te rrija ne Tirane me shpresen se ne kete jubile kaq te madh gjyshi im nuk do te lihej ne harrese. Mendova se do ta kompensoja boshllekun qe ndieja per zhvleresimin e gjyshit tim me kete rast. Per fat, kisha ruajtur ftesen e 92-vjetorit te Policise se Shtetit ne te cilen ishte shkruar zyrtarisht qe Mehmet Derralla ishte ideator i krijimit te Policise Shqiptare. U perpoqa te takoj ministrin e Brendshem, por nga kjo Ministri me drejtuan per te Drejtoria e Policise. Aty kerkova te takoj personin organizator te 95-vjetorit te Policise. Keta me drejtuan per te profesor Hasan Shkembi (historian). E takova ne zyren ku po bente tenderin per kete ceremoni. Me tha: “Une te njoh ty, por gjyshi juaj nuk ka dhene kontribut ne formimin e policise”. Aty, ne nje nga stendat, pashe fotografine e Myfit Bej Libohoves (ish-minister i Brendshem).

Si reaguat?

I thashe: “Eshte e drejta juaj dhe e atij qe te nderoni Myfit Bej Libohoven, sepse nuk e keni nderuar asnjehere, por pa gjyshin tim nuk mund ta benin policine, milicine. Myfit Bej Libohova ishte pa njohuri ushtarake, nen moshen 30 vjeç dhe i diplomuar per diplomaci”. Ai m’u pergjigj se Bej Libohova kishte dy universitete. Po, i thashe, por i kishte per ekonomi dhe diplomaci dhe jo dy akademi madhore ushtarake dhe udheheqes i shume kryengritjeve te armatosura me nga 25 mije ushtare deri diten e vdekjes. Ai iku nga salla, ndersa nje shoqerues i tij me nxori gati me force prej aty.

Cfare ju tha organiztori i ceremonise kur i treguat ftesen e 92-vjetorit te policise?

Kur i tregova ftesen e 92-vjetorit te policise dhe e pyeta se perse gjendej ne te fotoja dhe vleresimi i Mehmet Pashe Derralles, ai me tha: “E ka bere Vangjel Kasapi dhe nuk vlen se ai eshte i paafte”. Pas kesaj me kerkoi qe t’i jepja nje dokument qe gjyshi im ka formuar ushtrine, ndersa une iu kunderpergjigja: Me jepni ju nje dokument qe te vertetoje qe ushtrine dhe policine e ka themeluar Myfit Bej Libohova. Kerkova te takoja dhe shefin e madh te Policise, por aty me thane se nuk mund ta takoja dot. Prita nese do te me dergonin nje ftese per kete 95-vjetor, por as kaq nuk e bene.

Cfare kerkoni tani nga shteti?

Kerkoj qe emri i gjyshit tim te kete vendin qe meriton ne historine e ketij vendi. Mire qe morem ne supe persekutimin shekullor duke ardhur pas babait qe e kishin prure ne Shqiperi per ta denuar dhe pas shtate muajsh doli i pafajshem, por pse po na persekutojne edhe tani?! Ne ngelem ketu vetem nga im ate, perse nuk po na jepet as kenaqesia minimale as ketu ne Shqiperi dhe as ne Tetove, ku kam 17 vjet qe shkoj e vij per te gjetur perkrahje.


Publikuar: 25.03.2008 02:49:33
Lexuar: 93 herė
Fjalėt kyēe: Valde, Derralla, figuren, gjyshit, themelues, flet mbesa,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Omer Nishani, Njė jetė nėn rrethim Omer Nishani, Njė jetė nėn rrethim
Zemėrimi i fundit dhe mė i tmerrshmi i Stalinit nė agoni Zemėrimi i fundit dhe mė i tmerrshmi i Stalinit nė agoni
Si u dogjėn nė Paris 24 mijė qerre me librat e hebrenjve Si u dogjėn nė Paris 24 mijė qerre me librat e hebrenjve
Pushtimi i Durrėsit dhe survejimi britanik Pushtimi i Durrėsit dhe survejimi britanik
Zbulohet testamenti i Midhat Frashėrit Zbulohet testamenti i Midhat Frashėrit
Teuta Teuta
Kur Spiro Koleka i raportonte Enver Hoxhės pėr dėnimet me vdekje Kur Spiro Koleka i raportonte Enver Hoxhės pėr dėnimet me vdekje
“Ēamėt u masakruan, u pėrzunė dhe mė pas ua grabitėn pasuritė” “Ēamėt u masakruan, u pėrzunė dhe mė pas ua grabitėn pasuritė”
Pushkatimi i vėllait tim, qė doli nė gjyq i pafajshėm Pushkatimi i vėllait tim, qė doli nė gjyq i pafajshėm
Shqiptarja e bukur ne kornize Shqiptarja e bukur ne kornize
Google Yahoo MSN