E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Pėrmendorja e Ballistit tė njohur Xhem Hasa - Gostivari
Pėrmendorja e Ballistit tė njohur Xhem Hasa - Gostivari
Pėrmendorja e Ballistit tė njohur Xhem Hasa - Gostivari
Biografia e shkurtėr e XHEMĖ HASA – GOSTIVARI 1908-1945.Nė rrėzė tė malit Ahishtė, nė afėrsi tė vendit i quajtur Pallma, ku gufon njė burrim me ujė tė bollshėm dhe tė kthjelltė, shtrihet fshati Simnicė, nė njė largėsi prej pesėmbėdhjetė kilometra nė jug-perėndim tė Gostivarit.

Këtu, në këtë fshat në vitin 1908 lindi Xhemë Hasa. U rrit në një familje të varfër, me shumë fëmijë. Pasi ariti moshën e pjekurisë, Xhema ia fillon punës si bujk dhe si blektor me pasurinë e tij që e posedonte. Padrejtësitë që i bëheshin popullit shqipëtarë me anë të provokimeve dhe ofendimeve, i ka përjetuar personalisht edhe Xhemë Hasa dhe familja e tij. Sjellja arogante e personave të pushtetit serbo-sllav e ka irituar dhe detyruar këtë trim që ta braktiste pasurinë dhe familjen e tij dhe të hudhej në luftë për mbrojtjen e nderit të familjes, për mbrojtjen e kombit dhe për mbrojtjen e atëdheut të tij.

Xhema në fillim ishte ushtar ndër të parët që luftoi në jug të Shqipërisë per mbrojtjen e tokave shqipëtare. Për suksesin e treguar, mbretërija e atershme e Ahmet Zogut e gradon oficer i ushtris së atëhershme të Shqipërisë.

Me fillimin e luftës së dytë botërore në vitin 1941 kthehet në vendlindje që ta ndihmonte popullatën në mjedisin ku jetonte.
Padrejtësia që i silleshte kombit shqipëtar ai çohet në luftë kundër fashizmit italjan, kundër sllavo-komunistëve ku vlen të përmenden aksione luftarake si ata :

-Lufta për çlirimin e fshatit Zajas,

-Lufta për çlirimin e Dibrës,

-Lufta në Mal të Thatë,

-Lufta e Kërçovës,

-Lufta e Debarcës,

-Lufta e fshatit Beliçicë,etj.

Pas kapitullimit të Italisë më 1943 në Maqedoninë Perendimore tërë pushtetin e merr Ushtria e Ballit Kombëtarë , me këtë vërtetohet se në këta troje në atë periudhë historike ka sunduar pushteti shqiptarë dhe se Ushtria e Ballit Kombëtarë ka qenë në shërbim të popullit vendas.

Lufta e Xhemë Hasës si oficer dhe si komandant i Ushtrisë së Ballit Kombëtar në Maqedoninë Perendimore mund të konsiderohet si luftë për çlirimin dhe bashkimin e gjith tokave shqiptare në një shtet.
6 Maj 1945 vritet mizerisht trimi shqiptarë , ku prej asaj dite fati i shqiptarëve në Maqedoninë Perendimore ngel në duart e sllavo-komunistëve.




Publikuar: 25.03.2008 03:40:14
Lexuar: 299 herė
Fjalėt kyēe: Pėrmendorja, Xhem, Hasa, Gostivari,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Skenderbeu Skenderbeu
Dosja e pambyllur e 2 Prillit Dosja e pambyllur e 2 Prillit
Torturat ndaj kundėrshtarėve politikė nisėn qė gjatė Luftės Antifashiste Torturat ndaj kundėrshtarėve politikė nisėn qė gjatė Luftės Antifashiste
“Plani sekret pėr tė mbrojtur Tiranėn” “Plani sekret pėr tė mbrojtur Tiranėn”
Dhjetor ’91, kur Nano kėrkonte qeveri me Berishėn Dhjetor ’91, kur Nano kėrkonte qeveri me Berishėn
Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės Zyhraja, partizania e parė qytetare nė ēetėn e Pezės
Babai i Edi Ramės, djali ilegal i Ahmet Zogut, dhe testi i ADN Babai i Edi Ramės, djali ilegal i Ahmet Zogut, dhe testi i ADN
Lekė Dukagjini Lekė Dukagjini
Leonardo da Vinci Leonardo da Vinci
Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote
Google Yahoo MSN