E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Anonimet
Anonimet
Anonimet
"Kam shkruar leter lart". Arkivat ne vite te letrave qe populli i thjeshte dhe kuadrot, spiunet dhe hallexhinjte, me emer dhe pa emer, i dergonin ministrave te diktatures. A vazhdojme te jemi nje komb qe nuk duron pa demtuar veten?!

"Nje leter, ne fakt eshte nje vizite e palajmeruar, ndersa postieri- agjent i suprizave brutale. Prandaj njeriu duhet t’i kushtoje nje ore ne jave letrave qe i vijne, dhe pastaj te beje nje dush te mire".

Cdokujt mund t’i tingelloje shume e dyshimte kjo thenie e filozofit gjerman Nice, por ne rastin e ketij shkrimi, autori i famshem ndoshta i eshte afruar te vertetes. Asaj te vertete te trishtuar qe e detyroi shqiptarin e shperfytyruar te 50 viteve komunizem, te perpiqet te gjeje zgjidhjen me ane te nje letre. Drejtuar jo dokujtdo, por vete ministrave te diktatures. Halle familjare, probleme me fqinjet, kerkesa per punesim, strehim, tema nga me te larmishmet. Por sidomos, dhe kjo eshte me tragjikja, spiunime te hapura dhe te fshehta. Germime ne te famshmet "biografi" te shokeve, kolegeve te punes, bashkefshatareve, te cilat te shnderruara ne copa letrash me shkrim dore, gati gjithmone me gabime drejtshkrimore e me sintakse te fandaksur, perfundonin ne sekretariatet e Kadri Hazbiut, Mehmet Shehut apo Prokop Murres, duke shkaterruar automatikisht jete njerezish.

Sigurisht, ato rishkruheshin te daktilografuara nga stafi i Ministrise se Mbrojtjes (shumica e letrave kishin per personazhe ushtarake, familjare apo te aferm te tyre), sepse jo rralle ishin qellimisht te veshtira per t’u lexuar, (ndoshta shkruheshin me doren e majte). Nese shpesh ka qarkulluar mes shqiptaresh ne trajte barcolete, ideja se “atehere” ne cdo tre veta dy ishin spiune, ky vandak letrash qe Klan ka ne dispozicion e afron edhe pak me shume me te verteten kete pohim. Dhe deklarata pendimtare e letraxhiut Jovan Bregu nga komedia e famshme e realizmit socialist, "Pallati 176", merr nota ku e ku me te hidheta se humori i arrire i asaj vepre: "Thashe ta beja dhe une prove anonimen, s’e kisha provuar asnjehere".

Nje pjese e madhe e letrave jane me emer te autoreve, por me ose pa autoresi, informacionet dergoheshin ne kanalizimet dhe rrjetet perkatese deri poshte ne baze per verifikim dhe pastaj merreshin ose sugjeroheshin masat e duhura. Ankesat ishin nga me te ndryshmet, por nje dukuri tipike e regjimit bie menjehere ne sy: Kush ishte perjashtuar nga puna apo ulur ne detyre ne kohen e kryeministrit Mehmet Shehu, i ankohej Kadri Hazbiut, e kur keta u shpallen armiq, i shkruanin Prokop Murres se ishin denuar "prej tradhetareve M.Shehu e K.Hazbiu". Ne total, volumi i madh i mesazheve deshmon se ashtu si nxjerrja e inatit me njeri-tjetrin, edhe shpresa per zgjidhjen e hallit, kishte per destinacion te fundit te shqiptarit zbatimin e formules "i shkrova leter ministrit". Cka ne disa raste, eshte zbatuar edhe me tre apo kater letra te njepasnjeshme.

"Shoku minister, ne komanden e repartit ushtarak 1105 ne Yzberisht, Tirane, eshte futur ne pune si shofer benzine me ane rryshfetesh, i quajturi Dilaver Taku nga fshati Vaqarr. I ati Bedri ka qene me Ballin, ndersa dajot i jane shpronezuar nga pushteti". Rrefimi vazhdon se i siperpermenduri duke pire raki, ka hedhur parulla helmuese ndaj pushtetit, duke mburrur Jugosllavine. Dhe letra e majit 1981 figuron te jete derguar nga M.Taku! Megjithate, shenimet e sekretarit te Kadri Hazbiut hedhin drite mbi dyshimet se letershkruesi mund te jete anonim dhe ka perdorur marifetin e futjes ne sherr mes fisit.

Nje tjeter leter anonime e tetorit 1986 vjen ne zyren e ministrit te Mbrojtjes Prokop Murra nga Sazani: "Si ka mundesi qe shefi i prapavijes Jorgo Mino me mallin e shtetit ka bere orendi per shtepi. Mishi i ishullit ka shkuar ne gjithe rrethet. Ju lutem ejani per kontroll, se me vete do t’u nise shefi mish; cdo ekip qe vjen, ua mbush cantat. Shoku minister, vini dore, merrni masa urgjente, elemente te tille jane pjelle e Mehmet e Kadri qeneve. Une qe po ju shkruar jam nje komunist 30 vjecar"!Dhe komunisti 30 vjecar kerkon qe te veprohet menjehere, se sipas tij, duket sikur ishulli i Sazanit ka rene ne dore te Italise!

Interesante eshte historia e ish komandantit te Brigades ne Durres, Faik Kolasi. Ja c’thote nje leter drejtuar ministrit Kadri Hazbiu ne dhjetor 1981: "Po ju informoj anonimisht meqenese nuk ja dal dot hapur per arsye se shoqeria e kalbur qe ka Faik Kolasi ne korpus me shoket Neim Muho, Adem Meta etj, apo ne ministri me shokun Kico Mustaqi, ne Komitetin Qendror me shokun Gafurr Cuci, i jep mundesine zotit Faik Kolasi t’i kepuse koken cilitdo qe ka ngritur koke per cfaredolloj problemi ndaj veprimeve te padrejta te bera prej tij dhe gjithe atyre qe nuk vene pas karros se tij te ngarkuar me raki e qingja te pjekur, ne mungese gjela deti". Kjo leter qe vazhdon me akuza nga me te rendat, deri ne imoralitet, solli me pas shkarkimin e Kolasit, sic figuron nga dokumentacioni, nderkohe qe ne letren derguar Hazbiut, Kolasi e pranon vesin e rakise por akuzon per shtremberim te se vertetes, shefin e sigurimit te Brigades, Enver Bylykbashi.

Nje leter tjeter ai i ka derguar edhe Enver Hoxhes. Shume ka per te thene kunder Kolasit edhe Mete Koci, ish komunist nga Dardha e Beratit, me pas i perjashtuar nga partia. Ky i fundit, ne nje leter derguar Hazbiut, e siguron se "Jam mish e gjak i partise, dhe ne familje nuk kam njeri te Komplikuar me armikun". Historia ne fjale vazhdon deri ne fund te vitit 1982, kur Kadri Hazbiu kishte dale armik dhe kishte ndjekur fatin e paraardhesve.

Shpesh letrat anonime verifikoheshin dhe u gjendej autori, sic tregojne edhe kartelat e zyres se ankesave ne ministrine e Mbrojtjes. Te tjera letra dergoheshin nga nje grup njerezish, qe mund te ishin te identifikueshem si psh, Keshilli Popullor i fshatit Ternove ne Diber, qe "informon shokun Kadri se ne repartin 5246 ne Rreshen punojne disa njerez qe nuk mbajne qendrim te mire ndaj punes dhe prones. I tille eshte Lutfi Komeni, i cili me 5 qershor 1982 shkuli nje sasi patatesh te kooperatives, ndersa familja e tij ka qene baze e diversanteve te zones se Zerqanit, si Mahmut Previzi".

Nje anonime e majit 1982 informon Hazbiun se oficeri Dhimiter Simaku i Brigades se Plases ne Korce ka nje burre halle te gruas qe "eshte agjent, spiun. Ai hyn e del ne familjen e tij. Gjithashtu Dhimitri ka lidhje gjaku me armikun e partise dhe te popullit Pirro Gushon". Nuk perben ndonje habi po te themi se Gusho deri pak vite me pare ishte kuader i rendesishem i nomenklatures, dhe mesa duket, denoncuesi mezi kishte pritur sa ai te gdhihej armik.

Ne gusht te 1986-es, "nje grup punetoresh nga fshati Hajdaran-Shushice i rrethit te Elbasanit", i shkruajne dy gisht leter ministrit Prokop Murra, per "nje oficer barkmadh qe ngjan me Shefqet Verlacin, i cili vjen me makinat e ushtrise ne piken e pushimit te quajtur Byshek dhe shtrohet ne dreka me hallexhinjte e qylaxhinjte. Morem vesh se ai ishte shef teknike ne Divizionin e Elbasanit. Ne nuk kemi benzine te mbledhim prodhimet neper fusha, ndersa ai barkmadhi loz me djersen tone, megjithese merr 10 mije leke ne muaj nga shteti". Nje pjese e madhe e inatit te kesaj letre ndoshta rrjedh nga fiziku i oficerit, qe bie ndesh me versionin socialist te shqiptarit thatanik dhe fytyrerreshkur.

Ne dhjetor te 1986-es, nje leter i dergohet Murres nga "nje grup kuadrosh e ushtaresh te shtruar ne spitalin e ri ushtarak te Beratit". Ata ankohen se spitali i ri nuk ka mense dhe "ne jemi te detyruar te ushqehemi me lengerat e superat e spitalit civil". Ne kete leter, si ne shume te tjera, permenden edhe citate ne Evner Hoxhes apo Ramiz Alise, per njeriun si kapitali me i cmuar. Nga pergjigja, del se ministrise nuk ia ka ndjere shume dhe projekti i spitalit pa mense vazhdoi sic ishte.

"Nje grup banoresh ne lagjes 3, rruga "Bajram Curri, Tirane", i ka drejtuar nje leter urgjente ministrit Prokop Murra me 17 korrik 1986. Objekti eshte "nje problem me rendesi te madhe politike, morale e shoqerore", ose ndryshe ceshtja e ushtarit Alfred Esat Karapici nga Tirane, i shtruar "per te dyten here dhe ne menyren me te shtrember ne spitalin ushtarak, kur ai sherben ne Cerrave te Pogradecit". Banoret theksojne se Alfredi eshte njeri teper i perkedhelur, me qendrim moral shume te ulet dhe qendrim politik shume te keq, (gjyshi Sejfulla, i denuar nga organet si armik me afat te gjate burgimi). Po cilat jane konkretisht akuzat? "Njeri parazit, pa qene asnjehere ne marredhenie pune me shtetin, i bere problem ne bllokun ku banon, me baze te fuqishme ekonomike, nuk len forma pa perdorur per t’iu shmangur sherbimit. Mjeke te pandergjegjshem, te joshur nga parate e familjes se tij, e pranojne ne spital kur ai gezon shendet te plote. Alfredi te pergjigjet penalisht". Si reagim nisin verifikimet, dhe sipas letres se kryetarit te Komitetit Ekzekutiv te rajonit nr.3, "ne familjen e tij behet jetese shume e mire (shfaqje e huaj?!) dhe fakti eshte se ata mbajne nje njeri si sherbyese".

Nje tjeter leter anonime e tetorit 1986 informon per komisarin e rapartit ushtarak 6958 ne Elbasan, se eshte imoral dhe shfrytezon gruan e nje ushtari, G.G. "Komisari i ka dhene kategori per rrobaqepese kesaj gruaje ne kundershtim me rregullat, dhe ai kuader perkrahet edhe nga drejtori i Uzines se Mjekesit".

Tipike e informatorit qe nuk mund te rrije pa pune, tingellon letra pa emer dhe pa date, qe denoncon "djemte e fashisteve dhe ballisteve qe behen oficera ne moshen 40 e ca vjet, sic eshte Nazif Halili ne repartin 5999 ne Korce, babai i te cilit ishte ballist me damke ne Permet, mori pjese ne vrasjen e Lumo Pavarit, vishej ne Kuesturen gjermane (??) ne Berat dhe denonconte te tjere. Pale dajua i tij dhe vjehrri po e po. Te gjitha keto i paskan dale ne Korce, ne organizaten baze por ja mbuluan Komiteti i Partise te Permetit dhe Korpusi i Korces dhe hajde beje luften klasore". Ne fund, letershkruesi qe sipas gjasave eshte veteran, shfryn i pakenaqur: "Ama lufte klasash i thencin. Kot qe shkruajme, eshte forcuar miku sa nuk e cpon topi".

"Engjell Malkaj, oficer me origjine nga Tepelena dhe me sherbim ne rrethin e Peshkopise, eshte fejuar me vajzen e kulakut dhe te deklasuarit Hamdi Dyli nga fshati Baban i Korces, banues ne Sukth. Prej shume kohesh keta kulake u stabilizuan ne fermen e Sukthit ilegalisht, nen hijen e njefare pseudovellai prej njerke… Bie ne kontrast fejesa e cupes me oficerin, sepse tek keta kulake apo tek gjyshi i nuses kane ngrene buke larot e Ballit me Sali Protopapen, e bile per keta luhet filmi…" Letra e dhjetorit 1984, sic deshmon dosja perkatese, eshte verifikuar me pas ne te gjitha instancat, por nuk figuron se cfare mase eshte marre.

Nje tjeter kategori letrash jane ato qe, pavaresisht nese trajtojne halle e probleme personale e familjare apo denoncojne, kane autore dhe adresa reale.

Ne pamundesi per t’i renditur te gjitha, letershkruesve te atyre letrave qe do te permendim ne kete shkrim, do t’u referohemi me iniciale. Ne tetor 1986, shefi i kuadrit te repartit ushtarak 1746 ne Gjader te Lezhes, M.N, denoncon me nje leter derguar ministrit Murra, ish komisarit e ketij reparti dhe me pas komandant regjimenti ne Fier, Fadil Hana, se ka vepruar "kunder porosive shume te cmueshme te Sekretarit te Pare shokut Ramiz Alia, duke iu kundervene ne disa raste materialeve te plenumeve te KQ te PPSH….ka zvogeluar te metat dhe gabimet e personave negative, ka patur shfaqje imoraliteti etj". Aty nga mesi vjen edhe bomba: "Me daten 12 dhe 15 prill 1985, diten e vdekjes dhe te varrimit te komandantit legjendar, shokut Enver Hoxha, ai ka lene sherbimit dhe shkon e shtron darke ne kuzhinen e klubit te Gjadrit".

B.T nga Tirana, informon ministrin Murra se Bujar Luzi, shef shtabi i artilerise ne Kukes, ka te kaluar politike e morale mjaft te keqe. "Babai i Bujarit ka bere pjese deri ne vitin 1953 ne familjen e madhe te Junuz Luzit, qe ka pas mik Tasim Bishqemin duke spiunuar tek ky, levizjet e partizaneve". Nga ana tjeter, xhaxhai i nenes se Bujarit, Shaqir Trimi nga Shengjergji, ka qene perkthyes i anglezeve ne kuartjerin e Abaz Kupit. "Une keto familje i njoh mire, se jam vete nga Shengjergji dhe ka pas punuar si punonjes i Komitetit te Partise se Rrethit per 11 vjet ", shkruan B.T.

Valltarja e Ansamblit Shteteror te Kengeve dhe Valleve, B.K, denoncon ne nje leter derguar Murres, ish te fejuarin e saj A.K, ushtar ne repartin 26-21 ne Tirane. Pas nje koncerti ne plazhin e Durresit, "ai me del perpara tek autobusi i Ansamblit se bashku me 5 veta te tjere te pajisur me thika, duke me kercenuar se do te me vriste dhe me rrembeu". Sipas letres, drejtuesit e ambsamblit nuk munden ta shkepusnin dhe ai me pas e ka cuar valltaren ne nje shtepi ne Durres, duke vazhduar kercenimet, dhe nje dite me pas e kthen ne Tirane. "Kerkoj shoku minister, qe ndaj ketij njeriu te mbahet qendrim i ashper dhe sipas shkalles se fajit, t’i jepet gjyqit ushtarak".

Nje leter prej 4 faqesh me shkrim te imet, dhe e firmosur tek e tek (emer, mbiemer, firme) nga kursantet e kursit 3 mujor pasuniversitar te repartit 6301 Vlore, i drejtohet ne nentor 1982 Kadri Hazbiut. Kursantet denoncojne shokun e tyre Aleksander Buda me banim ne Fier, me profesion inxhinier nafte: "Familja e tij eshte e njohur si borgjeze ne te gjitha aspektet. Per te atin kemi degjuar se ka biografi te erret. Aleksandri asnjehere ne stervitjet ushtarake, nuk e ka ngrene ushqimin e mences dhe ushqehet ne restorantet e klasit te pare. Te drejten e shkolles se larte e ka fituar me ane te makinacioneve qe ne nuk i njohim. Perbuzte bijte e fshatareve dhe punetoreve studente, per faktin se ne xhepat e tyre nuk qarkullonin aq leke ka kishte ky njeri, dhe per injorancen qe kishin ata per muziken dhe artin borgjez, qe ky i njihte mjaft mire". Grupi kerkon qe ky problem te verifikohet, duke perfunduar me "jemi bijte besnike te partise dhe Sh.Enver dhe zotohemi edhe nje here se do te luftojme me te gjithe forcat per forcimin e diktatures se proletariatit dhe fitores se revolucionit socialist"!, disa prej firmatareve jane L.K, V.Sh, A.P, Th.Zh, M.Sh, Z.H etj.

Letra e partiakut te vjeter P.Konomi i dergohet Kadri hazbiut, dhe fillon keshtu: "Deshiroj te jeni familjarisht mire. Kam disa mendime per kryetradhetarin Mehmet Shehu. Ne rast se del se mbante lidhje edhe me agjenturen greke, ka interes dhe ekzistojne dokumentet e agjentit nderlidhes Vangjel Xuro…" Pra, mesazhi eshte, nese Mehmetin e nxjerrim te lidhur me greket, nje kete rast kapim dhe Vangjelin.

Mesazhin me dramatik e lame per ne fund. Fjala eshte per 87 vjecaren Pajame K., moter e nje heroi te popullit nga Brataj i Vlores, se ciles me daten 7 gusht 1980 i vrane djalin ne sherr e siper, nje grup vellezerish e kusherinjsh nga fisi Seraj. Gjykata e Vlores per ngjarjen ne fjale, i denoi autoret me afate te ndryshme burgimi, por ne letren derguar Kadri Hazbiut, (nga shkrimi i rregullt duket se ajo ia ka diktuar ndonje te afermi) ajo rendit gjithe biografine e "erret" te fisit tjeter. Ne fund, si amanet te jetes se saj dhe meqe edhe djalin tjeter e ka te semure, kerkon qe te merret hak dhe ne mos qe te kater te burgosurit, "te pakten njeri prej tyre te pushkatohet! Kjo leter te shikohet mire nga ana juaj, se ju kam shkruar edhe here tjeter dhe nuk me keni kthyer pergjigje". C’eprgjigje t’i kthente Hazbiu? Ne kartelen e sekretariatit, ndihmesi i ministrit Ismet Isufi ka shenuar, "Te hidhet".

Letrat vijojne dhe jane te shumta. Nje nene, E.Cabiri nga Vergoi i Sarandes kerkon sqarime per vrasjen e te birit ushtar, ndersa S.Qelemati nga Ksamili pyet pse nuk i eshte dhene te bijes e drejta e studimit. Nje punonjese ne brigaden e Durresit merr guximin te mbroje shoqen e punes, oficeren Kalije te pushuar me pa te drejte, e keshtu me rradhe. Kampione ne llojin e vet, sigurisht, jane letrat anonime, te cilat sot shqiptaret nuk kane kujt t’ja dergojne, sepse edhe po i derguan, zor se marrin njeri ne qafe. Por per kete te fundit, pra per demtimin e njeri-tjetrit, duket se ia kemi dale mbane me menyra te reja, me novatore.

box

Ekzemplari

Te gjithe armiq, deri tek Alfred Moisiu

Ministrit te Mbrojtjes Popullore, Sh. Prokop Murra.

Po ju shqetesoj me kete leter, por jam i detyruar t’ju shkruaj sepse ceshtja ka te beje me interesin e partise dhe te popullit. Une qe po ju shkruaj pa emer, nuk jam frikacak, kam kritikuar dhe rradhe te tjera por me jane kundervene dhe ngjet ajo qe thote populli, peshku i madh e ha te voglin. Veprimtaria armiqesore nuk eshte e rastit, por ka vite qe punon per te arritur qellimet e saj. Une do t’ju tregoj disa fakte por ju lutem t’i shikoni me kujdes te madh dhe me vijen e drejte te partise. Persa i perket armikut Veli Llaka dhe Nazar Berberi, e morem vesh dhe besoj do te marrim edhe hakun e tyre qe u takon si armiq.

Te shikohet ceshtja e Maliq Sadushit, qe kur ishte ne Shkoder kishte simpati per Mehmet Shehun dhe ishte shok i Fiqiri Shehut. Me rastin e grupit te Beqir Ballukut me 74-en, u shkarkua nga detyra por e prune ne Akademi si keshilltar dhe me vone e morrem vesh se u be zv/minister. Kete e beri Mehmeti, njeri shume i rende dhe qe i dukesh vetja se vetem ky eshte i ushtrise dhe te tjeret nuk dine gje. Mendu Backa, njeri qe han buke me cdo lloj partie, me Beqirin e pati grure, me Mehmetin e kishte akoma me mire. Ky e beri zv/minister dhe profesor dhe Mehmeti e ngriti lart rolin e ketij njeriu. Ky njeri gjithmone vetem ka premtuar por pune nuk ka kryer. Te shikohet, se une kam mendimin qe ky eshte armik, dhe ne drejtim te fortifikimit ky ka sabotuar.

Persa i perket Alfred Moisiut, ky ishte shok i Kadriut dhe qe kur erdhi minister Kadriu, ky u be zv/minister dhe nuk flitesh me te, nuk i dilje dot perpara se ky te shikonte me syrin se eshte biri i Spiro Moisiut. Ai vdiq me respekt, por i biri eshte ne rradhen e armiqve sepse eshte borgjezuar komplet. Vetem per shtepine e tij eshte nje buje e madhe ne Tirane…hyrja e tij eshte me 8 dhoma, vetem instalime jane shpenzuar mbi 20 mije leke te reja. Kjo ceshtje u be problem nga partia dhe pushteti, por e mbylli Mendu Backa, se kishte sektorin ekonomik ne ushtri. Mendui ka nje shok, Thoma Laka, sekretar i byrose se partise ne repartin 4930 Tirane, ky e ka mbajtur afer….

Ju lutem, keni ca sekretare aty si Zija Beqiri dhe Zenel Frengu, njerez qe hane buke me cdo lloj partie, nuk kryejne asnje pune pervecse duke genjyer e premtuar persa i perket kuadrit. Ju lutem shikoje me kujdes se ata kane zene rrenje te qelbura dhe kane luajtur me kuadrin sic kane dashur vete. Kristaq Blushi nuk ka kryer detyren sic duhet, por ka bere c’i kane thene armiqte te cilet ishin ne fuqi. Adil Kama, njeriu me i keq ne ministrine e Mbrojtjes, ka 20 vjet qe nuk ka lene asnje nga miqte dhe shoket pa rregulluar ku kane dashur, dhe ne ministri e kudo ne repart thone: Ky eshte Brezhnjevi i dyte, si nga figura edhe nga shpirti.

Ju lutem te shikohet personi Nesib Ibrahimi, zv/sekretar i Komitetit te Partise ne MMP, kete e pruri Mehemt Shehu, e dergoi edhe ne akademi, i ruajti vendin per dy vjet rresht. Ky njeri eshte servil, rron me kedo.

Shoku Prokop, pasi dolen gjithe keta armiq ne ushtri, kam mendimin se detyra luftarake e korpuseve dhe njesive duhet ndryshuar sepse keto i jane dhene armikut. Ju siguroj se letra ime nuk ka asnje qellim tjeter, vetem per t’ju ndihmuar ju ne interes te partise dhe te popullit.



Publikuar: 25.03.2008 06:42:09
Lexuar: 161 herė
Fjalėt kyēe: Anonimet, partise, popullit, armiq, ushtri,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Krushqit, zakonet komike e “delikate” tė ditė-natės sė dasmės Krushqit, zakonet komike e “delikate” tė ditė-natės sė dasmės
Dr. Ymer Dishnica, i sakrifikuari i madh Dr. Ymer Dishnica, i sakrifikuari i madh
30 vjet burg per nje enderr 30 vjet burg per nje enderr
Rreziku nga plani britanik, Enveri angazhoi 15 mijė agjentė nė Sigurim Rreziku nga plani britanik, Enveri angazhoi 15 mijė agjentė nė Sigurim
Ajnshtajni nė Shqipėri, nė pranverėn e vitit 1931 Ajnshtajni nė Shqipėri, nė pranverėn e vitit 1931
Pėrmendorja e Ballistit tė njohur Xhem Hasa - Gostivari Pėrmendorja e Ballistit tė njohur Xhem Hasa - Gostivari
Arjan Puro: Si mė ndanė rojet nga trupi i babait tim Arjan Puro: Si mė ndanė rojet nga trupi i babait tim
Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit Dabati nė Byronė Politike,pėr pėrplasje mes kufitarėve dhe Sigurimit
Biznesmenėt mė tė ‘frikshėm’ tė historisė Biznesmenėt mė tė ‘frikshėm’ tė historisė
Babai Babai "i mbarė" Josef Fritzl
Google Yahoo MSN