Pozita e mirė gjeostrategjike, tė ndodhurit nė udhėkryq si dhe pologu me tokė pjellore, Tetova ua tėrhiqte vėmendjen pushtuesėve tė ndryshėm. Nė shekullin e XV kėtė qytet e pushtojnė turqit. Me ardhjen e turqėve u zhvillua kultura. Vatėr e saj bėhet kompleksi i Teqes Bekteshiane-HARABATI(Teqe) 1538 1548 e ndėrtuar nga ana e Sersem Ali Dedes.
Osmanlinjtë Tetovës i dhuruan shumë objekte publike e fetare të kulturës islame: xhami, teqe, kuzhina publike për të varfër, hamame(banjat publike), shadërvane etj.
Është për t'u përmendur biblioteka e Teqes së Arabatit shek XVIII XIX sepse në të kultura dhe arsimi u zhvillua krahas fesë islame. Në këtë bibliotekë bëhej edhe kopjimi i veprave të intelektualëve të kohës me kaligrafi të zgjedhur të cilat më vonë zbukuroheshin me prnamente të mbështjellura me lëkurë.