Qiproja ėshtė mė e pėrparuara midis vendeve nė Evropėn Juglindore lidhur me lirinė ekonomike, sipas njė raporti lėshuar tė martėn.
Liria ekonomike është përmirësuar në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore (SEE) që nga viti i kaluar, por qeverive u duhet të bëjnë reforma të mëtejshme për të zgjidhur problemet e zvarritura, të tilla si korrupsioni, sipas një raporti lëshuar të martën (15 janar). Sipas edicionit të 14-të vjetor të Indeksit të Lirisë Ekonomike, lëshuar nga The Heritage Foundation dhe Wall Street Journal, Qiproja është ekonomia më e lirë midis vendeve të SEE, ndërsa Bosnje dhe Herzegovina (BiH) është e fundit e listës së rajonit.
Indeksi 2008 rendit 157 vende në bazë të dhjetë faktorëve: lirisë së biznesit, lirisë së tregtisë, lirisë fiskale, madhësisë së qeverisë, lirisë monetare, lirisë së investimeve, lirisë financiare, të drejtës së pronës, lirisë nga korrupsioni dhe lirisë së punës.
Mbi bazën e rezultateve nga 0 në 100, vendet janë renditur në pesë kategori. Vetëm shtatë nga 157 vende patën 80 pikë e lart për të hyrë në grupin e ekonomive "të lira". Për të 14-in vit me rradhë, Hong Kongu (90.3) dhe Singapori (87.4) përfunduan në vendin e parë e të dytë në renditjen globale duke i bërë ato ekonomitë më të lira në botë. Ato u pasuan nga Irlanda, Australia Shtetet e Bashkuara, Zelanda e Re dhe Kanadaja.
23 vende të tjera përfshirë 12 vende anëtare të BE u karakterizuan si ekonomi "kryesisht të lira" me pikë që shkonin nga 70 në 79.9. Qiproja (71.3) ra dy vende që nga viti i shkuar për t'u renditur e 22-ta. Ajo ishte e 11-ta midis 41 vendeve të Evropës dhe pikavarazhi i saj është më i lartë se mesatarja e rajonit.
Nga vendet e tjera të SEE, Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Turqia dhe Greqia, ranë në grupin prej 51 vendesh të ekonomive "mesatarisht të lira" me pikavarazh midis 60 dhe 69.9.
Përmirësimet në gjashtë nga dhjetë liritë e kanë lejuar Shqipërinë të shënojë 63.3 pikë për t'u hedhur në vendin e 56-të, nga i 66-i që ishte vjet. Ajo renditet tani e 27-a midis 41 vendeve në rajonin evropian.
"Liria ekonomike e Shqipërisë renditet mbi mesataren botërore dhe pikavarazhi i saj është rritur gjatë disa viteve të fundit, një arritje e shënuar në një rajon të karakterizuar nga separatizmi federal dhe paqëndrueshmëria," vinte në dukje Indeksi i edituar nga Kim Holmes, Edwin Feulner dhe Mary Anastasia O'Grady. "Po qe se Shqipëria mban lirinë e fortë përshtypjelënëse të investimit ndërsa bën më tepër për të luftuar korrupsionin, pikavarazhi i saj do të vazhdojë të rritet."
Bullgaria renditet e 59-a me 62.9 pikë dhe u ngrit me tre vende nga ai i vitit të kaluar, kryesisht për shkak të lirisë së përmirësuar të tregtisë. Vendi, i cili u bashkua me BE së bashku me Rumaninë në janar 2007, është tani ekonomia e 28-ë e lirë midis 41 vendeve evropiane dhe pikavarazhi i saj është pak mbi mesataren e botës, sipas raportit.
Bullgaria ka pikë të larta në gjashtë liri, duke përfshirë lirinë e tregtisë, lirinë fiskale, lirinë monetare dhe lirinë e punës. Por Bullgaria është tejet më poshtë mesatares botërore në lirinë nga korrupsioni dhe të drejtat e pronës.
Këto dy fusha duket të jenë më të dobëtat gjithashtu për Shqipërinë, BiH, Kroacinë, Maqedoninë dhe Rumaninë.
Rumania është renditur e 68-a me një pikavarazh të përgjithshëm 61.5. Kjo është 0.3 përqind mbi atë të vitit të kaluar duke pasqyruar pikë të përmirësuara në lirinë monetare dhe në klimën e investimeve. Vendi është ekonomia e 30-të e lirë në rajonin e Evropës dhe pikët e saj janë nën mesataren rajonale.
Me një pikavarazh 61.1, Maqedonia renditet e 71-a në botë dhe e 31-a në Evropë. Nga vendet e tjera të SEE në grupin e ekonomive "mesatarisht të lira", Turqia (60.8) dhe Greqia (60.1) renditen respektivisht në vendet e 74 dhe 80 të ekonomive të lira të botës.
Nga të gjitha vendet e SEE, vetëm Kroacia dhe BiH bien në grupin e 52 vendeve me ekonomi "kryesisht jo të lira", përbëra nga vendet me pikë nga 50 në 59.9.
Serbia dhe Mali i Zi nuk janë përfshirë në Indeksin 2008 për shkak të mungesës së të dhënave të besueshme.