E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Masmedia edukon njerezit, kush edukon masmedian?
Masmedia edukon njerezit, kush edukon masmedian?
Masmedia edukon njerezit, kush edukon masmedian?
Nga Juela Mecani- I detyrohemi shume pushtetit te masmediave, ka perhapur neper glob dije, ka kthyer ne magjike fakte historike te pakthyeshme, ka shtyre politiken te jete njerezore, ka shpetuar mijera njerez nga varferia, ka ndare me njerezit dhimbjen, paqen, hijet dhe fishekzjarret e jeteve te atyre qe lexojne pa fund e qe nguliten perpara televizionit e radios ne cdo ore te dites.

Nuk ka lekundje ne faktin se masmedia edukon njerezit, por a duhet te edukohet mas-media? A ia vleka t’i rikthehemi etikes, pa retorike, por me vullnet per ta rikthyer ate ne pushtet ne masmedia, jo sepse jemi pa faje, por sepse limitet e perceptimit “te se mires” te njerezit dhe shoqeria po skadojne?

Deontologjikisht, etika e masmedias, si disipline studimi eshte mjaft e re dhe pak e frekuentuar ne panoramen kulturore shqiptare, ajo gjen hapesire qe nga problemet etike te shtypit te shkruar e deri te problemet emergjente te shoqerise se informacionit, duke kaluar neper pikepyetje te medha mbi vlerat edukuese te televizionit e te filmit te kinemase.

Cilat jane pra rregullat per t’u imponuar ndaj shoqerise se informacionit?

Keto rregulla duhet te jene te tipit liberal apo jo?

Cilat jane rreziqet e te lenit te nje hapesire te lire virtuale ne morine e rregullave te tregut ndaj mediave?

Eshte me mire te imponohen rregulla te tipit juridik apo eshte me mire qe kodet etike te mbizoterojne natyrshem?

Cilat jane limitet e perdorimit te te dhenave personale neper media?

Etika duhet te jete nje emerues i perbashket mes sektoreve te informimit publik, reflektimi mbi keto aspekte te shoqerise post-moderne ose post-industriale nuk mund te ndalet vetem ne nje analize sociale ose teknologjike. Progreset me ritme te shpejta qe teknologjia e komunikimit po ndermerr dhe presioni qe ky zhvillim po vendos mbi shoqerite tona ngre mbi te gjitha probleme te tipit moral.

Disa probleme te natyres etiko-juridike, te cilat lindin nga perdorimi i mjeteve te masmedias dhe qe, duke u gershetuar mes tyre dhe me sistemet tradicionale te komunikimit, kane si derivate nje rrjet kompleks mediatik, do te behen vertet shkak-pasoje e zhvillimeve te rrezikshme shoqerore dhe kulture.

Duke qene vertet direkte do te thosha se, nje jete pa etike eshte e perjashtuar nga sensi, nje shoqeri me individe pa moral shoqeror nuk e ka dot mundesine e mbijeteses. Veprimet njerezore, nga ato me te thjeshtet te me te komplikuarit apo heroiket nuk mund te bejne te lumtur askend nese nuk jane te drejtuara nga nje finalitet qellimi.

Por, nese dua te jem vertet direkte do te thosha edhe se veprimet etike apo jo etike i nenshtrohen nje tensioni qe bazohet ne fund te fundit nga esenca e cdo qenieje te gjalle.

Relativizmi nuk vlen ne sensin etik qe duhet te kete nje gazetar, ai eshte edukator, eshte predikues laik vlerash shpesh kontradiktore, por eshte edhe pike referimi per te drejten, per padijen, per varferine e prones dhe dijes, per politiken dhe shtetin. Ndaj nuk mund te kalohet shkarazi etika e tij, apo them, etika e tyre, duke qene se shpesh edhe principet e etikes u dashkan grupuar e pershtatur, sipas disave, me politika editoriale redaksionale, qe nuk duan te fusin ne xhep haracin qe ti si gazetar paguan me ndergjegjen tende.

Besim, a kemi me besim?

Etike personale, a kemi me etike personale?

Ligjet universale, a respektojme ende ligjet universale te krijimit?

Formim, a eshte etika ende nje tulle e rendesishme e murit te formimit tone qe na mbron nga injoranca?

Edukim dhe edukator, ne duar te nje edukimi etik dhe ne duar te nje edukatori etik i leme femijet tane?

Informacioni, lajmi, fakti, e verteta, quajeni si te doni, nuk eshte i qenesishem kur ai shkel mbi ardhmerine e nje njeriu, shpesh ne pamundesi per t’u mbrojtur, edhe sepse nuk i njeh dot ingranazhet e botes mediatike ku jeton.

Emra dhe mbiemra baballaresh dhunues, foto femijesh te semure, emra dhe mbiemra njerezish ende te pa fajesuar nga instancat perkatese, sekonda te gjate mbi nje trup te aksidentuar ne rruge, te mbuluar me pelhure e te kaptuara nga nje kamera. Ky eshte informacion, ok, eshte fakt, ok, por kujt i sherben?

Eshte pikerisht ne luften per vdekje midis “se mires” dhe “se keqes”, kjo edhe ne sensin filozofik, ku qendron problemi edukativ.”E keqja” eshte ne vetvete cdo tension apo presion e shoqerise, i komunitetit. Perfshijme ketu edhe trishtimin, stresin, ankthin. Ekzistenca e se keqes eshte nje perballje e vazhdueshme me instinktin e jetes qe fle brenda cdo njeriu dhe lidhjen shoqerore te tij, me aftesine per te kuptuar te tjeret, per te nderthurur me te tjeret stadin tone mental.

A na ndihmon valle masmedia ne kete proces jetik?

Nje mikrofon televiziv i drejtuar ndaj nje grupi femijesh te trembur apo te painformuar, qe i pyet me ngulm nese ata e dine c’eshte sida, qe i shtyn ata te tregojne se c’thone mami dhe babi per shoket e tyre te klases te semure me kete semundje te tmerrshme, a eshte etik?

Nuk mund te mohohet se ne ditet e sotme eshte tejet e veshtire te edukojme me sensin e moralit dhe etikes dhe me principet etike, te cilat shpesh i njohim, por qe rralle i zbatojme ne sjelljet tona. Eshte po aq e veshtire edhe sepse sensi moral dhe etika pretendohen ne nje bote ku opinionin e bejne mjetet e komunikimit te mases, ne vecanti televizioni, duke privilegjuar imazhin mbi fjalen, duke ngjallur emocione kalimtare pa ndihmuar kuptimin e problemeve ne specifiken e tyre dhe ne shkaqet, duke krijuar nevoja artificiale, logjika konsumizmi.

Kjo etike merr spunto dhe origjine nga koncepti i besimit, besimit drejt te tjereve dhe vetes, drejt integritetit fizik dhe moral, drejt lirise se mendimit dhe veprimit.

Por a mund te kemi ngjallur besim, teksa nje mikrofon televiziv pyet me ngulm motren e brengosur e te shkaterruar te nje vajze te dhunuar nga i ati, nese ajo dinte dicka, se perse ajo nuk tregoi apo ku ndodhnin aktet e turpit?

Kemi keshtu nje diktat te pronesise dhe nje krize te etikes, e cila duhet te ishte baza e te pasurit dhe prones si dhe rregullator i saj.

Ky problem eshte shume i zgjidhshem po t’u drejtoheshim dijeve antike, te cilat propozojne si qender te zgjidhjes se ceshtjes qellimin e veprimeve te njerezve, jeten ne te mire te tyre, si kriter i fundit mbi zgjedhjet morale dhe etike.



Publikuar: 26.03.2008 03:50:01
Lexuar: 115 herė
Fjalėt kyēe: Kush, Masmedia, edukon, kush, drejtohemi,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Kjo qė po bėn Thaēi quhet shkombėtarizim Kjo qė po bėn Thaēi quhet shkombėtarizim
Humbja e zgjedhjeve tė fituara ose Obama 2008 Humbja e zgjedhjeve tė fituara ose Obama 2008
Ēka presim nga misioni EULEX?! Ēka presim nga misioni EULEX?!
Monark apo qytetar? Monark apo qytetar?
Karriget antieksploziv tė pushtetit Karriget antieksploziv tė pushtetit
A vlenė sakfrifikimi pėr Maqedoninė A vlenė sakfrifikimi pėr Maqedoninė
Ekonomi e lartė informale nė Bullgari dhe Rumani Ekonomi e lartė informale nė Bullgari dhe Rumani
Ahmedinexhadėt’ dhe kriza financiare nė ‘’Wall Street’’ tė Amerikės Ahmedinexhadėt’ dhe kriza financiare nė ‘’Wall Street’’ tė Amerikės
Maqedonia bėri detyrėn Maqedonia bėri detyrėn
A mund tė fitojė Barak Obama? A mund tė fitojė Barak Obama?
Google Yahoo MSN