Numri i shfrytėzesve tė internetit nė Maqedoni, nė shtatė vitet e kaluara ėshtė rritur pėr 1.210 pėr qind, gjegjėsisht prej 30 mijė nė vitin 2000 nė rreth 400 mijė nė vitin 2007, tregojnė tė dhėnat e publikuara nė ueb sajtin e specializuar statistik Internet uorld stat.
Maqedonia është në mesin e vendeve për rritje më të madhe të numrit të internet përdoruesve, por edhe më tej mbetet pas standardeve europiane dhe shumica e fqinjve të vet. Nga vendet në rajon Maqedonia është para Shqipërisë (15,3%) dhe Serbisë (13,9%), ndërsa pas Kroacisë (35,3%), Greqisë (33,5%), Bullgarisë (21,7%) dhe Bosnja e Hercegovinës (20,3%).
Në Evropë, në mënyrë procentuale, më shumë përdorues në ueb rrjetin global, ka në Islandë (86,3%) dhe në Suedi (75,6%), ndërsa më pak në Vatikan (12,1%) dhe në Ukrianë (11,5%).
Sipas Internet uorld stat, në botë internet përdorin rreth 1,25 miliardë njerëz, më së shumti në SHBA - 211 milionë, në Kinë - 162, në Japoni - 86 dhe në Gjermani 50 milionë.