Nė dritėn e rregulloreve tė rrepta ekologjike dhe rritjes sė ēmimit tė derivateve tė naftės, prodhuesi i automjeteve, Renault, me tė gjitha fuqitė po mundohen tė gjejė mėnyrėn pėr zvogėlimin e shpenzimeve tė automjeteve tė tij.
Në përpjekje për të nxjerrë performansa sa më të mira më shpenzime sa më të vogla, nga Renault kanë njoftuar që së shpejti, në modelet e tij do të integrojnë marshe automatike me lidhje të dyfishtë. Në një intervistë për Automotive News Europe drejtori përgjegjës i Renualt-it për zhvillim, Patrick Pelata, nuk ka folur për afate kohore, mirëpo ka theksuar se, vendosja e sistemeve të reja të marshit nuk do të vonojë shumë.
Prodhuesit konkurrentë si Volkswagen e Mitsubishi, veçmë ofrojnë marshe me lidhje të dyfishtë, derisa nga Fiati kanë njoftuar se me të njëjtin sistem do të pajisin automjetet e tyre, deri në fund të vitit të ardhshëm.
Partneri i Renault-it, Nissan, tanimë ka paraqitur modelin e tij të parë me marsh automatik GT-R. Mirëpo derisa japonezët furnizohen me marshe nga BorgWarner, tani për tani, nuk dihet kush do të jetë furnizuesi i prodhuesit francez të automjeteve