E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Helmimi i fesė
Helmimi i fesė
Helmimi i fesė
Shkruan : Enver Robelli - Shkrimtari maroken Tahar Ben Jelloun, me njė libėr mbi botėn perėndimore pas 11 shtator 2001. Trajton temat e mėdha: urrejtja kundėr tė huajve nė Evropė, terrorizmi, keqpėrdorimi i fesė islame nga nihilistėt islamikė. Mes tė tjerash, dhe njė opinion i rėndė e i pasaktė pėr "Shqipėrinė islamike"

Tahar Ben Jelloun (lexo: Zhelun) është lindur në 1944 në Fès të Marokut. Ka studiuar filozofi në Rabat dhe psikologji në Paris. Jelloun është përfaqësues kryesor i letërsisë frankofone nga Magrebi; vepra e tij letrare dhe eseistike është përkthyer në disa gjuhë. Për romanin "Nata e pafajësisë", në 1997 mori çmimin e mirënjohur "Prix Goncourt". Viteve të fundit Jelloun ka botuar një seri librash eseistikë në formë bisede me vajzën e tij, ku trajton dhe kërkon përgjigje në shumë çështje nga politika, kultura, religjioni – me theks të veçantë në problemet e emigrantëve myslimanë në Evropë. Që nga viti 1971 Jelloun jeton në Paris dhe Marok.

Në librin e fundit "Babi, prej nga vjen urrejtja?", ai i përgjigjet pyetjeve të vajzës mbi problemet më të mëdha të botës pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Në parathënien e librit politikani gjerman Heiner Geissler shkruan se libri i Jelloun-it është një burim iluminizmi, informacioni dhe edukimi – këto, sipas tij, janë armët kryesore kundër urrejtjes dhe fundamentalizmit. Geissler, për vite të tëra një figurë e fuqishme politike në partinë demokristiane CDU të kancelarit Helmut Kohl, pas largimit nga politika aktive u shndërrua në kritik të rreptë të globalizimit njëdimensional dhe të "sistemit ekonomik kapitalist, i cili shkel mbi kufoma". Në parathënie Geissler shkruan se nuk ka qenë Zoti ai që i ka mbytur me gaz hebrenjtë dhe dhjetë mijë myslimanë në Srebrenicë, por kanë qenë dhe janë njerëz që me urrejtjen kundër "të tjerëve" kryejnë këto krime. Megjithatë, shton Geissler, shpresa për pajtim mes popujve ekziston. Pasi Napoloni kishte pushtuar Gjermaninë poeti gjerman Ernst Moritz Arndt, në vitin 1813 shkruante: "E dua urrejtjen, urrejtjen e fuqishme dhe të përhershme të gjermanëve kundër francezëve... urrejtjen flakëruese dhe të përgjakshme, e dua për një kohë të gjatë, e dua përgjithmonë. Kjo urrejtje le të flakërojë si religjion i popullit gjerman". 60 vjet më vonë, gjermanët pushtuan Francën. Poeti francez Paul de Saint-Victor u përbetua në urrejtjen e shenjtë të francezëve kundër gjermanëve: "Nëse dëshirojmë që Franca sërish të arrijë madhështinë e saj, atëherë në shpirtrat tanë duhet ta kthejmë urrejtjen e drejtpërdrejtë, të gjallë dhe të vërtetë. Le ta ushqejmë atë si një zjarr të shenjtë". Urrejtja, siç shihet nga këta dy shembuj, është një epidemi, një lloj sëmundje. Për të kaluar atë duhen politikanë që janë të mençur të shikojnë përtej horizontit të ngushtë të përditshmërisë.

Goditje në zemër

Tahar Ben Jelloun nënvizon në hyrje të librit se spiralja e dhunës pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe përpjekjet për ta ndalur atë, por edhe vullneti për të shpërthyer rolin e viktimës apo të vëzhguesit të paralizuar e kanë shtyrë atë të zhvillojë një bisedë me vajzën e tij. Terrorizimi i Al Kaidës, shkruan Jelloun, e godet botën perëndimore në zemër, sepse është i mishëruar me urrejtje kundër Perëndimit, kundër kulturës së tij, traditave dhe prioriteteve politike. Ky lloj terrorizmi është vështirë të luftohet, sepse ai sulmon në mënyrë perfide civilët (11 shtator 2001 - Neë York, 11 mars 2004 - Madrid, 8 korrik 2005 - Londër) dhe i shmanget ballafaqimit ushtarak. Arabët, por shpesh edhe myslimanët në tërësi tani në Evropë shikohen si kërcënim i demokracive dhe vlerave perëndimore, madje shpesh edhe si rrezik për siguri. Fundamentalizmi islamik provokon reagime ekstreme të palës tjetër: shkrimtari francez Michel Houellebecq ka shkruar se "Islami është fe e çmendur!". Në romanin e tij "Platforma" personazhi kryesor fyen arabët dhe fenë islame.

Jelloun i shpjegon të bijës dhe lexuesve se urrejtja e ringjallur kundër të huajve në Perëndim, në fund të fundit, i shërben nihilistëve të Al Kaidës, të cilët e kanë më lehtë të rekrutojnë terroristë potencialë në mesin e të rinjve myslimanë në Evropë. Një ndër arsyet thelbësore pse shumë myslimanë bien pre e propagandës së krerëve të terrorizmit, Jelloun-i e sheh te kushtet poshtëruese të jetesës së arabëve në vendet e tyre dhe të shumë myslimanëve në Perëndim. Një arsye tjetër është pushtimi i Irakut nga amerikanët. Në traditën e antiamerikanizmit francez Jelloun-i lamenton se amerikanët kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, kanë keqpërdorur fuqinë e tyre dhe kanë shkelur rendin me këmbë kur kanë vendosur të pushtojnë Irakun. Asnjë fjalë të vetme ai nuk e harxhon për regjimin e Sadam Huseinit, i cili hyn në galerinë e diktatorëve më të egër në 50 vjetët e fundit.

E qëlluar, ndërkaq, është analiza e Jelloun-it sa i përket ndjenjës që kanë shumë arabë ndaj Perëndimit: "Arabët e kuptojnë historinë më të re të tyre si pasojë të poshtërimeve nga ana e Perëndimit, në fillim të të cilave qëndron tronditja e kolonizimit dhe sot arrin kulmin e padrejtësisë në Irak dhe në konfliktin palestinezo-izraelit". Nga ana tjetër, shumë islamistë jetojnë mes dy kulturave dhe janë në kërkim të identitetit. Ata, sipas Jelloun, jetojnë në shtete të korruptuara dhe të prapambetura, ku sundon joliria dhe mbretëron padrejtësia. Perëndimi i josh, ai është sinonim lirie, përparimi dhe pasurie; njëkohësisht ata e hedhin poshtë Perëndimin për shkak të sundimit të individit, materializmit dhe traditave, të cilat, sipas tyre, janë të kalbura dhe të papërshtatshme për fenë islame. Politika në shtetet e tyre nuk ka çfarë t'iu ofrojë. Socializmi ka marrë fund, nacionalizmi arab ka vdekur, uniteti i shteteve arabe është një mit. Në këtë zbrazësirë, sipas Jelloun, futen islamistët me ideologjinë e tyre përjashtuese, sepse "Islami nuk është vetëm fe shpirtërore, por edhe politike, një udhërrëfyes moral i veprimit të njeriut në përditshmëri".

Vahabizmi dhe Al Kaida

Jelloun shkruan se terrorizmi i Al Kaidës ndikohet fuqishëm nga vahabizmi, një ideologji fetare e vendosur në shekullin e 18-të nga sheiku Mohamed Ibn Abdel Vahab, i cili përjashton çdo interpretim teologjik të Islamit dhe çdo ndikim të jashtëm, sidomos logjikën dhe shkencën empirike, por edhe sufizmin dhe mistikën islamike. Mbi këtë bazë Abdel Vahabi "zhvilloi një interpretim dogmatik të islamit, i cili hedh poshtë çdo modernizëm, çdo dialog jo vetëm mes feve, por edhe mes drejtimeve të tjera fetare islame dhe çdo hapje ndaj kulturave të tjera. (...) Vahabizmi aplikon sharinë – ligjin hyjnor – fjalë për fjalë: vjedhësve u pritet dora, gratë që tradhtojnë burrat mbyten me gurë, në shoqëri gratë dhe burrat ndahen sistematikisht, çdo pranim i kamatës është i ndaluar. Kështu ka qenë gjatë edhe në Evropën e krishterë, por vahabizmi sillet sikur bota të mos kishte ndryshuar fare që nga Mesjeta. Edhe sot gratë duhet të jenë të mbuluara nga koka të këmbët, nuk guxojnë të ngasin vetura dhe të flasin publikisht".
Për të përhapur versionin e tyre jotolerant të Islamit sauditët përmes fondacioneve dhe organizatave bamirëse financojnë në mbarë botën ndërtimin e xhamive dhe shkollave kuranore, shkruan Jelloun. Apeli i tijështë i thjeshtë: paqja arrihet përmes dialogut; jo armët e zjarrit, por armët e mendjes janë të suksesshme në aspektin afatgjatë. S'duhet të jetë Bin Ladeni inspirim për besimtarët myslimanë, por filozofia islamike.
Në zhvillimin lëvizjes vahabiste një rol paradoksal ka luajtur Amerika: pas pushtimit të Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik shumë myslimanë nga vendet arabe shkuan për të mbështetur "vëllezërit afganë" në luftë kundër sovjetikëve. Këta myslimanë, mes tyre edhe Osama Bin Ladeni, u mbështetën me armë dhe para nga SHBA në rezistencën kundër trupave të Moskës. Pas largimit të sovjetikëve nga Afganistani pushtetin e morën talibanët, "nxënësit e Kuranit", të cilët instaluan një regjim mesjetar. I favorizuar prej këtyre rrethanave Bin Laden, bashkë me zëvendësin e tij egjiptian, Ajman Al Zavahiri, filloi të propagandojë luftën kundër Perëndimit dekadent, e cila eskaloi definitivisht më 11 shtator 2001.

Tahar Ben Jelloun saktëson se ideologët islamistë i rekrutojnë terroristët vetëvrasës në shtresën e paperspektivës në vendet arabe, ndër të tjera edhe me premtimin absurd se secilin atentator vetëvrasës e presin në parajsë 72 virgjëresha. Skandaloz dhe absurd është mendimi i Jelloun se "në Bosnjë, Algjeri, Kashmir, Shqipëri dhe në Filipine luftohet nën bajrakune xhihadit". Skandaloz dhe absurd për shkak se as në Bosnjë dhe as në Shqipëri nuk ka pasur luftë xhihadi. Bosnja është ballafaquar me probleme të theksuara pas ardhjes së ekstremistëve myslimanë në ndihmë vëllezërve të tyre fetarë gjatë luftës në viteve 90-të; në Shqipëri në fillim të viteve 90 u futën figura të errëta të ekstremizmit fetar islamik për shkak të naivitetit dhe gabimeve të qeverisë së presidentit të atëhershëm Sali Berisha. Të dy këto vende, ndërkohë, kanë luftuar përpjekjet për infiltrim nga ana e organizatave gjoja bamirëse arabe. Ky ballafaqim nuk ka përfunduar ende dhe kërkon një vetëdijesim të opinionit mbi rrezikun që vjen nga fashizmi i gjelbër i Bin Ladenit dhe guvernatorëve të tij të terrorit.

Të huaj në Evropë

Ndonëse libri është ndërtuar në trajtë pyetje-përgjigje mes bijës dhe babait, nuk është një vepër sipërfaqësore. Jelloun-i ofron përgjigje konkrete për problemet e të rinjve myslimanë në Evropë. Ai kritikon getoizimin e tyre, refuzimin që të shkëputen nga shikimi i programeve televizive nga atdheu, programe s'kanë të bëjnë me jetën e të rinjve në Evropë. "Shumë myslimanë kështu mbesin të huaj ndaj kulturës dhe mentalitetit të Evropës, izolohen. Shumë duan t'i edukojnë fëmijët tradicionalisht, pra në mënyrë islamiste dhe dëshirojnë që fëmijët e tyre t'i kërkojnë partnerët e jetës jo në Evropë, por në atdheun e prindërve – disa madje i detyrojnë për një martesë të tillë". Jelloun-i qorton edhe vendet perëndimore që në vitet '60-'70 kanë rekrutuar me mijëra punëtorë nga Turqia, Magrebi, Ballkani, por pastaj, nuk janë interesuar për integrimin e tyre. Vende si Holanda kanë financuar shkolla kuranore dhe kanë lejuar që edhe në shkollat publike vajzat të bartin simbole religjioze si shamia, të refuzojnë të marrin pjesë në orët e gjimnastikës (sidomos në not) ose të bojkotojnë orët e biologjisë, sepse aty jepet mësim mbi zbulimet shkencore, të cilat janë në kundërshtim me pretendimet e fesë. Sa i përket shamisë, Jelloun-i shkruan se "në Kuran janë disa vargje lidhur me shaminë. Por, askund nuk shkruan që një grua myslimane duhet të shkojë në shkollë me shami apo që ajo nuk bën të trajtohet nga mjeku në spital. Ky është një interpretim i tepërt dhe është madje në kundërshtim me frymën e Islamit". Me përjashtim të disa gabimeve të rënda, të cilat i përmendëm më lart, libri i Tahar Ben Jelloun është një kontribut në debatin shpeshherë emocional mbi raportet mes Perëndimit dhe Lindjes, mes feve të ndryshme dhe kulturave të llojllojshme.




Publikuar: 26.03.2008 07:35:52
Lexuar: 134 herė
Fjalėt kyēe: Helmimi, fesė, shkrimtari, maroken, Tahar, Bin,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Shtepia e Cabejt ne projektet e UNESCO-s Shtepia e Cabejt ne projektet e UNESCO-s
Propaganda dje, e vėrteta sot Propaganda dje, e vėrteta sot
Klubi 27, kthimi i tė vdekurve Klubi 27, kthimi i tė vdekurve
Dy fjalė pėr librin Dy fjalė pėr librin
Kolegji Kolegji "Jahja Kemal" mblodhi nxėnėsit e gjithė Ballkanit
Polovina: Polovina: "Ben Blushi ka bėrė spektakėl me Skėnderbeun
Merr frymė nė kuti parfumi Merr frymė nė kuti parfumi
"Vitet e Martesės", rikthen nė ekran Drita Pelinkun
Autorėt franēeskanė nė kulturėn shqiptare Autorėt franēeskanė nė kulturėn shqiptare
Ēdo tė Hėnė me ēikat e Prishtinės Ēdo tė Hėnė me ēikat e Prishtinės
Google Yahoo MSN