Tre vendet e para nė listėn e videove mė tė shikuara nė you tube shkojnė tek kėngėtarėt kosovarė. Ēuditėrisht mė i klikuari ėshtė Shpat Kasapi dhe videoja e kėngės Sonte do tė pi.
Edhe pse disa nga bukuroshet shqiptare e kosovare kanë lanccuar këngë të reja në këtë fillim viti një mashkull ka arritur të tërheqë më shumë vëmendjen e publikut.
Kështu videoklipi i Shpatit ka qenë më i shikuar edhe në raport me videot e reja të Adelinës, Zanfinës, Çiljetës apo Ingrit Gjonit. Në vendin e dytë qëndron sërish një bashkëpunim këngëtarësh kosovarë. Kënga All Night e kënduar nga Etno Engjujt, Lyrical Son, Kaos, Besnik Qaka ka lënë pas në vendin e tretë klipin e këngëtares së njohur kosovare Adelina Ismajli dhe këngën dedikuar të dashurit të saj, Trimit tim.

adelina
Megjithatë duke llogaritur faktin, që të gjitha këto klipe nuk janë postuar në internet në të njëjtën kohë, vlen për tu theksuar që klipi i Adelina Ismajlit ka pasur numrin më të madh yt klikimeve në harkun më të shkurtër kohor.
46.814 vizitorë brenda 10 ditëve, ndërsa klipet e vendit të parë dhe të dytë, kanë më shumë se një muaj, që qëndrojnë në internet. Sipas albaniac, që publikon të dhënat në internet, videoja e Shpatit numëron 84.228 klikime, vendi i dytë shënon 47.111 vizita dhe Adelina ka tërhequr vëmendjen e 46 814 fansave.