E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Si krijohen planetet?
Si krijohen planetet?
Si krijohen planetet?
Zbulimi i ekzoplaneteve ka pasuruar me tej, pa e vene ne dyshim, modelin standart te krijimit te planeteve. Sipas ketij modeli planetet krijohen nga re te dendura pluhuri dhe gazi. Ky proces kalon ne 4 etapa kryesore.

1- Ngjeshja e pluhurit

Ne efektin e force qendersynuese (centrifugale) reja e pluhurit qe rrotullohet rreth nje ylli fillon te ngjishet ne qender, duke u ralluar gjithnje e me shume ne periferi te saj. Edhe pse forca e gravitetit midis ketyre kokrizave eshte shume e vogel pas disa mijera vitesh ato arrijne te bashkohen me njera tjetren duke formuar gure te vegjel ne madhesine e nje topi golfi.

2- Shfaqja e protoplaneteve

Me shfaqjen dhe rritjen e gureve te vegjel, forca e gravitetit fillon te hyje ne loje. Guret ose blloqet e gureve me te medhenj fillojne te terheqin drejt vetes ata me te vegjel, duke krijuar keshtu te ashtuquajturit protoplanete. Keta te fundit do te terheqin rreth vetes te gjitha thermijat qe do te gjejne ne orbiten e tyre rreth yllit qendror. Krijohen keshtu hapesira boshe ne rene e madhe te pluhurit. Keto hapesira do te percaktojne orbitat e planeteve te ardhshem.

3- Formimi i planeteve

Blloqet e paqendrueshme fillojne te perplasen midis tyre duke u shkrire keshtu ne nje planet te vetem. Masa e madhe qe kane fituar planetet i ben ata te terheqin edhe gazin qe ndodhet perreth duke krijuar keshtu atmosferen e tyre.

4- Krijimi i sistemit

Per shkak te mungeses se materies, pas disa dhjetra miliona vitesh planetet ndalojne se evoluari, orbitat e tyre stabilizohen dhe sistemi merr formen e tij perfundimtare. Nje sistem i ri u krijua.
Edhe pse idete e krijimit te planeteve nga nje re gazi dhe pluhuri jane hedhur qe ne shekullin e 18 nga Laplas, zbulimet e reja vazhdojne te plotesojne modelin baze, i cili behet gjithnje e me shume bindes dhe i sakte.



Publikuar: 02.04.2008 06:26:35
Lexuar: 176 herė
Fjalėt kyēe: Planetet, krijohen, zbulimi, pluhurin, efekti,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Majmuni me dorė tė robotizuar Majmuni me dorė tė robotizuar
Zhgenjimi i Titanit Zhgenjimi i Titanit
Google investon ne kerkimet mbi ADN-ne Google investon ne kerkimet mbi ADN-ne
Qelizat e padiferencuara luftojne infeksionet Qelizat e padiferencuara luftojne infeksionet
Gjatė Lojėrave Olimpike vetėm ushqime organike Gjatė Lojėrave Olimpike vetėm ushqime organike
"Discovery" mbėriti nė stacionin ndėrkombėtarė
A e shpėton lėnia e duhanit jetėn e grave? A e shpėton lėnia e duhanit jetėn e grave?
Shqiptaro- Amerikani shpik sistemin e ri pėr leximin e kompjuterit personal nga largėsia Shqiptaro- Amerikani shpik sistemin e ri pėr leximin e kompjuterit personal nga largėsia
Shkencėtarėt janė pranė realizimit tė rrobave tė padukshme Shkencėtarėt janė pranė realizimit tė rrobave tė padukshme
Imazhet mė tė bukura shkencore pėr vitin 2008 Imazhet mė tė bukura shkencore pėr vitin 2008
Google Yahoo MSN