Ngasėsi mė i mirė nė historinė e Formula 1, Michael Schumacher nuk ka ndėrmend qė tė fillojė karrierė tė re sportive, ka bėrė tė ditur oėr Reutersin.
Por edhe krahas deklaratës së tij, Schumacher, kohëve të fundit ka pasur paraqitje të shpeshta në testet e ekipit italian të Dukati.
"Kam filluar të pëlqej atë 6 muaj më parë. Nuk kam bërë mjaft gara me to. Në gara me 4 goma kam qenë mjaft i suksesshëm, që do të thotë se mjaft lehtë mund të adaptohesh edhe në garat me 2 goma. Nuk kam ndërmend që të bëhem Casey Stoner ose Valentino Rossi, i ri. Po të kisha dashur që të isha ngasës profesionist i motoçikletës atë është dashur që ta bëja 20 vjet më parë", ka thënë Michael Schumacher.
Ekipi italian Dukati kishte kërkuar shërbimet e Schumacherit, pasi test piloti i tyre Vittoriano Guareschi ishte lënduar. Për 39 vjeçarin Schumacher ishte kjo hera e dytë që ka kryer teste për Ducatin. Me motorin e ri GP8 ai kishte kaluar 48 xhiro dhe kishte shënuar kohën më të mirë 1 minutë 58 sekonda.