Kishin vendosur tė jetonin tė dy nė Marsejė, por duket se nuk ka shkuar aq mirė kjo aventurė.Prej gati dy muajsh, Lorik Cana dhe Hana, ish-Miss Gjakova, figurojnė tė ndarė.
Një burim pranë futbollistit të kombëtares tha për Bluetooth, se mesfushori kuqezi tashmë mund të konsiderohet deri diku me statusin e beqarit. Deri diku, sepse flitet se Cana prej disa javësh ka gjetur një dashuri të re, ndonëse nuk e ka bërë ende publike.
Bëhet fjalë për një vajzë franceze, emri dhe të dhënat e së cilës nuk dihen. Po kështu, sa u përket motiveve të ndarjes nga Hana, nuk përjashtohet që ato të kenë qenë për shkaqe pune, nisur nga fakti se bukuroshja nga Gjakova punonte pranë një institucioni bankar dhe i duhej të linte shumë gjëra për të shkuar të jetonte në Francë.