E hėnė, 13.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Pėr t’u mbushur mend
Pėr t’u mbushur mend
Pėr t’u mbushur mend
Nebi MĖRSELI- Kjo qė i ndodhi Maqedonisė nuk ėshtė pėr keqardhje. Ėshtė epilog i pritur. Ėshtė pasojė e krenarisė sė rrejshme, tė ngritur nė ortekun e historisė sė pėrmbysur. Kreatura shtetėrore e Maqedonisė nuk ia diti hallin vetes deri tė mėrkurėn, kur u ndal anėtarėsimi nė NATO. Cėrvenkovski, Gruevski dhe krejt establishmenti politik maqedonas duhen tė ulėn e qesin gishtin nė kokė. Tė shtrijnė kėmbėt sa e kanė jorganin. E jo tė improvizojnė me emocione pėr shtet. Le tė pozojė tash Gruevski sa tė dojė para Lekės sė Madh. Grekėt dėshmuan se janė tė vendosur nė politikė. Nuk lėshuan pe pėr emrin dhe janė shembull se si duhet vepruar nė konteste diplomatike.

Për keqardhje janë shqiptarët e Maqedonisë. Nevzat Halili, Abdurrahman Aliti, Arbën Xhaferi, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe së fundi Bardhyl Mahmuti, nuk arritën Maqedoninë ta bëjnë tamam shtet siç e duan shqiptarët, por shtet siç e donin maqedonasit dhe këta politikanë shqiptarë. U bë edhe lufta dhe gama mentale e maqedonasve nuk ndryshoi. Ata e përmbysën edhe këtë luftë dhe vazhduan me avazin e vjetër duke korruptuar politikisht shqiptarët. Por, dushi i ftohtë i Bukureshtit, ndoshta do t’i kthjellojë dhe esëll të veprojnë në të ardhmen. Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe përmbushja e obligimeve të Marrëveshjes së Ohrit janë gjërat që brenda natës duhet kryer. Dhe çështjes së emrit përfundimisht duhet vënë kapakun. Janë dy opsione të pranueshme. S’kanë më çfarë qesin brirë maqedonasit. Tash, po të ishin shqiptarët të mençur, kanë rastin të kushtëzojnë maqedonasit për çështjet e kamotshme të pazgjidhura. Tash duhet PDSH-ja të dalë nga qeveria. Ka arsye të mëdha. Ndërsa BDI-ja mund të mbledhë mend e të mos bëjë vrap pas Gruevskit dhe Cërvenkovskit. Kundërshtari sulmohet kur është më i dobët. Edhe në politikë vlen ky parim. Kuptohet jo për të çuar ujë në mullirin grek, por për të arritur qëllimet e shqiptarëve, të cilët janë deklaruar se duan të jetojnë në këtë shtet të brishtë, por me barazi të plotë. Në situatën e lënduar dhe të palakueshme që e kanë maqedonasit, pozicioni lëndues mund të jetë edhe më goditës, ngase grekët me mekanizmin e vetos vazhdimisht do të kenë përparësi të madhe. Edhe nëse Maqedonia shpëton nga vetoja për anëtarësim në NATO pa e ndërruar emrin, atëherë e pret vetoja tjetër – në Bashkimin Evropian. Shqiptarët nuk duhet të bëjnë sehir në këto që po ndodhin. Por, presionin duhet shtuar. Tekefundit, shqiptarët asgjë nuk kanë humbur. Le të mendojnë për këtë dështim maqedonasit. Le të mendojnë për dështime të radhës. Natyrisht, nëse nuk mbushen mend.



Publikuar: 04.04.2008 05:37:54
Lexuar: 45 herė
Fjalėt kyēe: Nebi, mbushur, mend, NATO, gruevski,
  


Lajmet e fundit
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian
Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare



Lajmet te ngajshme
Lobimi i ēmendur nė Moskė Lobimi i ēmendur nė Moskė
Shqiptarėt s’janė lexues – shqiptarėt janė shkrimtarė! Shqiptarėt s’janė lexues – shqiptarėt janė shkrimtarė!
Mumjet dhe Faraoni Mumjet dhe Faraoni
Pėrmasat e ekonomisė gri mbeten tė larta nė Bullgari, Rumani Pėrmasat e ekonomisė gri mbeten tė larta nė Bullgari, Rumani
Themelet e Evropės Themelet e Evropės
Pranojeni Kosovėn Pranojeni Kosovėn
Mafia, imunitetet dhe dopjo-ligji Mafia, imunitetet dhe dopjo-ligji
Dimensionet e munguara tė shtetit! Dimensionet e munguara tė shtetit!
Miti i kthimit tė trurit Miti i kthimit tė trurit
Proskinezi fizike apo mendore?! Proskinezi fizike apo mendore?!
Google Yahoo MSN