Ka filluar sėrish xhirimi i dramės rreth Holokaustit, The Reader, qė ishte ndėrprerė pėr shkak tė largimit tė Nicole Kidmanit. Filmi ndaloi sė xhiruari vitin e kaluar, pasi Kidman u detyrua tė largohej pėr shkak tė shtatzėnisė.
Zëvendësja e Kidmanit është Kate Winslet, e cila në film luan rolin e një roje të një kampi përqendrimi. Në film paraqiten edhe aktorët Ralph Fiennes dhe Bruno Ganz.
Filmi është i bazuar në novelën e autorit gjerman, Bernhard Schlink, ndërsa xhirimi është duke u bërë në Berlin.