Tenistja amerikane Serena Williams, nė krye tė serisė numėr 8, fitoi turneun WTA nė Miami, pasi mundi serben Jelena Jankovic (nr.4), me rezultatin 6-1, 5-7 6-3, nė ndeshjen finale.
Katër herë kampionia nga 2002, 2003, 2004 dhe vitin e kaluar, Serena Williams fiton kështu titullin e pestë, duke u barazuar me gjermanen Steffi Graf si tenistja me më shume tituj në Miami. 26-vjeçarja numëron tashmë 30 tituj në trofetë e saja, mes të cilëve 8 tituj të Grand Slem. Ndeshja finale zgjati 2 ore e 25 minuta.
Fondi shpërblyes i turneut në Miami ishte 3.7 milion dollarë amerikan, ndërsa fitueses i kanë takuar 590 mijë dollarë.