E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Stil > Dua parfumin tim!
Dua parfumin tim!
Dua parfumin tim!
Tashmė gjithkush mund ta ketė njė parfum me emrin e vet. Spruconi njė fragrancė, hidhni sipėr njė tjetėr: do pėrftoni njė tė tretė, fare tė re. Janė parfumet “e bėra vetė”, qė kėnaqin dėshirėn pėr tė qenė unike.

Një aromë e suksesshme në çastin e lançimit, arrin të shesë deri në pesëqind mijë shishka. Përkthimi: gati gjysmë milionë persona për ca kohë “parfumosen” njëlloj. Kështu lindin kultet, eau de toilette-t që bëhen aromat e një brezi, simboli i një periudhe.

Po jo të gjitha janë të joshur nga një parfum mit. Ka nga ato që në të kundërt janë në kërkim të veçantisë, të asaj fashe arome që nuk harrohet. Këto hundë “të vështira” mund të gjejnë aromën e preferuar falë një horizonti të ri të parfumerive: mbivendosja e fragancave. Zgjedhin dy apo tre dhe i përziejnë. Rezultati është i rrallë, i pazakontë.

Aroma "joglobale"

"Të apasionuarit pas parfumeve "personale" janë bërë më kompetentë se specialistët", thonë krijuesit e aromave. "Për këtë kategori të publikut, mundësia për të përzierë fragrancat është një formë argëtuese për të kënaqur dëshirën për ekskluzivitet". Kur oferta nuk kënaq më dhe aromat kanë humbur një pjesë të aureolës së tyre, atëherë parfumi krijohet drejtpërdrejt nga ajo që do ta përdorë. Dëshira për personalizim, që haset dhe në fusha të tjera, shihet si një kundërpërgjigje për standardizimin e shijeve: "Ekziston ambicia për të pasur diçka të veçantë, që shkon tej shijeve të çastit", shpjegojnë specialistët. "Mbivendosja në fakt është një filozofi prej më shumë se dhjetë vitesh. Një numër i madh aromash kanë karakteristika që pranojnë miksim. Është një lojë që lejon të përdoret një aromë e ndryshme çdo herë, sipas humorit, veshjes".

Parfum
Parfum


Ekuacione të parfumuara

Firma të ndryshme parfumesh kanë teknika të ndryshme për përzierjen e aromave. Disa propozojnë sprucimin e fragrancave njëra mbi tjetrën. Disa përziejnë pika të ndryshme esencash në një mbajtës të përbashkët. Disa madje, e gjejnë zgjidhjen në përdorimin e një shampoje trupi, kremi dhe pastaj parfumi të të gjitha të nuancave të veçanta. Disa firma parfumesh kanë hedhur në treg parfume të rinj, që janë përzierje e atyre ekzistuese. Bëhet fjalë për një fenomen në këtë pikë.
Por jo gjithmonë përzierja është produkt i dëshirës. Duhen ndjekur rregulla: Shumë prej fragrancave të pranishme në treg, të përftuara ekskluzivisht nga esenca sintezash, nuk mbivendosen, janë parfume “të përfunduar”, të plotë tashmë. Pastaj duhet një çelës që ta lehtësojë miksimin. Për shembull, mund të kombinohen aroma frutash, të cilat janë të një natyre të ngjashme, si limon dhe portokall. Ose një mënyrë tjetër: të vendoset një fragrancë e ngrohtë poshtë një të freskëte, apo një eau de toilette nën një eau de cologne”.
Megjithatë, përsëri specialistët thonë se nuk ka rregulla të prera. “Nuk është e thënë që nuancat të përputhen. Ka të tilla që kombinohen për mrekulli, të tjera që me zor pranojnë shoqëruese. Më të vështira janë lulet: vjollca është ndër më pak miqësoret”.

Çfarë ka në ajër vallë?

Tashmë nëpër qytetet kryesore të modës disa nga parfumeritë më në zë ofrojnë dhe këtë shërbim për klientët e tyre, më së shumti VIP. Bëhet fjalë për këshillimin për përzierjen e nuancave sa të krijohet një unike. Por ndërsa VIP-at janë më të nxituar sepse i tremben paparacëve, të tjerët përfitojnë me të vërtetë shumë. Nuk dalin nga dyqani pa pasur një parfum me emrin e tyre.
Këtë mund ta bëjë gjithkush. Madje duke nisur nga tani. Duke shfrytëzuar milimetrat e fundit të shisheve të vjetra të parfumeve, por që shkojnë me njëra-tjetrën, arrin të kesh një parfum të ri. Askush nuk do ta njohë mes aromave me të cilat hunda është mësuar dhe kur do ju pyesin se ç’aromë është kjo, jo vetëm për sekret, do ta keni të vështirë të përgjigjeni.


Publikuar: 07.04.2008 06:22:55
Lexuar: 197 herė
Fjalėt kyēe: Dua, parfumin, kenaqin, deshiren, unike,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Thonjtė e shkurtėr e tė zinj, trend i ri vjeshtor Thonjtė e shkurtėr e tė zinj, trend i ri vjeshtor
Jaka? E lidhur fjongo Jaka? E lidhur fjongo
Oskari dhe moda e fustanave Oskari dhe moda e fustanave
Puma , Nike , Fila ... apo ... ? Puma , Nike , Fila ... apo ... ?
Disa mėnyra pėr tė larguar stresin Disa mėnyra pėr tė larguar stresin
Zeshkania, biondina Zeshkania, biondina
Stilistėt, nė verė sandalet, prakticitet dhe elegancė Stilistėt, nė verė sandalet, prakticitet dhe elegancė
Gėrshėrė mbi sy Gėrshėrė mbi sy
Dhėndėr ideal i vitit 2008 Dhėndėr ideal i vitit 2008
French manicure me tri levizje French manicure me tri levizje
Google Yahoo MSN