E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ndėrsa Kosova vėshtron pėr ushtrinė e ardhėshme, NATO ende brenda saj pėr njė kohė tė gjatė
Ndėrsa Kosova vėshtron pėr ushtrinė e ardhėshme, NATO ende brenda saj pėr njė kohė tė gjatė
Ndėrsa Kosova vėshtron pėr ushtrinė e ardhėshme, NATO ende brenda saj pėr njė kohė tė gjatė
Nga Blerta Foniqi Kabashi-Ndėrsa KFOR vazhdon tė ruajė paqen nė Kosovė, po bėhen plane pėr tė ndihmuar vendin e ri tė marrė pėrsipėr sigurinė e vet.

Brenda këtij viti, Kosova pret të ketë ushtrinë e vet, që do të quhet Forca e Sigurisë e Kosovës (KSF). Krahasuar me forca të tjera ushtarake në Evropë, KFS do të jetë e vogël dhe e paisur lehtë; madhësia e saj do të kufizohet në 2,500 trupa aktive dhe 800 rezervistë. Ajo do të jetë kryesisht përgjegjëse për reagimin ndaj krizave, çmontimin e paisjeve të paplasura dhe mbrojtjen civile.

Planet janë për të zhvilluar një forcë nga organizata e tanishme e reagimit të urgjencës, Trupat Mbrojtëse të Kosovës (KPC). Krijuar tetë vjet më parë nën mbikqyrjen e UNMIK dhe KFOR, ajo u përfshi në veprimtari të tilla si zjarrfikjet, kërkimin dhe shpëtimin dhe ndihmën mjekësore. Mbështetja financiare vjen nga donatorë të tillë si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Komisioni Evropian.

KPC është në thelb, e paarmatosur, me vetëm 200 anëtarë të saj të autorizuar të mbajnë armë. Shumica në KPC megjithatë erdhën nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) tani e shpërbërë dhe përvoja e tyre ushtarake mund të japë boshtin e asaj që një ditë do të jetë ushtria e Kosovës.

"Shumë shpejt, gjatë periudhës së tranzicionit, Kosova do të ketë një ministri të mbrojtjes, që do të mbikqyrë procesin e transformimit të KPC në KSF," spjegoi nënkryeministri Hajredin Kuçi për Southeast European Times.

Sipas presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, KSF po formohet me objektiva të largëta të integrimit në NATO në mendje. "Procesi është tashmë në zhvillim dhe brenda një viti forca e re e sigurisë së Kosovës do të ngrihet sipas standardeve të NATO-s," tha ai.

Transformimi i KPC në KFS është parashikuar nga plani i statusit të paraqitur nga i dërguari i mëparshëm i OKB Marti Ahtisaari. Ndonse Këshilli i Sigurimit i OKB nuk qe në gjendje të binte dakord me propozimin e tij, krerët e Kosovës janë zotuar ta përdorin atë si bazë për ndërtimin e një demokracie shumëetnike. Sipas planit të Ahtisaarit, KSF do të jetë një përpjekje e përbashkët midis Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar, sapo fondet dhe burimet të jenë në dispozicion.

Në një intervistë me Southeast European Times, komandanti i KPC, Sylejman Selimi foli rreth zhvillimit të planifikuar të KSF dhe rolit të saj në një Kosovë të pavarur.

"Qeveria dhe parlamenti i Kosovës po përgatisin kuadrin ligjor. Pas kësaj periudhe, ne do të nisim fazën e zbatimit," tha Selimi. "Viti 2008 do të jetë një vit i tranzicionit, përgjegjësive dhe sfidave dhe unë besoj se qeveria do të përmbushë detyrimet e veta. Ne si KPC kemi detyrat tona afat-shkurtëra e afat-gjata."

Garantimi i sigurisë për Kosovën nuk është detyrë e lehtë. Tensionet etnike që zgjasin, kombinuar me vështirësitë ekonomike mbeten një përzjerje shpërthyese dhe përplasja aktuale me serbët e Kosovës, që kanë refuzuar deri tani të njohin pavarësinë e Kosovës apo autoritetin e institucioneve të saj, kërcënon të pëshkallëzojë tensionet.

Megjithë kërcënimet për ndarjen, Selimi beson se forca e re do të jetë në gjendje të vendosë praninë e saj në të gjitha rajonet e Kosovës. "Kjo nuk do të jetë një sfidë," tha ai. "KSF do të jetë pranë trupave të NATO-s. Unë besoj se KSF do të operojë në tërë territorin e Kosovës dhe kjo nuk do të jetë një sfidë por një detyrë."

KPC e tanishme ka shumë anëtarë nga komunitetet e pakicës dhe pasardhësja e saj nuk do të jetë ndryshe, thotë Selimi, duke shtuar se me kohë, serbët do të bëhen të ndërgjegjshëm se është në interesin e tyre të jenë pjesë e KSF. "Ne tani kemi shtetin tonë. Ne duhet të punojmë për Kosovën e re. Së bashku me të gjitha komunitetet, ne do të ngremë Kosovën," tha ai.

Për tani, megjithatë, do të kërkohet një prani e fortë ndërkombëtare. NATO pret të ketë trupa në Kosovë për shumë vjet, deri sa vendi të stabilizohet mjaft për të qenë në gjendje të marrë mbi vete të gjitha rolet e sigurisë.

"KFOR ka një mandat për të mbajtur situatën e sigurisë në Kosovë. Ky është misioni në kuadrin e rezolutës 1244," ka thënë në shumë raste komandanti i forcës shumëkombëshe Ksavie dë Marnhak.

Kjo do të thotë se duhet ca kohë përpara se KSF të bëhet në fakt një ushtri e shtetit. Prapë, thotë Selimi, nuk duhet të ketë dyshimpër objektivin përfundimtar: krijimin e forcës ushtarake të një shteti të pavarur. "Edhe pse ushtria e Kosovës do të quhet Forca e Sigurisë e Kosovës, ajo do të jetë [megjithatë] ushtria e Kosovës," tha ai.

Të takuar në Slloveni gjatë shkurtit, ministrat evropianë të mbrojtjes ranë dakord që 16,000 paqeruajtës të NATO-s të mbeten kyçi në ruajtjen e stabilitetit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Protestat e dhunëshme në Mitrovicë kanë nënvizuar nevojën për KFOR, me trupat shumëkombëshe të thirrura për të rivendosur rendin pas sulmeve ndaj policisë së OKB.

Prapë, thonë krerët e BE, Kosova nuk mund të mbështetet në një forcë të jashtme pafundësisht. "Ne duam të ngremë Trupat Mbrojtës të Kosovës dhe duam të ndërtojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës që Kosova të jetë në gjendje vetë të garantojë sigurinë e vet," citoi AP ministrin gjerman të mbrojtjes Franz Josef Jung të thoshte në samitin e shkurtit.

Ngritja e aftësive ushtarake shkon dorë për dore me përpjekjet për të ndërtuar institucionet e Kosovës dhe vendosjen e rendit të ligjit. Të gjitha po ndërmerren me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar nën përkrahjen e planit të Ahtisaarit.

Propozimi i Ahtisaarit kërkon që KPC të shkrihet pas një periudhe një-vjeçare tranzicioni. KSF e re pritet të jetë vetëm gjysma e madhësisë së paraardhëses, që aktualisht punëson mbi 5,000 vetë.

Bazuar në vështirësitë e punësimit të Kosovës, papunësia midis të rinjve shkon deri në 70%, askujt nuk ja ka qejfi të shohë mijra vetë, shumica me familje për të mbajtur, të flaken nga puna.

"Është e qartë se anëtarët e KPC janë të merakosur sepse është e kuptueshme që jo të gjithë anëtarët e KPC do të bëhen anëtarë të KSF," pranon Selimi. "Ne po përpiqemi të gjejmë një udhë më të mirë," tha ai. Krerët e Kosovës dhe zyrtarët ndërkombëtarë po ashtu shpresojnë se pavarësia do të thotë përparim në rindërtimin e ekonomisë së Kosovës, që shumica e pranojnë si problemi më i ngutshëm që cënon të ardhmen e shtetit të ri.




Publikuar: 08.04.2008 03:38:02
Lexuar: 89 herė
Fjalėt kyēe: Ndėrsa, Kosova, NATO, brenta, Blerta,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Zimbabve nė tatėpjetėn ekonomike Zimbabve nė tatėpjetėn ekonomike
Si po manipulohet me minierėn Si po manipulohet me minierėn "Sibovc" ?
Diplomacia reale dhe nevojat e Shqipėrisė Diplomacia reale dhe nevojat e Shqipėrisė
Politika e jashtme shqiptare, njė disfatė e vazhdueshme Politika e jashtme shqiptare, njė disfatė e vazhdueshme
Kosova ėshtė e gatshme tė lėvizė fuqishėm nė drejtim tė BE-sė dhe NATO-s Kosova ėshtė e gatshme tė lėvizė fuqishėm nė drejtim tė BE-sė dhe NATO-s
Gjashtė pikat dhe Republika Neutrale e EULEX-it Gjashtė pikat dhe Republika Neutrale e EULEX-it
Lindja e vendeve tė BRIK-ut Lindja e vendeve tė BRIK-ut
Ne duhet te cojme boten drejt stabilitetit financiar Ne duhet te cojme boten drejt stabilitetit financiar
Presidencialet USA 2008, dhe shqiptarėt Presidencialet USA 2008, dhe shqiptarėt
Mediet dhe politika Mediet dhe politika
Google Yahoo MSN