E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Padi kolektive kundėr Telekomit gjerman
Padi kolektive kundėr Telekomit gjerman
Padi kolektive kundėr Telekomit gjerman
Ditėn e hėnė filloi nė gjykatėn e landit nė Frankfurt me vonesė dhe pa sensacione procesi gjyqėsor civil, mė i madhi nė historinė e ekonomisė nė Gjermani.

Rreth 16.000 paditës duan që Telekomi gjerman t'u kthejë paratë nga humbja e vlerës së aksioneve të Telekomit. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces prekin një toke të re në aspektin juridik. Sepse në Gjermani nuk është praktikë e njohur si në Amerikë, që të ketë padi kolektive. Madje për këtë u nxorr një ligj i ri.

Aksionet të T i gjigandit Telekom duhet të ktheheshin në aksione popullore. Por pas nxjerrjes në qarkullim të aksionit të tretë T, vlera e aksioneve pas arritjes së kuotës 103,50 Euro ra në mënyrë dramatike. Kush bleu në emetimin e tretë aksione me vlerë 66,50 Euro humbi dy vjet më vonë dy të tretat e parave. Nuk ka çudi që shumë aksionerë janë të zemëruar për shprehjet e atëhershme të shefit të Telekomit, Ron Sommer: "Sigurisht ndjehesh i tallur nga ai Ron Sommer, këtë mund ta them me bindje" thotë një qytetar.

Në të vërtetë aksionerët janë përgjegjës për vendimet që marrin-pra për humbjet e tyre në bursë. Por kur Telekomi në vitin 2001 duhej të korrigjonte për poshtë me 2,5 miliardë vlerën e imobilieve të tij, paditësit shfrytëzuar momentin. Pronat janë të mbivlerësuara, argumentuan ata. Për pasojë të dhënat në manualin e bursës me rastin e futjes për herë të tretë të aksioneve kanë qenë të gabuara, madje dhe çmimi i aksioneve ka qenë më i lartë se sa duhej.

Të 16.000 paditësit kërkojnë rreth 80 milionë Euro dëmshpërblim, një shumë kjo aq e madhe për Telekomin. Me një ujdi pa gjyq historia do të ishte mbylluar para 7 vjetësh, por telekomi refuzon këtë. Sipas tij një pagesë e tillë do të ishte e padrejtë kundrejt atyre aq nuk shkuan tek gjykatësi.

Paditë kolektive nuk janë të praktikuara në Gjermani. Por me 16.000 procese të veçauar gjyqësore, drejtësia gjermane do të mbingarkohej së tepërmi. Për këtë u nxorr në ligj në vitin 2005 për rregullimin e padive kolektive, i cili lejon procese model, gjatë kësaj kohe nuk zhvillohen procese të veçuara.

Andreas Tilp njëri nga 900 avokatët e 16.000 paditësve thotë: Rëndësia e këtij ligji është qëndron në atë 16.000 paditës në një proces civil nuk ka pasur kurrë. Për këtë arsye në këtë proces ne shkelim nëpër një tokë të panjohur nga pikëpamja juridike", thotë ai.









Publikuar: 08.04.2008 04:07:33
Lexuar: 62 herė
Fjalėt kyēe: Padi, kolektive, Telekomi, gjerman,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
OPEK, seancė urgjente pėr shkak tė rėnies sė ēmimit tė naftės OPEK, seancė urgjente pėr shkak tė rėnies sė ēmimit tė naftės
Rindertimi i Gerdecit, 8 milione euro Rindertimi i Gerdecit, 8 milione euro
BSH: Pagat e reja nuk do te rrisin cmimet BSH: Pagat e reja nuk do te rrisin cmimet
Nafta ra nė 90 dollarė pėr njė fuēi Nafta ra nė 90 dollarė pėr njė fuēi
Rritet ēmimi I energjisė elektrike Rritet ēmimi I energjisė elektrike
G7 do ndihmojė ekonominė nė Gjeorgji G7 do ndihmojė ekonominė nė Gjeorgji
SHBA-Kinė, biznes miliardėsh SHBA-Kinė, biznes miliardėsh
Exxon, fitime rekord nga prodhimi dhe shitja e naftės Exxon, fitime rekord nga prodhimi dhe shitja e naftės
Porti i Durrėsit shpėtim pėr Maqedoninė Porti i Durrėsit shpėtim pėr Maqedoninė
Raport: Shumica e vendeve tė SEE kanė ekonomi tė lira nė njė farė mase Raport: Shumica e vendeve tė SEE kanė ekonomi tė lira nė njė farė mase
Google Yahoo MSN