E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Ēfarė mendojnė eskpertėt pėr krizėn financiare botėrore?
Ēfarė mendojnė eskpertėt pėr krizėn financiare botėrore?
Ēfarė mendojnė eskpertėt pėr krizėn financiare botėrore?
Kriza nė tregjet financiare botėrore ėshtė nė qendėr tė vėmendjes nė shumė takime tė kėsaj jave. Pėr gjendjen nė tregjet financiare u prononcua edhe Shoqata e Bankave gjermane

Në fundjavë zhvillohen edhe takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, ndërsa më parë do të këshillohen edhe ministrat e financave të shtatë vendeve më të industrializuara.

Viti 2007 do të ishte një vit shumë i mirë afarist për bankat gjermane, e për disa madje edhe më i miri. Sikur të mos ekzistonte kriza amerikane e imobilieve dhe pasojat e saja në tregun financiar. Kryetari i Shoqatës së Bankave gjermane, Klaus Peter Müller thotë se kriza na ndikuar në bilancin e shumë institucioneve financiare. "Sitata edhe më tej duhet të cilësohet si shumë e tendosur, ndërkohë që kriza do të na preokupojë edhe një kohë të gjatë. Se fundi, turbulencat varen edhe prej zhvillimeve në treg. Edhe 2008 do të jëte një vit i rëndë dhe sfidë për shumë banka".

Më e rëndësishmja është rifitimi i besimit ndaj bankave, që mund të bëhet vetëm përmes transparencës më të madhe. Müller thotë se punët afariste nuk mund të kryhen në qoftë se nuk mund ta parashikosh rezultatin përfundimtar. Institucionet financiare tani duhet të rishikojnë punët e tyre me rreziqet nga investimet financiare. Mirëpo Shoqata paralajmëron nga euforia e mundëshme, sepse siguri të plotë nuk mund të ketë kurrë.

" Do të ishte gabim sikur të besosh se me një sër rregullash mund të mbizotrosh rreziqet. Bankat private kërkojnë që në shtigje afatgjata të vendoset bazat rregullative, që nënkupton prezantimin e të dhënave bazike. Në futboll do të thoshte njeriu se duhet përcaktu një lojtar i cili mulon një pjesë të caktuar të fushës. Mirëpo secili lojtarë duhet të marrë një përgjegjësi më të madhe dhe për këtë nevojitet një përsonel më i kualifikuar."

Vendosja e bazave kualitative në vend të rregullave të veçanta, është kërkesa kryesore e bankave. Megjithë kritikat e deritanishme, stabilizimi i sistemit bankar është prioriteti kryesor. Prandaj duhet të ndihmojë edhe shteti, si manaxher i krizave, dhe jo atë jo vetëm në bankat e tija. "Natyrisht që rritja më e ultë ekonomike në Amerikë dhe dollari i dobtë ndikojnë edhe tek ne dhe kanë rritur rreziqet për afarizëm. Megjiahtë, ne llogarisim me një rritje gjatë këtij viti me 1,8 përqind."

Në kushtet e tanishme është kjo një rritje e mirë dhe dëshmi se konjuktura në Gjermani dhe Evropë është stabile. Por rritja mund të jetë edhe më e lartë. Prandaj Shoqata e bankave ka kërkuar prej qeverisë federale vazhdimin e reformave, në radhë të parë në sistemet e sigurisë shëndetsore, mirëqënies sociale dhe pensioneve.




Publikuar: 08.04.2008 04:19:47
Lexuar: 108 herė
Fjalėt kyēe: Ekspertėt, kriza, finaciare, botėrore,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Hungaria merr ndihmė hua nga FMN Hungaria merr ndihmė hua nga FMN
Punėtori ndėrkombėtare pėr naftėsjellės Punėtori ndėrkombėtare pėr naftėsjellės
Gazpėrēuesi jugor do tė pėrshkonte edhe Maqedoninė Gazpėrēuesi jugor do tė pėrshkonte edhe Maqedoninė
Biznes me bilardo Biznes me bilardo
Nafta, sėrish fillon ngritja e ēmimit Nafta, sėrish fillon ngritja e ēmimit
Ulet eksporti i prodhimeve bujqėsore Ulet eksporti i prodhimeve bujqėsore
Privatizohet Privatizohet "Austrian Airlines"
Nuk duhet blerė teprica tė prodhimeve ushqimore Nuk duhet blerė teprica tė prodhimeve ushqimore
Fermerėt nė grevė – nuk e shesin qumėshtin pėr 19 denarė Fermerėt nė grevė – nuk e shesin qumėshtin pėr 19 denarė
Shqipėri: 221 milionė euro fitim nga turizmi pėr tre muaj Shqipėri: 221 milionė euro fitim nga turizmi pėr tre muaj
Google Yahoo MSN