Para biznesmenėve anglezo-amerikan qė operojnė aktualisht nė Maqedoni, Gruevski u shpreh se asnjė veto, nuk mund tė ndal rrugėn e reformave tė Shkupit.
"Këto janë reformat të cilat asnjë veto greke nuk mund t'i kontestojë, këto janë reforma të cilat i kemi bërë me shumë mund dhe përkushtim", tha kryeministri Nikolla Gruevski.
"Besoj se ardhmëria e Maqedonisë është në NATO dhe Bashkimin Evropian sepse qytetarët e duam një gjë të tillë të cilën edhe do ta arrijnë. Mendoj se biznesmenët në Maqedoni kanë shumë përparësi", theksoi ambasadori i i Britanisë së Madhe,
Endrju Ki.
Në këtë forum biznesi të organizuar nga ministri pa portofol Vele Samak morën pjesë edhe kompanitë Hjulid Pakard, Gjeneral Dinamiks, 3M Kompjuter Sajensis, dhe përfaqësues të 45 kompanive vendase. Për dy muajt e parë të vitit niveli i investimeve të huaja ka arritur shifrat prej 100 milion euro.