Portieri i Ēelzit Peter Ēeh, me tė vėrtetė nuk ka fat me lėndimet e kokės. Ai mė shumė se njė vit mban mbrojtėse nė kokė, pas frakturės tė cilėn e mori nė vitin 2006.
Ndërkaq të hënën ka përfunduar përsëri në sallën e operacioneve pas përplasjes me bashkëlojtarin tij në një seancë stërvitore.
Çeh është përplasur me Tal Ben Haim, ndërkaq goditja ka qenë aq e fortë sa që mjekët ishin të detyruar që me shpejtësi të ndërmarin masa, dhe në këtë intervenim kirurgjik janë nevoitur mbi 50-të penjë.
Sipas deklaratavë të të pranishmëve në vendin e ngjarjes Ben Haim me këpucë ka lënduar portierin. Thumbat e atleteve të futbollistit nga Izralei , Peter Çeh-it i kanë shkaktuar të çara në pjesën e poshtme fytyrës, duke filluar nga goja e deri në pjesën e mjekrës, kështu që të shumtë janë ata që mendojnë se ky sezon për portierin e Çelsit është i mbyllur. Megjithatë trajneri Avram Grant beson se portieri i parë i skuadrës së tij do të mund të kthehet në terenet futbollistike për një periudhë dyjavore.