E enjte, 28.8.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Ardhja e Brancusit nė muze
Ardhja e Brancusit nė muze
Ardhja e Brancusit nė muze
Sot nė Muzeun Historik Kombėtar nė Shqipėri hapet njė ekspozitė me fotografi tė veprave tė skulptorit rumun Constantin Brancusi. Njė nga artistėt mė tė mėdhenj nė llojin e tij

a.mile

"Ata që e quajnë veprën time abstrakte janë budallenj, sepse ajo çka ata quajnë "abstrakte", në të vërtetë është realizëm i pastër, realiteti i prezantuar jo nga forma e jashtme, por nga idea pas saj". Kështu pat thënë dikur Costantin Brancusi, teksa e quanin abstraksionist. Muza të fjetura, puthje emblematike, porta të dashurish, një botë ndjesish që skulptori rumun e materializoi në gur. Për herë të parë dhe vetëm nëpërmjet fotografive, prezantohet për publikun shqiptar, sot në orën 12.00 në hollin e Muzeut Historik Kombëtar, vepra e artistit të shquar. Është një ekspozitë fotografike e artistit të konsideruar si një nga skulptorët më të mëdhenj modernë. Edhe pse në celuloid dhe në formate të vogla përkundrejt përmasave reale të veprave të skulptorit, nuk është e vështirë të shquash artin e vërtetë. Të përshkosh rrugën që ka ecur krijimtaria e artistit. Një galeri e tërë fotografish, ku janë fiksuar veprat e tij, mes të cilave ato më të njohurat si "Puthja", "Muza e fjetur", "Kulla e pafundme", etj.

Ekspozita e Tiranës bëhet e mundur nga Ambasada Rumune në Shqipëri dhe Muzeu Historik Kombëtar. Constantin Brancusi përmendet si një nga figurat qëndrore të lëvizjeve moderne dhe pionier i abstraksionizmit. Skulpturat e tij dallohen për elegancën dhe ndjeshmërinë, me të cilën ka punuar materialin. Një amalgamë e mënyrës së skalitjes e trashëguar nga vendilindja me atë të sofistikuar të avant-gardës franceze.

Brancusi (19 shkurt 1876 – 16 mars 1957), u rrit në një fshat të Rumanisë, në malet Karpate, i njohur për traditën e pasur në mjeshtëritë folklorike, sidomos gdhëndjen ornamentale në dru. Disa prej këtyre formave shfaqen edhe në punë që i përkasin periudhës së pjekurisë artistike. Lindur në një familje të varfër, prej moshës 7-vjeçare nis të punojë. Pas dy vjetësh lë fshatin e lindjes për të kërkuar punë në qytet. Kur mbushi 18 vjeç, ishte punëdhënësi i tij, që i prekur nga talenti i Constantinit merr përsipër shpenzimet e arsimimit në Shkollën e Gdhendjes në Craiova. Më tej vazhdoi studimet në Akademinë e Bukureshtit ku u dashurua pas skulpturës dhe iu kushtua asaj deri në fund. "Të krijosh si një Zot, të drejtosh si një mbret e të punosh si një skllav", do të ishte një nga motot e jetës së tij. Pas përfundimit të Akademisë së Arteve të Bukura në Bukuresht, Brancusi udhëton drejt Parisit, ku u mirëprit nga rrethet artistike dhe intelektualët me ide përparimtare. Të parën vepër madhore, një nga më të njohurat e tij "Puthja", e krijoi në vitin 1908. Prej asaj kohe punët e tij bëhen gjithnjë e më abstrakte, duke kaluar nga nga koka pa trup e "Muzës së fjetur" tek fillimi virtual, i paformë i botës. Prej figurave formale si zogu legjendar Maiastra tek versionet e shumta pa peshë të zogut në hapësirë. Veprat e Brancusit njohën famë ndërkombëtare në vitin 1913 në "Armory shoë" në Nju Jork, ku punët iu ekspozuan shumë herë. Në studion e tij në Paris i kushtoi vëmendje dokumentimit të veprës, duke i fiksuar përmes objektivit të një grupi fotografësh të njohur. Kjo është një nga arsyet pse vepra e tij është e njohur botërisht.


Në vitin 1930 Brancusi punoi në dy projekte ambicioze, një tempull i parealizuar në Indi për Maharaxhahun e Indorit dhe për instalacionin në Tirgu Jiu në Rumani, "Gate of the kiss" (Portën e puthjeve) dhe formën 100 këmbë të gjatë, një version i gurtë i Kollonës së pafund. Në prag të vdekjes Brancusi ia la gjithë studion e tij, Muzeut të Artit të Parisit me kusht që ajo të instalohej e plotë, ashtu si do ta linte ai në momentin e fundit. Veprat e artistit janë të shpërndara në muzeumet më të mëdha të botës. Ai ka lënë1200 fotografi dhe 215 skulptura, përfshi këtu muze si ai i Artit Modern në Nju Jork dhe në Muzeun Kombëtar të Artit në Rumani. Është Muzeu i Artit në Filadelfia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ruan koleksionin më të plotë të veprës së skulptorit. Në vitin 1990 u zgjodh anëtar i Akademisë Rumune pas vdekjes. Në vitin 2002 vepra "Danaidet" u shit në ankand për 8.1 milionë dollarë, duke kapur vlerën më të lartë të shitjes së një skulpture. Dhe do të ishte po një vepër e tij "Bird on the space" që do të thyente këtë rekord në vitin 2005 me 27.5 milionë dollarë.



Publikuar: 09.04.2008 02:32:11
Lexuar: 29 herė
Fjalėt kyēe: Ardhja, Brancusit, muze,
  


Lajmet e fundit
Aston Martin dizajnon automjetin mė tė shtrenjtė nė botė Aston Martin dizajnon automjetin mė tė shtrenjtė nė botė
Pitt: Duam edhe dy fёmijё tё tjerё Pitt: Duam edhe dy fёmijё tё tjerё
Zana Krasniqi fytyrė e Sherri Hill Zana Krasniqi fytyrė e Sherri Hill



Lajmet te ngajshme
Presin ende emra tė mėdhenj Presin ende emra tė mėdhenj
Tri Kodra, 15 mijė lekė Tri Kodra, 15 mijė lekė
Fatos Kongoli, Enigma e madhe..Romani i ri nė proces, njė surprizė pėr lexuesit Fatos Kongoli, Enigma e madhe..Romani i ri nė proces, njė surprizė pėr lexuesit
Elina, xhaz sy pėr sy Elina, xhaz sy pėr sy
Nis ekspedita ne Parkun Arkeologjik te Bylisit Nis ekspedita ne Parkun Arkeologjik te Bylisit
Rikthehet festivali teatror “Fytyra pa maska” Rikthehet festivali teatror “Fytyra pa maska”
Migjeni, ai qė na mungon tash 70 vjet Migjeni, ai qė na mungon tash 70 vjet
Kėnga e Kėnga e "Eurovizionit”"do tė kėndohet anglisht
Prezentimi ndėrkombėtar “Nga kultura e dhunės nė kulturėn e paqes” Prezentimi ndėrkombėtar “Nga kultura e dhunės nė kulturėn e paqes”
Inva, Margaritė tullace Inva, Margaritė tullace
Google Yahoo MSN