Si zakonisht nje te djele te marsit sebashku me nje mikun tim shkuam ne Kishen e Shen-Palit ne Rochester Hills ne Michigan per te asistuar ne meshen e fundjaves. Duke u afruar tek kisha pame se ishin mbledhur shume popull, me shume se heret e tjera. E mbasi u pershendetem sipas tradites me shume njerez, vume re se ishin entusiazte kishin nje fare impresioni e ne fytyrat e tyre shprehej gezim.
Peshperitej diçka por nuk po kuptonim gje. Dale nga dale erdhi ora per te hyre ne meshe, aty afer deres se kishes, takuam nje mikun tone bisnesmen i cili i gezuar na pershendeti duke na thene se sot ne meshe do te kete diçka te veçante, kaq na tha dhe zuri vend tek njerzit e tije dhe ne zume vend diku nga mesi kishes por kureshtja per te veçanten qe na u tha sa vinte e na shtohej. Filloi mesha e cila nuk kishte ritualin e zakonshem, diçka dukej se ishte ndryshe ne kete ceremoni te sotme fetare. Mbasi zune vendet e tyre, dom Anton Kçira, famullitari i Kishes se Shen Palit filloi predikimin. Zeri i tije nuk ishte ai zakonshmi, ishte i emocinuar e kjo ndjehej ne tere qenjen e tije, ne levizjet dhe tonacionet e predikimit te tije.
Foli gjate mbi unitetin, mirkuptimin e harmonine qe duhet te kemi me njeri tjetrin, ne familje, ne vllazni e ne teresi si komunitet shqiptare ketu sepse jo te paket jane ata qe nuk na duan te jemi te bashkuar, e nga kjo ka vuajtur shume kombi yne.
Mbas nje pauze te shkurter me nje emocion te madh komunikoi pajtimin e dy familjeve qe u be e mundur mbas nje pune te madhe paraprake dhe mbas disa takimeve ndermjetesuese te perbere nga nje grup malesoresh te njohur nga te dyja palet. E sot pra para lterit Bardhajt do ti kerkojne falje publike Dedvukajve. Ne kishe mbizoteronte nje heshtje jo e zakonte, nje heshtje emocionuese, pritej se si do te reagohej. Heshtja dhe ankthi shoqeroi daljen para lterit te dy familjeve, perkatesisht Prel Nika(Dedvukaj) me vellezer dhe Bardh Duhani me te tijte. Ankthi dhe emocionet shtohen me shume ne kishe, çaste vertete emocionuese
Eshte Bardh Duhani qe thyen heshtjen i pari duke ju drejtuar ne emer te familjes se tije Prel Nikes(Dedvukaj): - "O Prel Nika, te kerkojme falje familjarisht ketu para lterit, dom Antonit e para vllazenve tane te pranishem. Me me fale se te kam rendua e per kete ndihemi fajtore ndaj jush si familje".
Pothuajse ne kishe nuk pipetinte asgje, qetesi e madhe
Tani ishte radha e Dedvukajve te thyenin heshtjen
nje fare hezitimi, mos jane penduar
na thoshte mendja por jo zemra. Jo, malesori nuk e kthen fjalen e dhene ne kuvendin e burrave, e duke i dhene fund hamendjeve qe na vinin ne keto çaste Prel Nika me vellezer i zgjasin doren e pajtimit Dedvukajve. Duke ju drejtuar Bardhit, Prela i thote: "Fale qofshi o Bardh Duhani e mbas sodit jena vllazen siç kemi qene". E dom Antoni menjehere i falenderon te dy palet duke u thene:
"U qofte faqia e bardhe burra".
Te gjithe pranishmit u perfshine nga emocione te medha e shperthyen ne duartrokitje te fuqishme, u perlotem te gjithe nga gezimi qe ndjenim per kete gjest te mrekullueshem. Ne kete rast gezimi ishte i madh e i perligjur, sepse u parandalua nje tragjedi e nisur e cila nuk dihej se si dhe se ku do te perfundonte. Keshtu te dy familjet shternguan duart njeri tjetrit duke u çliruar nga nje siklet dhe nje peshe e rende qe kishin mbi vehte e mbi familjet e tyre. Te dyja palet jane te fituara. Duhanajt me kete rast shtrojne nje dreke per gjith te pranishmit ne restorantin prane kishes. Pra gjithçka shkoj mire e bukur, u fik nje zjarr "i ndezur" per hiçgje.
Te gjithe thonin i lumte dom Antonit qe sebashku me disa burra fisnike malesore te respektuar ne komunitet, si Marash Ulaj, Lek Leci, Besnik Bezhi, Dod Lucaj, Marash Nucullaj dhe Fran Mirdita, arriten te parandalojne te keqen e madhe qe mund te ndodhte mes ketyre familjeve.
" Keto veprimtari jane te kahershme dhe te vazhdushme ketu ne komunitet" , -shpjegoi dom Antoni.
Ne saje te punes se bere me njerezit jane pajtuar me dhjetra familje. Eshte nderhyre dhe ne ngatrresa familjare. Ndaheshin prinderit per gjera jo esenciale duke patur dhe femije te cilet ngeleshin jetime me prinder gjalle, por me punen bere e ndihmen e dhene jane pajtuar e bashkuar dhe sot kalojne shume mire. Ne vitin 1990 sebashku me legjendarin Anton Çeta e grupin e tije te ardhur enkas nga Kosova jane bere disa falje gjaqesh. Falja e gjakut eshte nje akt me permasa te medha e qe patjeter kerkon force e burreri ta realizosh ate. Vertete eshte burreri te kerkosh falje por dy here burreri e fisnikeri eshte te falesh.
Prandaj eshte e rendesishme te kemi paqe, harmoni e mirekuptim me njeri tjetrin sepse keshtu behemi me te forte e me te qendrushem.Inatet e merite nuk duhet te kene vend mes nesh, ato duhet ti mbajme per ata qe nuk na duan te kemi unitet,te jemi ne harmoni e te bashkuar,pra per ata qe nuk na duan si komb keshtu theksoi Dom Anton Kçira, i cili eshte i lidhur shume me njerzit. Te gjithe e kerkojne ndihmen e tij, fjalen dhe keshillen e tije. E ai kurdohere eshte i papertuar e i kudogjendur me nje perkushtim te madh per ti ndihmuar ata ne zgjidhjen e halleve e shqetesimeve te tyre. Kjo ka bere qe kisha e Shen Palit qe nder kishat shqiptare eshte me e madhja ne bote, te kthehet ne nje qender te madhe jo vetem religjioze por dhe kulturore e atdhetare. Ne ambientet e saje jane hapur klasat per mesimin e gjuhes shqipe dhe organizohen aktivitete patriotiko-atdhetare e kulturoro-artistike, te cilat ndikojne se tepermi ne rritjen e forcimin e harmonise, mirkuptimit dhe edukimit atdhetare te komunitetit.
Kontributi i tije eshte i rendesishem dhe ne fushen atdhetare e intelektuale. Ai vazhdimisht ka qene ne krye te levizjeve qe ka ndermarre komuniteti shqiptare ne diaspore veqanerisht ne Michigan ne mbeshtetje te çeshtjes kombetare, te lirise e te drejtave te shqiptareve ne Kosove, Mal te Zi, Maqedoni, Çameri etj, duke pasuruar e lartesuar keshtu me shume traditat dhe kontributet patriotike, intelektuale e atdhetare te familjes se tije Kçira te njohur ne Gjakove.
***
Kthehemi tek pajtimi. Eh sa i arte eshte ky nocion, aq i nevojshme dhe i deshirueshem per kedo, e sidomos per ne në keto momente historike qe po kalon kombi yne. Eshte gjeja me e domosdoshme per te cilen kemi shume nevoje gjith shqiptaret, duke filluar qe nga politikanet te cilet e kane lodhur popullin ne keto 15 vjet, tek njerzit e thjeshte atje ne fshat, qytet, lagje e deri ne familje, mbasi kane ndodhur vrasje per hiçgje. Per nje vije uji per nje grindje te thjeshte adoleshentesh, per nje gardh , kufi, a nje truall, jo rralle dhe per perkatesi partiake behet nami e me lehtesine me te madhe i drejtojne armet njeri tjetrit. Mandej kjo ka hyre deri ne familje çka eshte e tmerrshme te vrase vellai vellane, babai djalin apo anasjelltas etj, duke shkaktuar ne keto raste nje tragjedi te vertete. Keshtu sot ne Shqiperi, por dhe ne Kosove e vise te tjera shqiptare jane me qindra familje te ngujuara e me mijra femije qe nuk mund te shkojne ne shkolle per aresye se jane ne gjak!
Prandaj mendoj qe politikanet shqiptare dhe faktoret e tjere perfaqesues e influencues ti lene grindjet, merite, inatet e luften e paprincipte politike mes njeri tjetrit, ti drejtohen bisedimeve per te debatuar e gjetur mirkuptim e konsensus per çeshtjet themelore, çka eshte faktori baze dhe i domosdoshem per ti dhene fund ketije trazicioni te tejzgjatur e te veshtire qe po ndodh ne vendin tone, per ta çuar ate drejt zhvillimit, civilizimit e prosperitetit, se keshtu do te behet e mundur te mos kete me familje te ngujuara e femije te privuar nga shkolla, duke u radhitur perfundimisht dhe kombi yne me mbare kombet e tjera te qyteteruara.