E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Lorenc Xhuvani, gjeniu i muzikes kontemporane
Lorenc Xhuvani, gjeniu i muzikes kontemporane
Lorenc Xhuvani, gjeniu i muzikes kontemporane
Edhe pse njihet pak njihet nga publiku shqiptar, por pertej Shqiperise, ne Itali, ku Lorenc Xhuvani, 28 vjec, jeton dhe punon prej 17 vjetesh, konsiderohet si gjeni i muzikes kontemporane

Fitues i cmimit te pare ne "International Composition Prize Luxembourg 2005", mes 163 kompozitoreve nga 44 vende te ndryshme te botes, 28-vjecari nga Elbasani ka triumfuar edhe ne nje sere evenimentesh muzikore te karakterit nderkombetar te zhvilluar ne Mynih, Itali apo Zvicer, ku gazetat e emertuan "nje gjeni te muzikes kontemporane".

Per te arritur deri ketu i eshte dashur te punoje fort, dhe shperblimin duket se e ka marre.

Muzikanti 28-vjecar, pinjoll i familjes se njohur Xhuvani ne Elbasan, ka ardhur keto dite per te vizituar qytetin e tij te lindjes, per te cilin thote se ka shume mall. "Eshte nje rikthim pas 17 vjetesh ne qytetin tim te lindjes, ne Elbasan", thote kompozitori 28-vjecar, qe pas viteve '90 se bashku me familjen e tij, ashtu si shume te tjera, u larguan nga Shqiperia drejt Perendimit, per nje jete me te mire.

Pasioni per muziken ka lindur shume heret tek Lorenci. Ishte vetem 6 vjec, kur per here te pare u ul perpara pianos, e cila e rrembeu plotesisht. "Asnje pjesetar i familjes sime nuk e kishte kete pasion. Familja ime ketu ne Shqiperi eshte shume e njohur, madje emrin e njerit prej paraardhesve te mi, Aleksander Xhuvani, e mban edhe universiteti", thote jo pa krenari Lorenci. Asgje nuk do ta zbehte pasionin e tij per muziken, edhe kur ne vitin 1991 u largua ne Itali. I kujton fare mire ato momente, kur se bashku me prinderit u imbarkua ne nje gomone dhe lundruan drejt brigjeve italiane. "Ishte pranvera e vitit 1991 dhe si shume familje te tjera shqiptare nuk e morem parasysh rrezikun. Per fat perfunduam shendoshe e mire ne shtetin fqinj", rrefen muzikanti, i cili qe ne ate kohe jeton ne Vila Franca, province e Verones. Ne vitin 2003 u diplomua per piano ne konservatorin "E.F.Dall'Abaco" ne Verona, ne kujdesin e prof. Ida Tizzani, ndersa pergjate viteve te konservatorit ishte pjesemarres ne nje sere evenimentesh muzikore, nder te cilat permenden koncertet ne Modena, Milano, Udine etj. Ne ato vite ka studiuar mjaft veprat e kompozitoreve K. Stockhausen, M. Stroppa, K. Huber, C. Ambrosini, E. Morricone, F. Durieux, T. Murail, S. Gervasoni. Me pas u transferua ne Milano me maestron e tij Francesko Valdambrini, qe nderroi jete dy vjet me pare. Thote se e ndien shume mungesen e tij, ndersa ka nisur bashkepunimin po aq te ngushte me nje mjeshter tjeter te kompozimit, Alessandro Solbiati. "Solbiati eshte dhe personi qe me shtyu per te prezantuar nje kompozim ne Luksemburg, ku dhe fitova cmimin e pare", rrefen Lorenci, i cili ne karrieren e tij numeron kompozimin e 27 pjeseve. Per te, pjesemarrja ne kete konkurs ka qene dhe satisfaksioni me i madh i karrieres se tij te deritanishme. "Gjithcka nisi si loje. Paraqita kompozimin "Di tenue vivo chiarore" dhe u cudita jashte mase kur nje mikja ime do te me lajmeronte se kompozimi im ishte perzgjedhur nder 5 me te miret, nga 163 kompozitore pjesemarres", kujton 28-vjecari, qe me kete partiture fitoi me pas cmimin e pare te konkursit te organizuar ne Luksemburg, qe per nga rendesia eshte i treti ne bote. "Cmimin tim ia dedikoj njerezve, te cilet gjate te gjithe ketyre viteve me kane ndihmuar mua edhe familjen time", vijon ai. Kur e pyet per nje kthim te mundshem ne Shqiperi, pergjigjet se "kam shume interes te qendroj ne Itali, por kjo nuk do te thote se nuk do te vij ne vendin tim". Ka deshire qe ne te ardhmen te bashkepunoje me kompozitore shqiptare, sigurisht ne kompozimin kontemporan. "Shpresoj se do te gjej mbeshtetjen e tyre", perfundon kompozitori i ri shqiptar, por jo pak i suksesshem ne Itali dhe me gjere.



Publikuar: 10.04.2008 02:45:42
Lexuar: 100 herė
Fjalėt kyēe: Lorenc, Xhuvani, kontemporale, muzikės,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
E lindur pėr tė qenė yll E lindur pėr tė qenė yll
Berati nė UNESCO, ceremonia katėr muaj mė pas Berati nė UNESCO, ceremonia katėr muaj mė pas
Unaza e Poetekės, nė Portugali Unaza e Poetekės, nė Portugali
TIFF hapet me Dardenne brothers TIFF hapet me Dardenne brothers
Organizohet java e filmit tė Faruk Begollit Organizohet java e filmit tė Faruk Begollit
Rusia fiton Eurovizionin 2008 Rusia fiton Eurovizionin 2008
Ivanova dhe Elezi hapin suksesshėm festivalin Ivanova dhe Elezi hapin suksesshėm festivalin "Kosova Kamerfest 2008"
Angelus Novus pėrfaqėson Shqipėrinė nė Ballkanika Angelus Novus pėrfaqėson Shqipėrinė nė Ballkanika
Shėmtia e qytetit sipas Brechtit Shėmtia e qytetit sipas Brechtit
Homo-sapiens i Richard Powers-it Homo-sapiens i Richard Powers-it
Google Yahoo MSN