E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Pse pritet rritje rekord ēmimesh nė mbarė botėn?
Pse pritet rritje rekord ēmimesh nė mbarė botėn?
Pse pritet rritje rekord ēmimesh nė mbarė botėn?
Pėr shkak tė kėrkesės sė lartė pėr artikuj ushqimorė Banka Botėrore pret njė rritje rekord ēmimesh nė mbarė botėn. Oliver Stoenner ėshtė ekspert pėr vendet nė tranzicion tek ComInvest. Ai tregon arsyet e kėsaj tendence


Një skenar i frikshëm ky që paraqet Banka Botërore! Çmimet e artikujve ushqimorë do të rriten në mbarë botën.

Kjo tendencë është e rrezikshme sidomos për vendet në tranzicion, por nga ana tjetër ajo ofron edhe shanse, u shpreh presidenti i organizatës për ndihmën në zhvillim, Robert Zoellick këtë javë.

Ndërkohë që çmimet e larta shkojnë në favor të ekonomisë bujqësore, të varfrit vuajnë gjithnjë e më tepër. Me çmime të tilla ata nuk arrijnë të sigurojnë dot ushqimin e përditshëm. Ndër arsyet që përmenden për zhvillime të tilla janë kërkesa e lartë globale: trysnia që ushtrohet ndaj çmimeve për shkak të përdorimit gjithnjë e më të madh të biokarburanteve që prodhohen nga misri. Sipas prognozave të Bankës Botërore, çmimet për ushqimet do të vazhdojnë të rriten jo vetëm këtë vit, por edhe në të ardhshmin, vetëm pastaj pritet që ata të pësojnë një rënie të lehtë.

"Nga njëra anë është rritja e shpenzimeve. Mjaft fermerë ndjejnë rritjen e çmimeve tek plehrat kimikë apo tek energjia. Nga ana tjetër kemi një rritje rekord të kërkesës dhe prishje të ekuilibrit kerkësë-ofertë në disa sektorë nga tregjet emergjente ku vjen edhe lënda e parë e agrare. Për këtë arsye ky problem nuk mund të zgjidhet aq shpejt. Po punohet nga ana e qeverisë për këtë po kjo do të kërkojë kohë."

Përdorimi gjithnjë e më i madh i biokarburanteve luan rol në rritjen e çmimeve menon eksperti Stoenner. "Ato ndikojnë edhe më tej në ashpërsimin e situatës së kërkesë-ofertës, por edhe pa komponenten e biokarburanteve do të kishim rritje çmimesh."

Por si mund të frenohet rritja dramatike e çmimeve? Oliver Stoener eksperti për vendet në tranzicion tek Com Invest përmend opcionet e mundshme. Sipas tij nuk mund të cilësohet gjendja si tepër e pashpresë.

"Një zhvillim tepër interesant dhe pozitiv që vihet re është se tregu po lehtësohet ngaqë po merret gjithnjë em shumë në konsideratë importi për të plotësuar periudhat e shtrëngesave. Po lëviz diçka në debatin agrar. Nga ana tjetër do të bëhet i nevojshëm edhe përmirësimi i eficencës në ekonominë bujqësore në mjaft tregje në rritje. Kjo do të thotë edhe rritje dukshme të investimeve në infrastruktrurën e sektorit agrar. Kjo do të prekë vetëm vende të mëdha, si Brazili apo India."





Publikuar: 10.04.2008 03:04:28
Lexuar: 80 herė
Fjalėt kyēe: Pritet, rritje, rekord, ēmimesh, botėn,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Kontrabanda nė Greqi paraqet 40 % tė tregtisė sė pėrgjithshme Kontrabanda nė Greqi paraqet 40 % tė tregtisė sė pėrgjithshme
Mėrgimtarėt nga Maqedonia tė goditur nga kriza ekonomike nė Slloveni Mėrgimtarėt nga Maqedonia tė goditur nga kriza ekonomike nė Slloveni
Energjia elektrike shtrejtohet pėr 30 pėr qind Energjia elektrike shtrejtohet pėr 30 pėr qind
Ēmimi i naftės nė bursat aziatike bie nėn 55 dollarė Ēmimi i naftės nė bursat aziatike bie nėn 55 dollarė
BB: Fermerėt mund tė pėrfitojnė nga kriza BB: Fermerėt mund tė pėrfitojnė nga kriza
Uragani Ajk shkakton ngritje tė sėrishme tė ēmimit tė naftės Uragani Ajk shkakton ngritje tė sėrishme tė ēmimit tė naftės
Fondet investuese nė Maqedoni, janė bėrė nė periudhė tė papėrshtatshme Fondet investuese nė Maqedoni, janė bėrė nė periudhė tė papėrshtatshme
Fabrikat do t'a blejnė tepricėn e domateve Fabrikat do t'a blejnė tepricėn e domateve
6 milionė euro korrupsion, rastet dėrgohen nė prokurori 6 milionė euro korrupsion, rastet dėrgohen nė prokurori
Deficiti tejkaloi 1.1 miliardė dollarė Deficiti tejkaloi 1.1 miliardė dollarė
Google Yahoo MSN