|
Historia e njė kėnge shqiptare 600-vjeēare
O e bukura More. Kjo kėngė mėrgimi, kaq e njohur dhe e dashur jo vetėm pėr arbėreshėt, por edhe pėr arvanitėt e Greqisė dhe shqiptarėt e tė gjitha trevave, pėrmban nė vetvete pothuajse gjithė sekretin historik tė krijimit tė fshatrave tė arbėreshėve tė Italisė.
More, është Peloponezi i sotëm i Greqisë! Një trevë e madhe të cilës grekët i kanë ndryshuar emrin nga More në Peloponez, dhe kënga memorizon kujtesën dhe mallin e një atdheu të humbur, është një toponim i këtij vendi nga ku u larguan shumica e arbëreshëve të sotëm të Italisë. O e bukura More, është një ndër këngët më e vjetra shqiptare që mbetet e gjallë akoma edhe në ditët tona. I vetmi dokument i kësaj kënge është materiali që gjendet në librin e filologut arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), në vitin 1866. Në këtë libër është publikuar për herë të parë teksti i kësaj kënge i shkruar në shqip, me alfabet grek. Por si dhe pse u larguan arbëreshët e sotëm nga trojet e tyre, nga Moreja (Peloponezi sot), dhe nga Arbëria (Shqipëria sot), si u krijuan katundet arbëreshe në Italinë e Jugut? Me rënien dhe pushtimin e Koronit (1534), kala që ndodhet edhe sot e kësaj dite në More, perandori Karli i Tretë, i dha urdhër Kapitenit Andrea Doria të marri grekë dhe arvanit-arbëror nga Moreja, dhe t'i çoje ata në Italinë e Jugut. Kjo përbën në të vërtetë fillimin e krijimit të fshatrave arbëreshe, por edhe greqishtfolës të Italisë së Jugut. Në këto momente të shpërnguljes së tyre, supozohet se arbëreshët kënduan për herë të parë këngën O e bukura More me mall dhe vajtim.

|
| Lajmet e fundit |
|
|
 |
|
|
 |
|
|


|