Shaqir ISLAMI
Jeta politike vazhdon edhe pa NATO. Gruevski mė nė fund u bind se sėshtė Putini.
I duhej ky debakël, që të aterojë. Turp i madh për liderin e vogël, që shtirej si më i madhi. Edhe pse se meriton, sikur më erdhi një çikë gjynah për të. Ashtu jemi ne shqiptarët, smbushemi me mënd. Sa me lehtësi ua falim mëkatet e të tjerëve, kurrsesi njëri tjetrit.
Askush nga ekipi dyzetegjashtë anëtarësh, atë ditë ska guxuar ta shikojë në fytyrë boksierin e dikurshëm të dështuar. I kapluar nga dëshpërimi, skishte forcë ti ndalojë emocionet që e kishin vërshuar. Mu kujtua Kiro Gligorovi kur qante në parlamenti. Kur tia krisë edhe ky të qajë para kamerave, i thashë vetes. Shyqyr sqau. E qetësoi z. Xh. Bushi. I erdhi gjynah. Me ardhjen e Gruevskit në pushtet, kriteriumi i vetëm për pjesëmarrjen e shqiptarëve është aparenca. Politikani duhet të jetë i pashëm, me dhëmbë të larë çdo mëngjes ( që të mos e qelb shoqërinë kur ta hapi gojën ), i rruar, i qethur, ndërsa mendimet dhe fjalët që i thotë, skanë rëndësi. Ky është patenti i Gruevskit, për politikanin shqiptar.
Dështimi për hyrjen në NATO, sështë i papritur. Pse gjithë kjo habi e madhe dhe zhgënjim aq emocional. Deri dje, NATO si klub, ishte e anatemuar në shoqërinë sllave në Maqedoni. E quanin terrorist, e protestonin me të madhe qytetarët. U vra një ushtar i ri i NATO, duke shkuar rrugës vetë. Çka bëri shteti, që të ndryshojë opinionin publik, për më shumë se një dekadë ?! Zero.
Ska të bëjë me NATO. Kjo flet për infantilizmin politik të elitës politike maqedonase. Flet për mospërgjegjshmërinë e saj. Është problem kur politika udhëhiqet nga amatorë politikë, të cilët mbijetojnë vetëm në sajë të populizmit etnoracist. Politikë e mjerë, që ska më ku shkon. Akuzohet etnoracizmi grek, nga të gjitha strukturat shtetërore dhe civile, e bëhen të shurdhër dhe të verbër për etnoracizmin e tyre ndaj shqiptarëve në shtetin tonë. Etnoracizmi maqedonas kundërmon si qelb shekullor, e kjo elitë politike ende e ushqen.
Pak ditë, para se të shkohet në Samit, protestonin nxënësit maqedonas strugan me kërkesa etnoraciste. Komunat e Prilepit, Manastirit, Velesit kundërshtonin me histeri kundër arsimimit të shqiptarëve në ambientet e këtyre komunave. Le të pyesin veten maqedonasit, a ka ndonjë rast ku ende ndalohet arsimimi në gjuhën amtare!
Pse se hapi gojën elita Cërvenkogruevski, ta thotë vetëm një fjalë dhe ti thërras prindërit maqedonas, që të nisin ti edukojnë fëmijët e tyre. Urgjentisht mungon edukata e tyre. Mbase dhe prindërve të tyre, për një fillim të mbarë. E pyes klasën politike maqedonase, kundërshtimi histerik i arsimimit të dikujt në gjuhën amtare, a bën pjesë në arsenalin e etnoracizmit?- Askush nuk tha asgjë.
Dhe me gjithë atë çallëm, u nis delegacioni për në Bukuresht. Me një shqiptar, për hijeshi.Për disfatën e përjetuar atje, akuzohet politika etnoraciste greke ! Politika maqedonase është një disfatë e madhe këtu. Sduhej që të shkojnë deri në Bukuresht dhe të zhgënjehet. Çdo shtëpi së pari duhet që ta pastrojë avlinë e vetë. Është kollaj ta akuzosh fqinjin për papastërtinë e avlisë së tij. Molieri, paskësh thënë njëherë moti : ata që duan të kritikojnë tjerët, duhet së pari të shikojnë veten, ndoshta ju mungon diçka. Mos e kërko prej tjerëve atë, që ti se bën dot.
Aroganca politike e Gruevskit me marrjen e pushtetit në Maqedoni, duke i nënçmuar dhe ofenduar shqiptarët, duke i terrorizuar me aksione policore hollywoodiane e çoi drejt këtij qorrsokaku. Me këtë dështim, dështoi një mentalitet politik i tejkaluar që moti. Çdo gjë është e kotë, nëse nuk mësohemi nga gabimet. Sa i mjerë mu duk Gruevski, kur e dëgjoja se si e fajësonte dhe akuzonte politikën greke, duke mos menduar aspak për të bëmat politike të veta. Shuplaka greke duhej të ndodh, që ai të këndellet nga delirium tremensi i vet politik.