Davis Cup, pėrfaqėsuesja e Maqedonisė, nė kuadėr tė xhiros sė dytė tė Zonės sė parė evro-afrikane, gjatė kėsaj fundjave do tė pėrballet me Holandėn.
Llazar Magdincev kundër Robin Haas dhe Predrag Rusevski kundër De Baker, janë dyshet të cilat do të fillojnë përballjen e xhiros së dytë të zonës së parë evro-afrikane mes Maqedonisë dhe Holandës. Në shortin e hedhur sot Magdincev për kundërshtar mori tenistin numër një holandez, përderisa Rusevski do të orvatet të mer fitoren kundër De Bakerit.
"Normalisht se cdo herë kur avanson me 1:0, në vazhdim ekipi luan më qetë dhe pa shtypje. Kështu Rusevski mund të futet me forca më të mëdha dhe me më pak presion. LUhet mec për mec dhe do tyë shofim se do të jetë", tha Llazar Magdincev tenist i Maqedonisë.
" I njoh kundrëhstarët. Kam humbur nga Magdincevi. Luajnë shum mirë dhe do të kemë një përballje të vështirë. Duke marë parasysh se kanë fituar Letoninë, prap s eprap të dielën pres që rezultati të jetë pozitiv për ne", u shpreh Robin Haas tenist i Holandës
Të shtunën në mecin e cifteve, përfaqësuesja e Maqedonisë do të mbetet me përbërjen e njëjtë Rusevski/ Magdincev, Holanda do të luaj me Galung dhe Vesells. Të dielën kur do të zhvillohen mecet vendimtare të kësaj përballje kundërshtarët e së premtës do të ndërojnë rolet. Magdincev do të luaj kundër De Beker, kurse Rusevski me Haas.