Pėr mėse tri dekada Mehmet Shehu ishte figura mė e shquar nė Shqipėri mbas Enver Hoxhės. Nė pėrgjithėsi ai njihej si drejtuesi mė i aftė ushtarak gjatė luftės. Mė 1948 zinte postin e Ministrit tė Brendshėm, duke zėvendėsuar Xoxen e mbuluar me turp. Mbas vdekjes sė Stalinit, kur u vendos qė kryeministri nuk mund tė ishte edhe kryetar i Partisė, Shehu zuri vendin e Hoxhės si kryeministėr nė korrik 1954 - post tė cilin e mbajti deri sa vdiq, nė dhjetor 1981.
Shehu u bë, gjithashtu, Ministër i Mbrojtjes, mbas spastrimit të Ballukut më 1974. Ai shkoi shpesh si përfaqësues i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju jork. Shkoi disa herë në Kinë, si dhe shoqëroi Hoxhën në mjaft udhëtime të rëndësishëm, përfshi atë të Mbledhjes së Moskës në nëntor 1960.
Shehu u lind më 1913, në familjen e një shehu mysliman të devotshëm që i përkiste sektit halvetian. Ndoqi studimet në Shkollën Amerikane Teknike në Tiranë dhe më vonë në Akademinë Ushtarake të Napolit, nga ku u përjashtua prej fashistëve. Ishte komandant i batalionit të katërt të Brigadës Ndërkombëtare Garibaldi gjatë periudhës së fundit të Luftës Civile në Spanjë. Vitet 1939-42 i kaloi në një kamp përqëndrimi në Francë, ku hyri në radhët e Partisë Komuniste Italiane e Franceze. Me tu kthyer në Shqipëri, u bashkua me partizanët dhe shpejt bëri emër si komandanti kryesor ushtarak; drejtoi Brigadën e Parë Sulmuese qysh me formimin e saj në verë 1943- ndonëse, në mënyrë të pashpjegueshme, nuk u përfill si kandidaturë për detyrën e Shefit të Shtabit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Udhëhoqi forcat partizane që çliruan Tiranën në Nëntor 1944.
Deri ditën që vdiq, Shehu cilësohej pa hezitim si më i ashpri, edhe në aspektin personal, edhe në atë politik. Shpesh përshkruhej si i vrazhdë e i egër. Sipas një burimi, një herë Shehu urdhëroi vrasjen e shtatëdhjetë robërve italianë (sidoqë, gjatë luftës, në Shqipëri vrasja e robërve praktikohej nga të dyja palët njësoj). Në kujtimet e veta Hrushovi pohon se Titua i kishte treguar atij (Hrushovit) që Shehu e kishte mbytur Xoxen me duart e tij¹
Se cili ishte shkaku i çarjes ndërmjet Hoxhës dhe Shehut, kjo nuk është e qartë. (Është për tu habitur, po këtë çarje e kishin parashikuar që gjatë luftës dy nga oficerët anglezë që ishin shoqëruar më tepër me Shehun). Hoxha thotë se Shehu vrau veten si pasojë e një krize nervore më 18 dhjetor 1981, mbasi ishte kritikuar rëndë pse kishte fejuar të birin me një vajzë nga një familje që kishte gjashtë a shtatë kriminelë lufte, duke u përpjekur kështu të krijonte një skandal që do ti vinte minat regjimit të Tiranës. Mbas vdekjes së Shehut, pretendon Hoxha, u zbulua se ai ishte një poliagjent.
Rrëfimi i stërzgjatur i Hoxhës kryesisht paraqet interes për dy arsye (përveç zellit të verbër për të shkuar kaq larg me paranojën e vet dhe për të mos vlerësuar përgjegjësinë që mbante lidhur me mungesën e vigjilencës nga ana e tij). Së pari, Hoxha i shmanget paraqitjes së ndonjë divergjence politike me Shehun; qëndrimet e Shehut shpjegohen thjesht me faktin që ai kishte qenë prej kohësh agjent i të huajve. Së dyti, pasi përshkruan makinacionet politike të Shehut nga viti 1930 e këtej, shpjegimin e vet për krizën finale Hoxha e vesh me emërtimet klasike për një përrallë popullore shqiptare - fejesa të mbrapshta, marrëzi, turp. Ai i lidh me një litar të tërë pjestarët e familjes Shehu. Mehmet Shehu e kishte kthyer e do ta kthente tërë familjen e tij në një çerdhe agjentësh, në një çerdhe gjarpërinjsh. Dhe Hoxha përmend me radhë elementët armiq e imoralë të familjes së tij /Shehu/. Në Shqipëri gjëra të tilla të çonin gjithmonë drejt fundit dhe për këtë kishte vetëm një mënyrë - plumbi kokës. Burime të shumta perëndimore janë të mendimit se ka ndodhur pikërisht kështu - megjithëse Hoxha, sigurisht e hedh poshtë këtë variant.
Hoxha i bën një rishqyrtim restropsektiv tërë karrierës së Shehut. Meqë kishte qenë në shkollën amerikane, Shehu duhet të ishte agjent i amerikanëve. Ndaj edhe në Spanjë nuk do të ketë shkuar vetë, por duhet ta kenë dërguar. Edhe qëndrimi tre vjet në një kamp të Francës doemos ngjall dyshime, kështu që atje duhet të jetë tërhequr në bashkëpunim nga
Zbulimi anglez. Prej kampit e ka nxjerrë
Gestapoja, sigurisht, edhe SIM-i (Zbulimi ushtarak italian), dhe e solli në Shqipëri; natyrisht që ai duhet të jetë bërë edhe agjent i jugosllavëve gjatë luftës-zaten emisari jugosllav, Dushan Mugosha, ka kurdisur edhe fejesën e Mehmetit me Fiqrete Sanxhaktarin, e cila u bë më vonë gruaja (dhe bashkagjentja) e tij, më mbrapa. Shehu hyri në lidhje të fshehta me rusët. Po ka bashkëpunuar edhe me grekët - paçka se nuk damkoset tamam si agjent i grekëve. Shehu ka gisht thuajse në secilin prej komploteve të mëdha e të shumta, të vërteta e të trilluara, që karakteriojnë historinë e Shqipërisë së pasluftës. Për shembull, Hoxha thotë se në shtator 1960, rrugës për të shkuar në OKB, Shehu u takua në bordin e anijes Mbretëresha Elisabetë dhe bëri plane të fshehta me Titon, Hari Fulcin (i CIA-s amerikane) dhe Randolf Çërçillin (personalitet i Intelixhens Servisit e që në vapor u paraqit si gazetar). Po atëherë, si duhet shpjeguar që Shehu e mbështeti vijën e Hoxhës pa lëkundje e hapur për mëse tri dekada? Gjarpëri si nxjerr kurrë këmbët, sigurisht. Bile Hoxha ka dhe një mendje se shërbimet Perëndimore të Zbulimit (amerikane, angleze, e jugosllave) e kanë shtyrë Shehun që të luante rol nxitës për Lidhjen e aleancës me Kinën, si një mënyrë e për ta bërë më të lehtë dobësimin e socializmit në Shqipëri.
Ka tri pika kryesore. E para është që Hoxha e kritikon Shehun për veprime sektare gjatë luftës. Kjo duket se është një përpjekje për ta bërë Shehun (dhe Liri Gegën) kokë turku për veprimet që padyshim u kryen në atë kohë.
E dyta, pretendimi i Hoxhës se Shehu ishte agjent i anglezëve. Hoxha e mbështet këtë pohim mbi dy lloj referencash: një palë të nxjerra (thuhet) nga korrespondenca, p.sh. një letër drejtuar Mugoshës; referencat e tjera janë nga dokumentet zyrtare angleze (OSE), disa prej të cilave ndodhen në PRO (arkivi anglez). Këto referenca janë të sakta. Për mendimin tim, prej këtyre nuk del që Shehu të ketë qenë agjent i anglezëve, por prej tyre dalin me të vërtetë probleme me rëndësi.
Dokumenti kyç është një raport i bërë nga Forca 399 (Shtabi i OSE-s) në Bari, i datës 11 nëntor 1944, ku përmblidhen në emërues të përbashkët informatat e dhëna nga dymbëdhjetë kuadro anglezë që porsa ishin kthyer nga Shqipëria. Në një pjesë të titulluar Rryma proangleze, ky dokument thotë se në pjesën më të madhe të vendit ka një frymë të theksuar pro-Angleze dhe, pushtimi, nga ana e ANGLISË do të mirëpritej. Më tej vijon:
kuptohet, ka disa që e çmojnë atë që ka bërë Anglia e që janë tërësisht kundër politikës së tanishme të Partisë, por që smund ti shprehin hapur pikëpamjet e tyre
Ka
rëndësi të mbahen parasysh opozita e fortë brenda Lëvizjes dhe krerët e saj të mundshëm. Ndër (pesë) emrat e radhitur në listë në atë kohë i dyti vjen ai i Shehut, me këtë shënim bashkëngjitur:
njeri ambicioz e vanitoz, i cili për njëfarë kohe është mbajtur nën fre nga Partia. Ai është padyshim figura ushtarake më e respektuar dhe më e rëndësishme që ka lëvizja. Kohët e fundit ka kaluar nën vartësinë e Dali NDREUT, komandant i Divizionit I.
Është komunist, por ka një ambicje personale që ia kalon besnikërisë së tij ndaj Partisë. Në fund të dokumentit shkruhet:
duhet bërë çdo përpjekje për të penguar eliminimin e atyre elementëve pro-anglezë që tashmë njihen prej nesh dhe të mundohemi që këta ti organizojmë pa rënë në sy. Është për tu çuditur, po emri i tretë në listë është ai i Haxhi Llelshit, që paraqitet si mik i Mehmet Shehut.
Në vetvete, kjo provon që anglezët ishin ende në fazën e studimit. Megjithatë, sherben si sfond i rëndësishëm, veçanërisht po të merret e lidhur me të dhëna të tjera. Kuadrot e OSE-s në Shqipëri e mburrnin Shehun si asnjë Partizan tjetër; ishte i vetmi shqiptar nën urdhrat e të cilit oficerët anglezë i vunë njerëzit e tyre. Kështu që, në pamje të parë, ka shumë të ngjarë që anglezët (ose ndonjë anglez) të jenë përpjekur ta rekrutonin Shehun, qoftë dhe thjesht në kuptimin e përpjekjeve për të vendosur marrëdhënie të mira pune me të. Këtë supozim e përforcon akoma më tepër fakti që grupi i OSE-s që punonte me Shehun në mesin e vitit 1944 shprehej NË ATË KOHË se parashikonte, çarje ndërmjet Shehut dhe Hoxhës.
E rëndësishme është, gjithashtu, që në mesin e luftës oficeri anglez që e njihte gjendjen nga afër, majori Smith, raportonte se Shehu beson se ekziston mundësia për kompromis, gjë që binte ndesh me pikëpamjen e Hoxhës në atë kohë.
Me aq sa dihet hë për hë, është e pamundur të thuhet me siguri se çlidhje kishte Shehu me anglezët - qoftë të tërthorta (kur mund të kishte pasur lidhje të ngushta), qoftë më vonë (kur mund të mos kishte pasur fare). Por ka edhe një tjetër, nga ku ajo çeshtje nuk është parë deri më tani. Libri në të cilin Hoxha citon dokumentet angleze mban vitin 1982. Më 1981 në Tiranë u botua libri i Arben Putos, Nëpër analet e diplomacisë angleze. Ky ka 230 faqe dhe tregon që Puto e KA KALUAR NËPËR DUAR dosjen me të dhënat për Shehun (në atë kohë kjo dosje ishte hapur; për më tepër, ajo përmban edhe gjëra të tjera interesante).
Por në librin e Putos nuk citohet asgjë nga kjo dosje. Hulumtuesi shqiptar, sigurisht, duket i ka gjetur këto të dhëna në lidhje me Shehun - të cilat pa dyshim ishin dinamit po të kemi parasysh mendjen dyshimtare të Hoxhës; pastaj ka sjellë fotokopjet në Tiranë, të cilat iu dhanë në dorë Hoxhës; pra, pikërisht zbulimi i këtij dokumenti ia ndezi Hoxhës fitilin e dyshimeve, që, siç e dimë, shtrihej pothuaj gjatë dyzetë vjetëve të marrëdhënieve jo të qeta me Shehun.

Mehmet Shehu
Pika e tretë kryesore është se Hoxha vendos lidhjen ndërmjet prishjes me Shehun dhe revoltave e trazirave që ndodhën në Kosovë më 1981. Në qoftë se kishte vërtet ndonjë çeshtje politike për të cilën Hoxha dhe Shehu nuk binin dakord (dhe në Shqipëri çdo mosmarrëveshje e tillë ka vetëm një rezultat: eliminimin e atij që humbet e që pas kësaj paraqitet si agjent i fuqive të huaja), atëherë çështja e Kosovës duket kandidatura më e besueshme (dy kandidaturat e tjera do të ishin çeshtja se kush do të zinte vendin e Sekretarit të Parë pas tij dhe çeshtja e mundësisë për tu lidhur sërish me Perëndimin apo bllokun sovjetik mbas prishjes me Kinën).
Hoxha vërtet i lidh trazirat në Kosovë me komplotin për eliminimin e tij, por bie në sy që ai harron të përmendë ndonjë mosmarëveshje politike me Shehun për sa i përket mënyrës se si duhej trajtuar çeshtja e Kosovës, çka duhet të ketë qenë një problem tepër i rëndësishëm për udhëheqjen shqiptare.
Rishqyrtimi e çon Hoxhën drejt disa konkluzioneve të vështira. Në veçanti, atij i duhet të ndeshet me faktin që, sipas tij, qysh nga çlirimi, çdonjëri prej Ministrave të Brendshëm ishte agjent i të huajve (kryesisht i jugollavëve). Kjo, natyrisht, është arsyeja pse për një kohë kaq të gjatë nuk u zbulua asnjë. Hoxha shihet qartë që nuk donte ta ngrejë çështjen se e ka neglizhuar detyrën si kryetar i Partisë, përderisa ka lejuar që një gjendje e tillë e punëve të zgjatë për gati dyzet vjet. Mbas një kritike të kuptueshme ndaj përrallës me mbret që nxorrën zyrtarisht kinezët lidhur me komplotin e Lin Biaos për të vrarë Maon (që ai e krahason me filmat e Xheims Bondit), Hoxha, me sa duket², i pandërgjegjshëm për ironinë që shkakton ngjashmëria midis dy rasteve, shkruan versionin e vet mbi komplotin për të hequr qafe Enverin.
Në Ballkan kanë një fjalë të urtë: Prapa çdo heroi qëndron një tradhëtar. Duke eliminuar kolegun e tij më të vjetër, vetëm pak vite para se të vdiste vetë, Hoxha tregoi se po humbiste çdo aftësi tjetër, por jo forcën e dyshimit. Drama klasike ballkanase ishte vënë përsëri në skenë - e fundit shfaqje e madhe e Hoxhës.
Mehmet Shehu erdhi, pra, në Shqipëri e luftoi jo si komunist e partizan, por si mercenar dhe i dërguar nga anglo-amerikanët për tu shërbyer planeve të këtyre për të ardhmen e Shqipërisë. Pas vetëvrasjes, në kasafortën e tij, iu gjet një program i shkruar me dorën e tij më 1942, në kohën kur erdhi në Shqipëri. Ky sishte gjë tjetër veçse një program demokratiko-borgjez, ku nuk flitet fare për socializmin e parti komuniste, por për shumë parti, ashtu siç u munduan të bënin misionet anglo-amerikane dhe grupet reaksionare që i mbështetën këto në periudhën menjëherë pas Çlirimit. Ne tani kemi në duar dokumente, sipas të cilave vërtetohet plotësisht qenia e Mehmet Shehut agjent edhe i Intelixhens Servisit. Në këto dokumente jepet emri i tij dhe disa pseudonime të kodifikuara si BAB-008, etj.
Nga ato del se Mehmet Shehu kishte marrë edhe para për shërbimet që kishte bërë dhe qëndra porosiste të mos e ngisnin, çka donte të thoshte se ai ishte një agjent potencial nga ata që lihen, sikurse thuhet në gjuhën e agjenturave, në gjumë për ti përdorur kur u duhen. Erdhën ngjarjet e Çekosllovakisë të gushtit të vitit 1968 dhe Partia vendosi të denoncojë Traktatin e Varshavës, ta shkëpuste vendin tonë edhe de jure nga ky Traktat famëkeq, prej të cilit de facto ishim larguar që në fund të vitit 1960. Mehmet Shehu, para padronëve të vet këtë e shiste si një fitore të tij. Agjentura amerikane (dhe ato të lidhura me të) mendoi se Shqipëria mbeti e izoluar dhe e pambrojtur. Kina ishte larg dhe gjykoi se kishte ardhur koha që vendi ynë të kthente fytyrën nga Perëndimi.
Në veprim u nxor karta numër një e agjenturave perëndimore e titiste, Mehmet Shehut. Ky, më 1972 shkoi në Paris për një operacion i shoqëruar po nga ai ekip që e shoqëroi në OKB, dhe me të shoqen, Fiqret Shehun. Atje mori kontakt me një personalitet të CIA-s amerikane, i cili tha: Çpo bën, u plake, duhet të veprosh!.
Më 1972, u orientua e u urdhërua nga CIA amerikane të thurte planet konkrete për përmbysjen e gjendjes në Shqipëri në favor të Perëndimit, të hidhte në veprim e të nxiste në këtë drejtim agjentët e njohur, ose të panjohur prej tij, pavarësisht se të kujt ishin, jugosllavë, grekë, anglezë, italianë e të tjerë, por duke mos u kompromentuar ai vetë.
Në fillimin e vitit 1981 ngjanë demonstratat në Kosovë.
Jugosllavët, përveç shpifjeve që këto demonstrata ishin nxitur gjoja nga Shqipëria, iu desh të merrnin masa të menjëhershme për të diskredituar udhëheqjen staliniste shqiptare, për të turbulluar e për të përmbysur gjendjen e shëndoshë në Shqipëri, si dhe për të çorientuar forcat patriotike-revolucionare në Kosovë.
I kërkuan agjentit të tyre, Mehmet Shehut të vepronte. Kërkuan nga Mehmet Shehu të dërgonte urgjent në Paris të shoqen. Demonstratat në Kosovë ndodhën në mars, kurse ajo në prill 1981 shkoi në Paris.
Mehmet Shehu pati frikë. Prandaj iu drejtua padronit të madh, CIA-s amerikane, ku parashtroi mendimin që të mos vepronte siç kërkonin jugosllavët, me nxitim, se nuk ishin përgatitur mirë; helmimin ose likuidimin fizik të Enver Hoxhës ta linin për në mars 1982 (gjatë pushimeve dimërore), kurse deri atëherë mund të ndërmerrnin ndonjë veprim që të sillte një përçarje në Parti dhe nxitje të elementit liberal.
Në këtë kuadër Mehmet Shehu bëri fejesën e djalit me vajzën e një familjeje, në rrethin e së cilës kishte 6-7 kriminelë lufte. Një fejesë e tillë nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e opinionit përkundrazi, ajo bëhej pikërisht me qëllim që të tërhiqte vëmendjen, të bënte bujë dhe, po të pranohej nga Partia, do të vinte përçarja liberalizimi edhe në të tjerë, në Parti, në rini etj. Po të mos pranohej nga Partia, do të merreshin masa ndaj Mehmet Shehut, natyrisht jo me burgosje, por me ulje në përgjegjësi, me mënjanim ose edhe me përjashtim nga Partia. Kjo do të bënte bujë dhe jugosllavët mund ta përdornin për diskreditimin e udhëheqjes së Partisë së Punës së Shqipërisë, e, sidomos, të Enver Hoxhës, i cili, siç kanë përsëritur vazhdimisht, ashtu si Stalini, po eliminon bashkëpunëtorët e vet.
Por planet nuk u realizuan dot ashtu siç kishte menduar Mehmet Shehu. Ndërhyri Partia menjëherë, fejesa u prish. Mehmet Shehu. Ndërhyri Partia menjëherë, fejesa u prish. Mehmet Shehu u kritikua nga shokët për këtë gabim të madh politik, iu kërkua të bëjë autokritikë të thellë për të gjetur burimet e një gabimi të tillë dhe u la që kjo të bëhej në Kongresin e 8-të të Partisë. Ai këtë se priste. U mundua të bëjë disa gabime të tjera: la krejt pas dore raportin e tij për në Kongresin e 8-të të Partisë, e paraqiti këtë vonë dhe me gabime politike flagrante dhe Byroja Politike ia hodhi poshtë. Në Kongres ndenji kastile si i vrarë e fajtor, gjë që ra në sy të delegatëve e të telespektatorëve, saqë filluan të pyetnin njeri-tjetrin.
Më 17 dhjetor 1981, filluan diskutimet në mbledhjen e Byrosë Politike. Të gjithë shokët, të vjetër e të rinj, diskutuan dhe e dënuan me vendosmëri aktin e fejesës së djalit të Mehmet Shehut me një vajzë, në familjen e së cilës kishte 6-7 kriminelë lufte.
Ata shprehën pakënaqësinë e tyre për autokritikën e Mehmet Shehut. (Të gjitha këto diskutime, që të nesërmen pas vetëvrasjes, u dëgjuan ashtu siç qenë bërë, të regjistruara në magnetofon nga gjithë Plenumi i Komitetit Qendror dhe nga aktivet e Partisë).
Kritika e anëtarëve të Byrosë Politike ishte e fortë, e hapur bolshevike, por si dënim, u kërkua vetëm vërejtje e rëndë me shënim në kartën e regjistrimit. Në këtë frymë e kisha përgatitur edhe unë diskutimin tim. Po, për shkak se qe bërë vonë, diskutimi im nuk u mbajt atë ditë. U la kështu që mbledhja të vazhdonte të nesërmen, por në fund të diskutimeve të ditës së parë, i thashë Mehmetit:
- Reflekto thellë gjithë natën dhe nesër thuaj në Byronë Politike se nga çmotive je nisur. Alibia e fejesës nuk qëndron, tjetër gjë të ka shtyrë në ktë veprim, të dënueshëm.
Ajo që i thashë e alarmoi Mehmetin. Trimi Mehmet Shehu u mendua për tërë natën si të shpëtonte nga kjo dorë. Ai, siç duket, gjykoi kështu: I vdekur se i vdekur jam, më mirë të shpëtoj çmund të shpëtoj dhe vendosi të bëjë si shoku i tij Nako Spiru, të vriste veten, duke menduar se partia këtë farë burrë shteti, udhëheqës legjendar, partizan e luftëtar i Spanjës, do ta varroste me nderime, do ta çnjolloste duke thënë se i shkrepi arma në duar
Fiqret Shehu, me gjakftohtësi e cinizëm, pranoi vetëvrasjen e të shoqit, mjaft që të shpëtonte veten, djemtë dhe e kaluara e tyre historike.
Por i kishin bërë hesapet pa hanxhinë. Sapo më njoftuan për aktin e fundit të Mehmet Shehut, në moment propozova që të dënohet vetëvrasja e tij.
UDB-ja dhe CIA mbetën me gisht në gojë. Agjencitë e huaja të lajmeve relatuan faktin ashtu sikurse e thamë ne, që Mehmet Shehu në një krizë nervore vrau veten. Aty-këtu u bë ndonjë koment, paguar nën dorë nga jugosllavët. Por as jugosllavët nuk mundën ta shfrytëzonin këtë akt në shtypin e tyre zyrtar, veç ngarkuan një gazetë të studentëve të Zagrebit të shkruante dramën që kishte ngjarë në mbledhjen e udhëheqjes shqiptare (sipas versionit që kishte planifikuar UDB-ja).
Mehmet Shehu, sipas kësaj gazete, kishte qëlluar me revole me markë kineze, me këtë apo me atë kalibër (!), por shokët e Enver Hoxhës e kishin vrarë atë. Fati i Enver Hoxhës nuk dihet
(Marrë nga libri Shqiptari dinak i Jon Halliday, faqe 229-240)