E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Naim Frashėri i Lidhjes shkon nė Bukuresht
Naim Frashėri i Lidhjes shkon nė Bukuresht
Naim Frashėri i Lidhjes shkon nė Bukuresht
Busti i poetit tė rilindjes shqiptare, i cili dy vjet mė parė u pėrurua nė qendėr tė Parkut Herastrau, mė i madhi dhe mė i rėndėsishmi nė Bukuresht ėshtė ai i ish-Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve

Skulptura në bronz, dy vjet më parë është marrë me urgjencë nga salla e madhe e konferencave të ish-lidhjes, (sot MTKRS) për t’u dërguar në Bukuresht, në kuadrin e Samitit të XI të Frankofonisë që u mbajt më 22-29 shtator 2006. Këtë lajm e konfirmon dhe ish-drejtori i LSHA-së, Zyhdi Morava, i cili tregon se specialistë të Ministrisë së Kulturës, në atë kohë e kanë marrë bustin e Naim Frashërit nga Lidhja për ta ccuar në Bukuresht. “Ishte ccështje kohe, sepse ata kishin kërkuar të realizohej një bust i Naim Frashërit, por nuk u mundësua, ndaj edhe erdhën morën atë të sallës sonë. Ndërkohë më vonë ai bust u zëvendësua me një tjetër të ri”, shprehet Morava. Busti i poetit sot ndodhet krahas busteve të shkrimtarëve më të njohur të kulturës universale si Balzak, Victor Hugo, Tolstoi, Eminesku, Petëf etj. Busti i rilindësit shqiptar është zbuluar nga ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, i cili shoqërohej nga anëtarët e tjerë të delegacionit që e shoqëruan për të marrë pjesë në Samitin e XI të Frankofonisë. Mes të tjerash, Besnik Mustafaj në fjalën e tij, u shpreh se, “Kultura ka qenë gjatë gjithë historisë së të dy popujve tanë, ajo që ka funksionuar më mirë në marrëdhëniet midis tyre. Naim Frashëri, ndonëse nuk shkeli fizikisht në Rumani, e botoi veprën e tij në këtë vend, ku kryen veprimtarinë e tyre patriotike shoqatat kulturore shqiptare në fund të shekullit XIX, ku përgatitej Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe Pavarësia e Shqipërisë. Naim Frashëri ishte poeti që i këndoi dashurisë për njeriun dhe njerëzimin, ndaj atdheu i tij mund të jetë kudo. Prania e poetit të dashurisë për njeriun e shndërron atë në mesazherin e paqes, të mirëkuptimit dhe të harmonisë midis popujve”, është shprehur ai gjatë ceremonisë së përurimit.



Publikuar: 11.04.2008 03:27:33
Lexuar: 90 herė
Fjalėt kyēe: Naim, Frashėri, shkon, Bukuresht,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Sezon gjysmak Sezon gjysmak
Lufta e Ēarli Uillsonit: Si u shpėrblye puna e kongresmenit Lufta e Ēarli Uillsonit: Si u shpėrblye puna e kongresmenit
Ēmimi i demokracisė Ēmimi i demokracisė
Amfiteatri i Durresit, 5 milione euro per restaurimin Amfiteatri i Durresit, 5 milione euro per restaurimin
Mirėseardhje Maestro Griminellit Mirėseardhje Maestro Griminellit
Publikohet fjalori i ri shqip- shqip me 41 mije fjale Publikohet fjalori i ri shqip- shqip me 41 mije fjale
Poetja Zhuliana Jorganxhi promovon dy librat e saj Poetja Zhuliana Jorganxhi promovon dy librat e saj
Sesion shkencorė kushtuar 40 vjetorit tė Konsultės Gjuhėsore tė Prishtinės Sesion shkencorė kushtuar 40 vjetorit tė Konsultės Gjuhėsore tė Prishtinės
Rindėrtohet Mihrabi nė Urėn e Gurit Rindėrtohet Mihrabi nė Urėn e Gurit
Enver Petrovci me rol kryesor nė Enver Petrovci me rol kryesor nė "Gomarėt e kufirit"
Google Yahoo MSN