Udhėheqėsia e kompanisė "Telekomunikacionet e Maqedonisė" kėrkon qė 500 tė punėsuar me vullnet ta braktisin kompaninė.
Siç informuan sot për mediat përfaqësuesit e kësaj kompanie, të punësuarit që nga sot dhe në muajin e ardhshëm do të mund të paraqiten për këtë. Ata që kanë stazh nga 5 deri në 9 vjet do të marrin kompensim prej 600 euro për çdo vit ndërkaq të punësuarit me mbi 10 vjet do të marrin nga 900 euro. Më e volitshme është ofertën për të punësuarit me stazh prej 25 ose më shumë vjet të cilët do të marrin kompensim me 25.000 euro, neto. Nga kompania thonë se programi për zvogëlimin e të punësuarve zbatohet me qëllim që të ri- kuadron e Telekomit. Në këtë kompani punojnë rreth 1700 veta, ndërkaq para privatizimit në vitin 2000 ajo kishte 2000 veta më shumë se tani.