E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Gjermania kritikon FMN-nė
Gjermania kritikon FMN-nė
Gjermania kritikon FMN-nė
Shtatė vendet mė tė industrializuara G7 kanė miratuar njė pako masash tė pėrbashkėta nė pėrgjigje krizės masive qė ka kapur tregjet financiare.


Ministrat e financave dhe shefat e Bankave Qendrore të shtatë vendeve më të industrializuara, G7, sapo kishin përfunduar konsultimet kur Peer Shtajnbryk dhe Aksel Veber zbritën në thellësi të ndërtesës së FMN-së në Uashington. Të dy u ulën në konferencën e shtypit përpara një sfondi të kaltërt me mbishkrimin gri në gjuhë të ndryshme: Fondi Monetar Ndërkombëtar. Më i përshtatshëm do të kishte qenë mesazhi i shkruar në shkronja të verdha të ndezura: Më shumë optimizëm, të lutem! Me gjithë krizën e vështirë financiare! Ministri gjerman i financave Shtajnbryk do t'i përgjigjej me një batutë: „Nuk kemi përse të përhapim klimë fataliste. Pozita ekonomike e Gjermanisë është pozitve. Nganjëherë për këtë na bëhet të kërkojmë të falur, sepse kjo gjendje nuk u shkon tendencave sado-mazokizëm, por ja që kështu është."




Kjo ishte një fushatë e rëndë për optimizmin, tha Shtajnbryk, i cili me këtë iu drejtua edhe mikpritësit të konferencës. FMN-ja këtë javë e kishte korrigjuar prognozën e rritjes ekonomike të këtij viti. Për shkak të krizës financiare ajo do të ishte shumë më e ulët se shifrat e dhëna tre muaj më parë. Kishte parashikuar këtë javë, që për shkak të krizës financiare në këtë vit do të rritej më pak se ç'ishte paraparë tre muaj më parë. Për këtë Peer Shtajnbryk donte të thoshte, "„...nuk mund t'i ndjekim përllogaritjet më të reja të FMN-së. Ne kemi përshtypjen se zhvillimet në Gjermani nuk shikohen në masën e duhur, dhe kjo vlen edhe për parashikimin e tremujorit të parë të këtij viti për Gjermaninë dhe në Evropë, që ishte tepër pozitiv. Kjo nuk ka të bëjë me zhvillimin real të ekonomisë."

Kriza financiare megjithatë është reale. Ajo u nxit nga kreditë me risk të lartë për pasuritë e patundshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ato u copëtuan nga bankat u përzien me kredi të tjera dhe u shitën në mënyrë masive si letra me vlerë tepër fitimprurëse dhe shumë të komplikuara. Kur kjo flluskë e pasurisë së patundshme u ça, u prishën dhe kreditë dhe pas tyre edhe letrat me vlerë, gjë që brenda disa muajve i futi bankat e vendit dhe të huaja në vështirësi serioze. Një bilionë dollarë mendohet të ketë kushtuar kriza në të gjithë botën, por edhe kjo përllogaritje më e fundit e FMN-së i ka zemëruar gjermanët. Presidenti i Bankës Federale, Aksel Veber korrigjon: „225 miliardë," thotë ai. "Ky është një numër shumë i tmerrshëm por duhet thënë se në këtë shumë, Gjermania qëndron shumë më mbas SHBA-ve dhe Zvicrës në vendin e tretë të atyre institucioneve që duhej të korrigjonin vlerën. Gjermanisë i bien afro 10 për qind, pra 30 miliardë. Prandaj edhe shifra që janë katërfish më të larta se kjo, janë jo reale."

Por edhe kjo shumë është tepër e tmerrshme, prandaj edhe të shtatë vendet ranë dakord për një pako reformash që u hartua nga i ashtuquajturi Forum për Stabilizimin Financiar, FSF. Disa nga idetë e kësaj reforme: Bankat dhe institutet financiare ose agjencitë e kualifikimit duhet të punojnë në mënyrë më transparente, të kontrollohen më shumë nga organet rregulluese. Bankat Qendrore duhet të bashkëpunojnë më ngushtë me njëra tjetrën në kohë krizash.




Publikuar: 14.04.2008 00:20:18
Lexuar: 84 herė
Fjalėt kyēe: Gjermania, kritikon, FMN,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Rikthehet nė punė njėsia B1, stabilizohet furnizimi me energji elektrike Rikthehet nė punė njėsia B1, stabilizohet furnizimi me energji elektrike
Bankat evropiane kanė forcuar kushtet e dhėnies sė kredive Bankat evropiane kanė forcuar kushtet e dhėnies sė kredive
Evropianėt presin masa agresive nga takimi ekonomik nė Washington Evropianėt presin masa agresive nga takimi ekonomik nė Washington
Obama: Shpėtimi financiar tė SHBA-sė ka nevojė pėr kontroll tė pavarur Obama: Shpėtimi financiar tė SHBA-sė ka nevojė pėr kontroll tė pavarur
Alijans pret ēmim prej 200 dollarėve pėr fuēi nafte Alijans pret ēmim prej 200 dollarėve pėr fuēi nafte
ILO: Rritja e pagave nė mbarė botėn do tė ngadalėsohet ILO: Rritja e pagave nė mbarė botėn do tė ngadalėsohet
BE planifikon program kredie pėr industrinė e automobilave BE planifikon program kredie pėr industrinė e automobilave
Bursat evropiane, humbin plot 170 miliardė euro vetėm pėr njė ditė Bursat evropiane, humbin plot 170 miliardė euro vetėm pėr njė ditė
Islanda gjeti para pėr shpėtimin nga kriza ekonomike Islanda gjeti para pėr shpėtimin nga kriza ekonomike
Tregti letrash te ushqimet Tregti letrash te ushqimet
Google Yahoo MSN