Shumica e njerėzve nga vendet mė tė pasura tė botės marin ushqimin si njė dhuratė.Derisa familjet mė tė varfėra nė Shtetet e Bashkuara harxhojnė 16% tė buxhetit tė tyre nė ushqim,familjet nigeriane harxhojnė 73% tė buxhetit familjar pėr tė ngrėnė, vietnamezėt 65% ndėrsa indonezianėt 50%.
Vitin e kaluar, fatura e importit të ushqimit të shteteve të zhvilluara u rit për 25% derisa çmimet e ushqimeve u ritën deri në nivel të paparë.U dyfishua çmimi I drithit gjatë dy viteve të fundit.Gruri e ariti çmimin më të lartë që e ka pasur 28 vitet e fundit.Ritjet e çmimeve tanimë rezatojnë shqetësim nga Haiti deri në Egjipt.Shumë shtete kanë vënë kontrollë çmimesh për ushqimin dhe tatime për prodhimet bujqësore.
Javën e kaluar, drejtori i Bankës Botërore, Robert Zoellick paralajmëroi se 33 kombe janë në rezik të ankthit social për shkak të ritjes së çmimeve të artikujve ushqimor.Ulja e çmimeve nuk pritet të ndodh së shpejti.Organizata për Ushqim dhe Bujqësi pranë Kombeve të Bashkuara deklaroi që akcionet e drithit do të jenë më të ulëtat që nga viti 1982.
Shtetet e Bashkuara dhe shtetet tjera të zhvilluara duhet të veprojnë në drejtim të zgjedhjes së problemit.Ritja e çmimeve të ushqimit pjesërisht ndodh nga forcat jashta kontrollit të tyre-duke përfshier këtu ritjen e çmimit të energjisë dhe ritjen e klasës së mesme në Kinë dhe Indi.Kjo ka ritur kërkesën për proteina të kafshëve gjë që kërkon sasi të mëdha të drithit.Politikat energjetike të shteteve të pasura ndihmuan krijimin e problemit.Ata duhet të ndihmojnë edhe zgjedhjen e tij.
Marrë nga "International Herald Tribune"